PDK-Dega Shtime

PDK-Dega Shtime Partia Demokratike e Kosovës - Dega Shtime Partia Demokratike e Kosovës u themelua në një moment të veçantë të historisë sonë. Hashim Thaçi.

Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare, fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës u krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike. PDK është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK -së dhe e sistemit të vlerave politike kombëtare për liri demokraci e pavarësi të Kosovës . Partia Demokr

atike e Kosovës u themelua me 10 tetor të vitit 1999. Deri me sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur 3 Kuvende Zgjedhore dhe dy Kuvende të Punës. Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është z. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë. Organ më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës është Këshilli Drejtues i cili sot numëron 106 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. PDK ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 degë. PDK është partia më e madhe, më e votuar dhe më e besueshme në Kosovë. Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, PDK ka udhëhequr me sukses Qeverinë e Republikës së Kosovës në krye me Liderin e saj dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, PDK ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës duke u konfirmuar bindshëm sërish si partia më e votuar në Kosovë. Në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit 2010 PDK, përsëri bindshëm doli e para. Ajo tani në Qeverinë e re i ka 10 ministra, një zëvendës kryeministër, Kryeministrin si dhe ka Krye kuvendarin e Kosovës.

Sot vizituam familjen Hoxha në Muzeqinë për t'u shprehur ngushëllimet më të sinqerta, në këto ditë dhimbjeje, pas gjetje...
02/08/2026

Sot vizituam familjen Hoxha në Muzeqinë për t'u shprehur ngushëllimet më të sinqerta, në këto ditë dhimbjeje, pas gjetjes së eshtrave të Isuf Hoxhës, 27 vjet pas ekzekutimit të tij në Burgun e Dubravës.

Isuf Hoxha ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një kontribuues i palodhur i çështjes së lirisë. Sakrifica e tij, si dhe e shumë luftëtarëve e martirëve të tjerë, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë dhe e rrugëtimit të popullit të Kosovës drejt lirisë.

Pas një pritjeje të gjatë prej 27 vitesh, familja Hoxha më në fund pati mundësinë t'i japë lamtumirën e fundit dhe ta prehë me dinjitet. Dhimbja për humbjen nuk shuhet kurrë, por gjetja e eshtrave sjell të paktën mundësinë për ta nderuar dhe kujtuar ashtu siç e meriton.

Duke ndarë dhimbjen me familjen Hoxha, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për jetën, veprën dhe sakrificën e Isuf Hoxhës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Lavdi!

Sot, me rastin e shënimit të 26 Korrikut - Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, përfaqësues të Partisë Demokratike t...
26/07/2026

Sot, me rastin e shënimit të 26 Korrikut - Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtime morën pjesë në aktivitetet përkujtimore të organizuara për nder të dëshmorëve të lirisë.

Së bashku me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues institucionalë, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe qytetarë, u bënë homazhe te fillimisht tek Pllaka e Dëshmorëve të UÇK-së në Zborc, Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Kompleksi Përkujtimor në Reçak dhe Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Mollopolc si dhe në premierën e dokumentarit “Malësori”, kushtuar dëshmorit Sadik Mujota, një vepër që ruan gjallë kujtesën për sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të nderojë me përkushtim veprën e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse liria e vendit tonë është ndërtuar mbi sakrificën e tyre sublime.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

TELEGRAM NGUSHËLLIMIDega e Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, t...
02/07/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Gashi nga Pjetërshtica.

Me respekt dhe dhimbje morëm lajmin për vdekjen e tij. Hysen Gashi do të kujtohet për angazhimin dhe kontributin e dhënë në luftën çlirimtare, duke u rreshtuar në shërbim të lirisë së Kosovës. Sakrifica e brezit të luftëtarëve të UÇK-së mbetet pjesë e historisë sonë dhe një vlerë që do të nderohet gjithmonë.

Në këto momente zie, jemi pranë familjes Gashi dhe ndajmë dhimbjen me të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe i paharruar kujtimi për Hysen Gashin.

12 Qershori, Ditë Krenarie dhe MirënjohjejeNë shënim të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Shtimes, sot bëmë homazhe dhe...
12/06/2026

12 Qershori, Ditë Krenarie dhe Mirënjohjeje

Në shënim të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Shtimes, sot bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shtime, në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Mollopolc.

Me respekt e mirënjohje të përhershme kujtojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot. Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Gëzuar 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Shtimes!

07/06/2026

Faleminderit, Shtime!

Shprehim mirënjohjen tonë për secilin qytetar që mori pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, duke kontribuar në një proces demokratik dhe dinjitoz.

Falënderojmë të gjithë mbështetësit, aktivistët dhe votuesit për besimin dhe angazhimin e treguar.

Angazhimi ynë për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit, si dhe për t’i përfaqësuar denjësisht interesat e tyre, do të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Shtime

Sonte përmbyllet fushata zgjedhore, pas një rrugëtimi të mbushur me takime, bashkëbisedime dhe mbështetje të jashtëzakon...
06/06/2026

Sonte përmbyllet fushata zgjedhore, pas një rrugëtimi të mbushur me takime, bashkëbisedime dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët.
Më 7 qershor, së bashku i themi: Stop krizës, ndrysho Kosovën!

Mbështetni Partinë Demokratike të Kosovës Nr. 125 dhe kandidatin për deputet nga Shtimja, Rrahman Jakupi, Nr. 45.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!

NJOFTIMTë nderuar qytetarë,Për pjesëmarrje në Tubimin Përmbyllës të PDK-së në Prishtinë, organizohet transport nga Shtim...
05/06/2026

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Për pjesëmarrje në Tubimin Përmbyllës të PDK-së në Prishtinë, organizohet transport nga Shtimja.

📍 Vendi i nisjes: Para kafiterisë Ozo Bar, Shtime
🕕 Ora e nisjes: 18:00
📅 Data: 6 Qershor

Ftoheni të bashkoheni në këtë tubim përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Së bashku për ndryshim.
Stop krizës – Ndrysho Kosovën!

Drejt ditës së vendimit,  energji dhe besim për fitoreEnergjia dhe përkushtimi i ekipit në takimin mobilizues po e çojnë...
04/06/2026

Drejt ditës së vendimit, energji dhe besim për fitore

Energjia dhe përkushtimi i ekipit në takimin mobilizues po e çojnë mesazhin e qartë: vetëm me unitet dhe vendosmëri arrihet fitorja finale më 7 qershor.

Në selinë e Partia Demokratike e Kosovës në Shtime u diskutua rruga përpara dhe angazhimi i secilit për ndryshim të vërtetë.

Voto Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 125!

✅ Për Kryeministër, voto Bedri Hamza me numër 1.

✅ Për deputet, voto Rrahman Jakupi me numër 45.



Address

Tahir Sinani Nr. 63
Stimlje
72000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38344226638

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PDK-Dega Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to PDK-Dega Shtime:

Shortcuts

Share