Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë QKMF-Suharekë është Institucion Publik i Kujdesit Parësor Shëndetësor. Shërbim publik

Të kujdesesh për një person në ditët më të vështira të jetës është një përgjegjësi që kërkon profesionalizëm, përkushtim...
04/09/2026

Të kujdesesh për një person në ditët më të vështira të jetës është një përgjegjësi që kërkon profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm.

Me profesionalizëm dhe përkushtim, jemi pranë çdo pacienti dhe çdo familjeje që ka nevojë për kujdes paliativ.

Kujdes paliativ, me dinjitet, respekt dhe njerëzi — gjithmonë aty ku ka nevojë.

Sot, me organizim të AQH-së, morëm pjesë në punëtorinë e organizuar nga Projekti AQH, e cila iu kushtua prezantimit dhe ...
01/09/2026

Sot, me organizim të AQH-së, morëm pjesë në punëtorinë e organizuar nga Projekti AQH, e cila iu kushtua prezantimit dhe diskutimit të gjetjeve nga auditi klinik mbi zbatimin e protokolleve klinike për menaxhimin e SJN-së në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh).

Gjatë punëtorisë u diskutuan gjetjet kryesore të auditit, sfidat në zbatimin e protokolleve klinike, si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor.

Faleminderit Projektit AQH për organizimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

01/09/2026

📢 NJOFTIM PËR TË GJITHË QYTETARËT

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, nga data 01.09.2026, të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare (AMF) do të punojnë vetëm në ndërrimin e parë, sipas orarit:

🕗 08:00 – 16:00

Ndërsa, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” vazhdon të ofrojë shërbimet sipas orarit të mëparshëm:

🏥 QKMF “Rexhep Kuçi”
🕗 E hënë – e premte: 08:00 – 22:00
🕗 Fundjavë: 08:00 – 20:00

🚑 Shërbimi i Urgjencës
⏰ 24 orë në ditë, 7 ditë në javë

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë

20/08/2026

🩺 Mbrohuni nga Fruthi!

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, por vaksinimi është mënyra më e mirë për mbrojtje.

✅ Kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve.
✅ Respektoni higjienën e duarve dhe ajrosni ambientet.
✅ Shmangni kontaktin me persona të dyshuar ose të sëmurë.
✅ Në rast temperature, skuqjeje ose simptoma të tjera, kontaktoni mjekun.

Të vaksinuar = më të mbrojtur! 💙

NJOFTIMQendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë njofton të gjithë qytetarët se sot është furnizuar...
18/08/2026

NJOFTIM

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë njofton të gjithë qytetarët se sot është furnizuar me insulinat e llojeve:

• NovoMix
• NovoRapid
• Levemir

Të gjithë qytetarët që janë në listën e pacientëve insulinovarës janë të mirëseardhur të paraqiten në QKMF për të tërhequr terapinë e tyre, sipas procedurave të rregullta.

Ju lutemi të keni me vete dokumentin e identifikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor, nëse kërkohet.

QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe sigurimin e vazhdimësisë së terapisë për pacientët tanë.

📢 Java e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri 2026Me rastin e shënimit të Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, QKMF “Rexhep Kuçi...
06/08/2026

📢 Java e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri 2026

Me rastin e shënimit të Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, QKMF “Rexhep Kuçi” realizoi një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe edukative, me qëllim promovimin e rëndësisë së ushqyerjes me qumësht gjiri dhe mbështetjen e nënave gjidhënëse.

Falë angazhimit, profesionalizmit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të koordinatoreve të EVP:
👩‍⚕️ Dr. Behare Elshani – Mjeke Familjare
👩‍⚕️ MSc. Arberije Kolgeci
Inf.Nazmije Gashi

u zhvilluan këto aktivitete:

📅 04.08.2026 – Në QMF Gjinoc u mbajt ligjëratë me nëna gjidhënëse dhe gra shtatzëna, ku u diskutua rëndësia e ushqyerjes me qumësht gjiri dhe përfitimet e saj për nënën dhe foshnjën.

📅 05.08.2026 – Në Njësinë e Maternitetit u organizua ligjëratë informuese me nëna gjidhënëse dhe gra shtatzëna, duke ofruar këshilla profesionale dhe mbështetje praktike.

📅 06.08.2026 – Në sheshin e qytetit u zhvillua aktivitet sensibilizues me qytetarët, ku u shpërndanë fletëpalosje informuese dhe në ekranin e madh u shfaq video promovuese për rëndësinë e gjidhënies.

🙏 Një falënderim i veçantë për koordinatoret e EVP, të cilat me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhim të palodhur kontribuuan në realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve gjatë kësaj jave.

QKMF “Rexhep Kuçi” mbetet e përkushtuar në promovimin dhe mbështetjen e ushqyerjes me qumësht gjiri, duke e konsideruar atë një nga investimet më të rëndësishme për shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe nënave.

🤱 Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë – një fillim i shëndetshëm për çdo fëmijë!

Sot, në ambientet e QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP), u mbajt l...
31/07/2026

Sot, në ambientet e QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP), u mbajt ligjërata me temën “Bruzeloza”, e prezantuar nga Dr. Arberim Basha.

Gjatë ligjëratës u trajtuan aspektet kryesore të bruzelozës, përfshirë epidemiologjinë, diagnostikimin, trajtimin dhe masat parandaluese, me qëllim të përditësimit të njohurive profesionale të stafit shëndetësor dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ligjërata ishte e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) me 2 pikë.

Falënderojmë Dr. Arberim Bashën për prezantimin profesional, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe pjesëmarrjen aktive.

📢 NJOFTIMJu njoftojmë se më 31.07.2026 (e premte), me fillim në ora 15:00, në Sallën e Ligjëratave në QKMF “Rexhep Kuçi”...
30/07/2026

📢 NJOFTIM

Ju njoftojmë se më 31.07.2026 (e premte), me fillim në ora 15:00, në Sallën e Ligjëratave në QKMF “Rexhep Kuçi”, në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP), do të mbahet ligjërata me temën:

“Bruzeloza”

Ligjëratën do ta prezantojë:

Dr. Arberim Basha

Ligjërata është e akredituar nga OMK me 2 pikë.

Mirë se vini!

Sot, menaxhmenti i QKMF-së zhvilloi një takim pune me specialistët e mjekësisë familjare, mjekët e përgjithshëm dhe mjek...
28/07/2026

Sot, menaxhmenti i QKMF-së zhvilloi një takim pune me specialistët e mjekësisë familjare, mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e urgjencës.

Në takim u diskutuan raporti gjashtëmujor i punës, respektimi i orarit dhe Kodit të Etikës, përshkrimi i barnave sipas udhëzimeve, si dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Gjatë ditës u realizuan edhe vizita pune në QMF Duhel, QMF Mohlan dhe AMF Budakovë, me qëllim monitorimin e punës dhe mbështetjen e stafit për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.

🏥 Të përkushtuar për kujdes shëndetësor cilësor dhe në shërbim të qytetarëve.

NJOFTIMQendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë njofton të gjithë qytetarët se sot është furnizuar...
24/07/2026

NJOFTIM

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë njofton të gjithë qytetarët se sot është furnizuar me insulinat e llojeve:

* NovoMix
* NovoRapid
* Levemir

Të gjithë qytetarët që janë në listën e pacientëve insulinovarës janë të mirëseardhur të paraqiten në QKMF për të tërhequr terapinë e tyre, sipas procedurave të rregullta.

Ju lutemi të keni me vete dokumentin e identifikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor.

QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe sigurimin e vazhdimësisë së terapisë për pacientët tanë.

Address

Suharekë
23000

Telephone

029271031

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category