24/08/2026
Sot festuam Ditën e Bibliotekës, një ditë e veçantë për Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”, e cila lidhet me një datë të rëndësishme – ditëlindjen e profesorit dhe veprimtarit Hajdin Berisha, emrin e të cilit me krenari e mban biblioteka jonë. Kjo ditë është një homazh për figurën dhe kontributin e tij, por edhe një festë e librit, dijes, leximit dhe kulturës.
Biblioteka jonë nuk është vetëm një vend ku ruhen dhe huazohen libra. Ajo është një hapësirë e dijes, kulturës, edukimit dhe bashkëbisedimit, ku çdo ditë krijohen mundësi të reja për lexuesit tanë.
Përmes promovimeve të librave, takimeve me autorë, aktiviteteve letrare, klubeve të leximit, aktiviteteve me fëmijë, bashkëpunimit me shkollat dhe komunitetin, biblioteka jonë synon të jetë gjithmonë më pranë qytetarëve dhe të kultivojë dashurinë për librin e leximin.
Ta ruajmë kujtimin e Hajdin Berishës, ta përcjellim dijen dhe ta mbajmë gjallë dashurinë për librin!