Lëvizja Vetëvendosje - Therandë

Lëvizja Vetëvendosje - Therandë Komuna është vendi ku nis politika. Kjo është faqja zyrtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë.

Aty fillon të ndërtohet bazamenti i marrëdhënies midis qytetarëve dhe shtetit, por edhe midis vetë qytetarëve me njëri-tjetrin.

29/08/2026

27 milionë e 430 mijë euro është vlera e memorandumeve të nënshkruara gjatë kësaj jave, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me 14 komuna për Projektin e Banimit Social Adekuat.

22/08/2026

Bashkë me ministrat Fitore Pacolli-Dalipi dhe Andin Hoti prezantuam projektin e Banimit Social Adekuat, një investim i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, si dhe për barazinë e sigurinë sociale.

Vlera e gjithmbarshme e projektit është rreth 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna, të cilat janë partnere të rëndësishme në zbatim, sepse nëpërmjet tyre kalojnë edhe procedurat e prokurimit, por edhe përzgjedhja e familjeve përfituese për 773 njësi banimi.

Me këtë investim, po bëjmë një hap të rëndësishëm në një prej fushave të cilën, si Qeveri e Republikës së Kosovës, e kemi vendosur në qendër të punës sonë: përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë.

Krahas këtij projekti, po zhvillohet e po avancon ai i Banimit të Përballueshëm dhe Social, i cili aktualisht është në fazën e zbatimit në këto komuna: në Pejë, Istog, Podujevë dhe Gjilan.

E drejta për jetë, e drejta për banim, barazia mbi të gjitha, jo vetëm si synim i përbashkët, por edhe si pikënisje pa dyshim mbeten vlerat nga të cilat nisim e shkojmë, me të vetmin qëllim, që shteti të jetë për krejt sepse krejt jemi të këtij shteti.

21/08/2026
01/08/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe frymëzim për organizatën tonë kudo.

Andaj, nesër, e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin „Adem Jashari“ në Prishtinë, takohemi në pritjen e sivjetme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ju mirëpresim!

22/07/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Më 1 gusht, e shtunë, në Sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë takohemi me simpatizantë e anëtarë, aktivistë e bashkatdhetarë, në pritjen e sivjetshme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi fillon në ora 20:00

Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni edhe miqve, dhe shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë

08/07/2026

Kryeministri Kurti në 20 vjetorin e themelimit të KOSTT, Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut

01/07/2026

Paga minimale bëhet 500 euro në muaj

Gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

"Për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale", ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Address

Brigada 123
Suharekë
23000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Therandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share