31/08/2026
NJOFTIM
Të dashur nxënës dhe prindër,
Nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor 2026/2027 në IAAP “Abdyl Ramaj”.
Mësimi fillon në ora 07:50, prandaj nxënësit duhet të jenë në shkollë disa minuta më herët.
Të gjitha klasat X, XI dhe XII do ta zhvillojnë mësimin në ndërrimin e paradites.
Ju urojmë të gjithë nxënësve dhe stafit arsimor një fillim të mbarë, një vit të suksesshëm dhe sa më shumë arritje.
Mirë se vini dhe suksese në vitin e ri shkollor.
Me respekt,
IAAP “Abdyl Ramaj”