LVV - Skënderaj

LVV - Skënderaj Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arr

E dashur mërgatë!Ju mirëpresim sonte, në ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë!Pjesëmarrës Kryeministri, Alb...
01/08/2026

E dashur mërgatë!

Ju mirëpresim sonte, në ora 20:00, në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë!

Pjesëmarrës Kryeministri, Albin Kurti

04/07/2026

Reagim mbi situatën në Klubin e Futbollit “Drenica”

LVV qendra në Skenderaj kujton se KF "Drenica" nuk është thjesht një klub futbolli. Ai është pjesë e identitetit sportiv dhe qytetar të Skenderajt, një identitet që për dekada ka përfaqësuar me dinjitet Drenicën në futbollin e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, gjendja e rëndë në të cilën ndodhet sot KF “Drenica” nuk mund të trajtohet si një problem i parënëdsishëm të cilin askush nuk e merr seriozisht.

Largimi i lojtarëve dhe investitorëve len shijën e një falimentimi të qëllimshëm. Falimentimi i një klubi nuk ndodh brenda natës. Ai është rezultat i viteve të tëra të menaxhimit të dobët, mungesës së transparencës, vendimmarrjeve të gabuara financiare dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale. Dhe për të gjitha këto duhet të kërkohet përgjegjësi. Kur borxhet grumbullohen, kur nuk ndërtohet një model i qëndrueshëm financiar dhe kur mungon llogaridhënia, dështimi bëhet i pashmangshëm. E KF “Drenica” nuk mëriton një dështim të tillë, të paktën tifozët e Drenicës dhe historia e klubit nuk e meriton.
Shpresa e krijuar nga marrëveshja me investitorin e huaj, muaj më parë, u paraqit si një mundësi për ta nxjerrë klubin nga kriza. Sot, kur kjo marrëveshje ka dështuar, qytetarët dhe tifozët meritojnë një shpjegim të plotë: çfarë ndodhi, kush mban përgjegjësi dhe cili është plani konkret për shpëtimin e klubit? Heshtja nuk është zgjidhje!
Nëse nuk veprohet me urgjencë, rreziku nuk është vetëm humbja e statusit në Superligë, por edhe dëmtimi i një tradite sportive të ndërtuar me mund ndër breza. Drenica është pasuri e qytetit, jo pronë e individëve apo e grupeve të interesit.
Prandaj, koha e justifikimeve duhet të marrë fund. Është koha për transparencë të plotë, auditim të gjendjes financiare, identifikim të përgjegjësive dhe një strategji serioze për rimëkëmbjen e klubit. Vetëm kështu KF "Drenica" mund ta rikthejë besimin e tifozëve dhe të sigurojë një të ardhme të denjë me historinë dhe emrin që mban.

07/06/2026
Krejt për shtet,shtet për krejt!Qitja pikën.
05/06/2026

Krejt për shtet,
shtet për krejt!

Qitja pikën.

22/05/2026

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë, dhe gjithmonë duhet të llogarisin, se qeveria jonë dhe e tyre nuk do t’i lërë kurrë vetëm, pavarësisht pengesave apo bllokadave që të tjerët mund të vendosin në rrugën tonë.

Address

Rr. Sala Dhe Hamit Jashari
Skenderaj
41000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LVV - Skënderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LVV - Skënderaj:

Shortcuts

Share