Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj, Government Organization, Rr. 28 Nëntori, Skenderaj.

Edhe në fushën e futsallit, LIRIA KA EMËR!Djemtë tanë e bartën fanellën me mesazhin “Liria ka emër” si shenjë respekti d...
08/09/2026

Edhe në fushën e futsallit, LIRIA KA EMËR!

Djemtë tanë e bartën fanellën me mesazhin “Liria ka emër” si shenjë respekti dhe solidariteti.

Përmes sportit, zëri ynë vazhdon të jetë i qartë:
Liria jonë ka emër, ka histori dhe ka sakrificë.

Sonte – ju presim!Të gjithë së bashku në palestër, për ta përkrahur ekipin tonë të futsallit!📍 20:30 - Palestra “Ilaz Ko...
07/09/2026

Sonte – ju presim!

Të gjithë së bashku në palestër, për ta përkrahur ekipin tonë të futsallit!

📍 20:30 - Palestra “Ilaz Kodra”

04/09/2026
02/09/2026

Të nderuar veteranë, invalidë të luftës së UÇK-së dhe familje të dëshmorëve,

Ju ftoj të merrni pjesë më 4 shtator, në ora 19:00, në Shtabin e UÇK-së në Likofc, në një tubim të përbashkët që zhvillohet në kuadër të aktiviteteve “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, i ideuar nga platforma “Liria ka emër” dhe e organizuar nga Komuna e Skenderajt.

Së bashku do të kujtojmë sakrificën, do të nderojmë dëshmorët dhe gjithë të rënët në luftë dhe do të përcjellim mesazhin e përbashkët për drejtësi në Hagë.

Mirë se vini në Likofc!
SL

A po don me u bo pjesë e nji momenti të ri kulturor në Runik?Hajde! bashkë me Storefront for Art and Architecture New Yo...
02/09/2026

A po don me u bo pjesë e nji momenti të ri kulturor në Runik?

Hajde! bashkë me Storefront for Art and Architecture New York, po organizojnë nji ekspozitë paralelisht në, në Nju Jork, dhe në Runik, ku do të ekspozohet Shtëpia e Kulturës në Runik përmes mediumeve të ndryshme.

Po kërkojmë dikë nga Runiku që e njeh vendin, njerëzit dhe historitë e tij, që ka kuriozitet për artin kulturën dhe historine, dhe që ka dëshirë të flasë me njerëz, të dëgjojë, të tregojë dhe të jetë ura lidhëse mes ekspozitës dhe komunitetit lokal të Runikut.

Afati për aplikim: 13 shtator

Apliko këtu: https://hajde.foundation/news/behu-pjese-e-hajde-ne-runik-thirrje-e-hapur-per-ndermjetes-e-te-hapesires-dhe-ekspozites

30/08/2026

30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me forcë

Sot kujtojmë me dhimbje rreth 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, familjet e të cilëve për më shumë se dy dekada vazhdojnë të presin të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre, përfshirë mbi 100 të zhdukur me forcë nga komuna e Skenderajt.

Secili i zhdukur ka një emër, një familje dhe një histori që nuk mund të harrohet. Gjetja e fundit të mbetjeve mortore të 23 personave në Zubin Potok, ku dyshohet se shumica i përkasin të zhdukurve të 19 prillit 1999 nga komuna e Skenderajt, ka rikthyer shpresën për familjet që presin prej vitesh një përgjigje.

Por bashkë me shpresën kërkojmë edhe drejtësi: zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve, identifikimin e tyre dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë kryer, urdhëruar apo fshehur këto krime, sepse familjet meritojnë të vërtetën dhe drejtësia është detyrim ndaj viktimave, shoqërisë dhe brezave që vijnë.

Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!
SL

Një rrugëtim që na bëri krenarë!FC Drenica e përmbylli sonte aventurën në UEFA Futsal Champions League.Edhe pse ndeshja ...
28/08/2026

Një rrugëtim që na bëri krenarë!

FC Drenica e përmbylli sonte aventurën në UEFA Futsal Champions League.

Edhe pse ndeshja e fundit përfundoi me humbje, kjo nuk e zbeh aspak atë që u arrit në këtë garë.

Faleminderit lojtarëve, stafit dhe të gjithë atyre që e përfaqësuan Skenderajn me dinjitet dhe treguan se futsalli ynë ka vend në arenën evropiane.

FC Drenica vazhdon me paraqitje fantastike në UEFA Futsal Champions League.Pas fitores së djeshme 6:0, Drenica shënoi nj...
26/08/2026

FC Drenica vazhdon me paraqitje fantastike në UEFA Futsal Champions League.

Pas fitores së djeshme 6:0, Drenica shënoi një tjetër fitore të madhe, kësaj radhe me rezultat të thellë 11:1 ndaj Muratës.

Një sukses që na bën krenarë të gjithëve dhe dëshmon edhe një herë potencialin e jashtëzakonshëm të sportit tonë.

FITORE E MADHE E VAJZAVE TONA!Kombëtarja e Kosovës në volejboll – femrat, shënoi fitoren e radhës në Lojërat Mesdhetare ...
24/08/2026

FITORE E MADHE E VAJZAVE TONA!

Kombëtarja e Kosovës në volejboll – femrat, shënoi fitoren e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3:1 në sete.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në këtë garë, pas asaj ndaj Algjerisë, ndërsa nesër vajzat tona zhvillojnë ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë për kalimin tutje në fazën tjetër.

Një krenari e veçantë për Skenderajn, pasi pjesë e Kombëtares së Kosovës janë edhe vajzat e Klubit të Volejbollit Skenderaj, të cilat po përfaqësojnë me dinjitet qytetin dhe vendin tonë në këtë arenë ndërkombëtare.

Address

Rr. 28 Nëntori
Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Skenderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share