Komuna Skenderaj

Komuna Skenderaj skenderaj.rks-gov.net

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në zyrën e tij autorin e librit “...
02/09/2026

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në zyrën e tij autorin e librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”, Dr. Feim Dragusha.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të kontributit të shteteve dhe popujve që i qëndruan pranë Kosovës në periudhat më të vështira të historisë së saj të re.

Në veçanti, u vlerësua kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit, të cilët menjëherë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë iu gjendën pranë popullit të Kosovës dhe, veçanërisht, fëmijëve shqiptarë.

Një nga dëshmitë e këtij solidariteti është edhe rindërtimi i shkollës “Fehmi Rama” në Likoc, pikërisht para 24 vitesh, një kontribut i rëndësishëm në rindërtimin e jetës dhe të së ardhmes së fëmijëve të kësaj ane pas luftës.

Kryetari Lushtaku e përgëzoi z. Dragusha për punën e tij në dokumentimin e këtij kontributi, duke theksuar se ruajtja e kujtesës për miqtë që i qëndruan pranë Kosovës është përgjegjësi institucionale dhe historike.

Komuna e Skenderajt i bashkohet zërit të komunave të Kosovës për mbrojtjen e kompetencave dhe interesit të qytetarëveSot...
01/09/2026

Komuna e Skenderajt i bashkohet zërit të komunave të Kosovës për mbrojtjen e kompetencave dhe interesit të qytetarëve

Sot, perfaqësues të Komunës së Skenderajt, të prirë nga Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, së bashku me kryetarë të komunave të tjera të Republikës së Kosovës, nënkryetarë, kryesues të kuvendeve komunale, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendeve komunale dhe qytetarë nga komunat e Kosovës, morën pjesë në protestën institucionale të organizuar para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Protesta, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kishte për qëllim ngritjen e zërit të pushtetit lokal ndaj çështjeve që po ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e tyre dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fokus të kërkesave të komunave janë mbrojtja e buxheteve komunale, pronës dhe kompetencave të pushtetit lokal, kompensimi i obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti i nivelit qendror, kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, financimi i drejtë dhe i qëndrueshëm i komunave, si dhe respektimi i autonomisë lokale dhe ndalimi i ndërhyrjeve në kompetencat komunale.

Komuna e Skenderajt e konsideron të domosdoshëm një raport të qartë, të drejtë dhe funksional ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal të qeverisjes. Çdo përgjegjësi e komunave duhet të shoqërohet me mbështetjen dhe financimin përkatës, në mënyrë që institucionet lokale të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

Pushteti lokal është niveli më i afërt me qytetarin. Çdo vështirësi financiare, kufizim i kompetencave apo pengesë institucionale në nivelin komunal reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në realizimin e projekteve, në ofrimin e shërbimeve publike dhe në zhvillimin e komunave.

Për Komunën e Skenderajt, kjo nuk është çështje politike partiake, por çështje e funksionimit të pushtetit lokal dhe mbrojtjes së interesit publik.

Në këtë frymë, Komuna e Skenderajt kërkon që shqetësimet dhe kërkesat e komunave të trajtohen me seriozitet institucional dhe përmes dialogut të drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Komunat nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë respektimin e ligjit, kompetencave dhe përgjegjësive që u takojnë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe për një bashkëpunim institucional që garanton zhvillim, shërbime më të mira dhe funksionim të qëndrueshëm të pushtetit lokal.

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën mori pjesë ...
31/08/2026

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën mori pjesë Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura së bashku me anëtarët e KKSB-së.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u trajtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Raport pune për periudhën 6 mujore të KKSB-së;
2. Diskutim rreth çështjeve të sigurisë;
3. Diskutimi për fillimin e vitit të ri shkollor;
4. Diskutim rreth parandalimit të dukurive negative tek të rinjtë;
5.Të ndryshme

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi, me fokus në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Skenderajt.

Sot, përfaqësues të Komunës së Skenderajt, të udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura së bashku me Kryesuesen...
31/08/2026

Sot, përfaqësues të Komunës së Skenderajt, të udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj. Adelina Spahiu Alija, asambleistë, drejtorë të drejtorive, zyrtarë komunalë dhe deputetë opozitarë, iu bashkuan protestës së mbajtur para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo protestë u zhvillua në shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes aktuale institucionale dhe, mbi të gjitha, për të kërkuar funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Komunës së Skenderajt në këtë protestë shpreh shqetësimin për pasojat që bllokada institucionale po shkakton në funksionimin e shtetit, por edhe në punën e institucioneve lokale dhe në jetën e qytetarëve.

Nga protesta u përcoll mesazhi i qartë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të funksionojnë, të respektohet rendi kushtetues dhe përgjegjësitë e marra nga përfaqësuesit politikë duhet të ushtrohen në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, demokracisë dhe rendit kushtetues, duke besuar se çdo krizë institucionale duhet të tejkalohet përmes përgjegjësisë, dialogut dhe respektimit të vullnetit qytetar.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arbër Geci, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Eko Natyr...
31/08/2026

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arbër Geci, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Eko Natyra”, kanë realizuar pastrimin e shesh*t dhe hapësirave publike në Komunën e Skenderajt.

Puna për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike do të vazhdojë në shërbim të qytetarëve dhe një ambienti më të pastër.

30/08/2026

Të dashur qytetarë,

Të martën, më 1 shtator, nga ora 11:00, komunat e Kosovës do të protestojnë para qeverisë, për të mbrojtur të drejtat dhe kompetencat e tyre kushtetuese dhe për t’i thënë mjaft një mendësie që po e dobëson vazhdimisht pushtetin lokal.

Qeveria e Kosovës për vite me radhë është përpjekur t’i ikë përgjegjësisë për Kontratën Kolektive, duke ua lënë komunave barrën financiare të obligimeve që nuk burojnë nga vendimmarrja e tyre. Kjo situatë ka rënduar buxhetet komunale me qindra miliona euro, duke marrë mjete që duhej të përdoreshin për rrugë, shkolla, çerdhe, shërbime publike, investime dhe nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve.

Por problemi nuk ndalet këtu. Në vend që të fuqizohet pushteti lokal, po tentohet që përmes ndryshimeve ligjore të merren gradualisht kompetencat që u takojnë komunave. Prona komunale, inspektorati dhe mbikëqyrja e tregut, si dhe fusha të tjera të përgjegjësive lokale, nuk mund të centralizohen duke anashkaluar parimin e vetëqeverisjes lokale. Ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat e komunave duhet të respektohen, jo të zhbëhen.

Komunat janë niveli i qeverisjes që është më afër qytetarit. Janë komunat ato që përballen çdo ditë me problemet e qytetarëve, që ndërtojnë infrastrukturën, ofrojnë shërbime, mirëmbajnë hapësirat publike dhe menaxhojnë nevojat e komunitetit. Nuk mund t’u kërkosh komunave më shumë përgjegjësi, ndërsa ua merr buxhetin dhe kompetencat.

Prandaj, protesta e 1 shtatorit është një qëndrim i përbashkët dhe i domosdoshëm: kundër centralizimit antikushtetues, kundër zhveshjes së komunave nga kompetencat dhe kundër bartjes së barrës financiare te pushteti lokal pa mbështetje financiare.

Dita e martë është betejë për të gjitha komunat. Është betejë për qytetarët. Është betejë për ligjshmërinë dhe demokracinë në Kosovë.
Më 1 shtator, zëri i komunave duhet të dëgjohet qartë: Kompetencat e komunave nuk janë pronë e as një qeverie. Ato janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje. Dhe ato do t’i mbrojmë me çdo kusht!

29/08/2026
Sonte, në ora 20:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, u zhvillua aktiviteti për të nisur së bashku numërimin e pr...
27/08/2026

Sonte, në ora 20:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, u zhvillua aktiviteti për të nisur së bashku numërimin e pritjes drejt 16 shtatorit, ditës kur Skenderaj do të presë me zemër, besë dhe dinjitet drejtësinë për çlirimtarët tanë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Aktiviteti u zhvillua në prezencën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt,z. Sami Lushtaku, organizatorëve të platformës “LIRIA KA EMËR”, Eliza Hoxhës dhe Ismail Tashollit, deputetëve, komandantëve të luftës dhe të qytetarëve të shumtë, të cilët u bashkuan në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me çlirimtarët tanë.

Nga zemra e Drenicës, u përcoll edhe një herë mesazhi i qartë se liria ka emër, ka histori dhe ka njerëz që nuk harrohen kurrë.

Më 16 shtator, të gjithë bashkë, me zemër e besë, për drejtësinë!

NJOFTIM Komuna e Skenderajt fton qytetarët që sonte, në ora 20:30, të bashkohen në Sheshin “Adem Jashari”, për të nisur ...
27/08/2026

NJOFTIM

Komuna e Skenderajt fton qytetarët që sonte, në ora 20:30, të bashkohen në Sheshin “Adem Jashari”, për të nisur së bashku numërimin e pritjes për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Le të jemi të gjithë së bashku, me dinjitet, respekt dhe krenari, në këtë moment të veçantë.

ORA E PRITJES: KOSOVA PO PRET - SKENDERAJ PO PRET

Sonte, ora 20:30
Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj

Mirë se vini!

Komuna e Skenderajt

Sot, Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, zhvilloi një takim me Komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Harun E...
26/08/2026

Sot, Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, zhvilloi një takim me Komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Harun Elitaş, si dhe me Drejtorin e Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, z. Ramazan Yılmaz.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm, të ndërtuar mbi respektin, mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë, si dhe për mundësitë e reja për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Lushtaku theksoi rëndësinë e miqësisë së veçantë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si një vlerë që duhet të kultivohet dhe forcohet vazhdimisht përmes bashkëpunimit institucional, arsimor, kulturor dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Komuna mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve dhe krijimin e mundësive të reja në të mirë të qytetarëve.

Address

Rr. 28 Nëntori
Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Skenderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share