20/02/2024
Sot bëhen 35 vite prej kur zëri i rreth 1300 minatorëve jehoi fuqishëm nga nëntoka e Mitrovicës për të ndërruar rrjedhën e ngjarjeve historike në Kosovë.
Minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë.
Sot e gjithmonë greva e minatorëve do të bartë përherë mesazh të gatishmërisë për rezistencë dhe vetëflijim të minatorëve pë vendim e tyre.
Urime java e minatorëve!