13/10/2026
NPL “EKO-THERANDA” SH.A. – PUNË NË TERREN, ANGAZHIM DHE PËRGJEGJËSI! 🌿🧹
Gjatë javëve të fundit, NPL “EKO-THERANDA” Sh.A. ka vazhduar me përkushtim realizimin e aktiviteteve të parapara sipas Planit Mujor të Veprimit, duke u angazhuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike në Komunën e Suharekës:
🔹 Përfundimin e punëve të mirëmbajtjes në Zonën Industriale;
🔹 Mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjitha zonat periferike dhe në qytetin e Suharekës;
🔹 Mirëmbajtjen e rrugës Gjinoc–Dubravë;
🔹 Realizimin e intervenimeve të tjera në terren, sipas kërkesave dhe nevojave të Komunës së Suharekës.
Do të vazhdojmë me angazhim të shtuar, në koordinim me Komunën e Suharekës, për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike.
🌱 EKO-THERANDA – Për një Suharekë më të pastër dhe më të mirëmbajtur!