Aleanca Viti

Aleanca Viti Vitia e së nesërmes fillon këtu !

ANËTARËSI E REAleanca në Viti ka bërë reforma të thella gjatë këtyre viteve të fundit, duke e rindërtuar vizionin e saj ...
21/08/2026

ANËTARËSI E RE

Aleanca në Viti ka bërë reforma të thella gjatë këtyre viteve të fundit, duke e rindërtuar vizionin e saj politik, si në koncept, ashtu edhe në organizim. Këto reforma janë mirëpritur nga strukturat tona dhe nga opinioni publik. Mesazhi është përçuar qartë dhe dera i është hapur secilës e secilit që ka vullnet dhe dëshirë për të dhënë kontributin e vet në politikë.

Këtë derë sot e kanë kaluar edhe Elvira Zeqiraj dhe Mendim Qosa nga Sllatina e Epërme. Dorë për dore, ashtu siç janë edhe në jetën private, Elvira dhe Mendimi sot iu bashkuan vizionit dhe strukturave të Aleancës në Viti. Tashmë janë pjesë e një ekipi që ka ofruar një alternativë politike të qëndrueshme; një ekip që sjell një perspektivë tjetër, moderne dhe sistemike të politikëbërjes.

Elvira është rritur në Itali, ndërsa Mendimi është bërë mërgimtar këto vitet e fundit. Të dy bashkë kanë dy vajza të vogla, të cilat duan t’i marrin sa më shpejt në vendlindje, ndërsa po projektojnë kthimin e tyre në atdhe. Siç e thotë Mendimi: “Ose je i çmendur që rri jashtë vendit, ose çmendesh ndërkohë. Ne duam të kthehemi.”

Elvira është dermatologe e diplomuar, ndërsa Mendimi është mjeshtër i çative. Dy dije dhe dy mjeshtëri që do t’i duhen përjetësisht vendit tonë. Mirëpo, të dy janë të vetëdijshëm se asnjë aftësi profesionale dhe asnjë kthim nuk mund të realizohet nëse Kosova nuk përparon në rrafshin ekonomik dhe politik.

Dhe pikërisht këtu del në pah besimi dhe pozicionimi i tyre krahas Aleancës dhe vizionit të saj. Këtu lidhet vullneti i Elvirës dhe Mendimit me atë të Aleancës. Këtu bashkohen mendjet dhe përcaktohen qëllimet e përbashkëta për ta ndryshuar gjendjen dhe për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë.

Elvirën dhe Mendimin i mirëpritën me respekt e mirëbesim Kryetari Labinot Bislimi dhe anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës dhe e Kryesisë në Viti, Vjollca Drugzani.

Me këtë hapje të re të Aleancës ndaj anëtarësimeve të reja, po e fillojmë një periudhë të re të politikëbërjes, duke krijuar një standard tjetër të marrëdhënies politikë–qytetar.

Dera është e hapur. Vizioni është i qartë. Ekipi po zgjerohet.

30/07/2026

REPLIKË/ Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, Labinot Bislimi ka ngritur shqetësimet e drejtpërdrejta të qytetarëve lidhur me keqmenaxhimin e pushtetit lokal.

Përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë, u evidentuan dështimet kryesore të ekzekutivit:

"Edhe zyrën tënde me e pasë bërë çerdhe kishte qenë fort mirë... Sot, asnjë pikë uji Vitia nuk e ka kerkund. A e ke pa çka ke bërë në Buzovik? A qasaj i thua punë?!"

Aleanca Viti mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik. Qytetarët e Vitisë meritojnë infrastrukturë funksionale, shërbime bazike të ujit të pijshëm dhe llogaridhënie të plotë nga udhëheqja komunale.

Në ditëlindjen e Kryetarit Historik, Ramush HaradinajMbrëmë, Kryetari ynë Historik, z. Ramush Haradinaj, festoi ditëlind...
04/07/2026

Në ditëlindjen e Kryetarit Historik, Ramush Haradinaj

Mbrëmë, Kryetari ynë Historik, z. Ramush Haradinaj, festoi ditëlindjen e tij të 58-të.

Në këtë mbrëmje solemne morën pjesë edhe tre kolegët tanë nga Vitia: Vjollca Drugzani, Abedin Rama dhe Florent Ferizi.

Duke i uruar jetë të gjatë, shëndet dhe suksese të mëtejshme, në emër të mbarë Degës, kolegët tanë i përcollën urimet më të sinqerta Kryetarit Ramush Haradinaj me rastin e 58-vjetorit të lindjes.

Vjollca, Flori dhe Abedini patën nderin të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ndërsa me prezencën dhe përfaqësimin e tyre dinjitoz na nderuan edhe neve si Degë.

Faleminderit për angazhimin, përkushtimin dhe përfaqësimin e denjë në çdo rast. Ju jemi mirënjohës!

26 vite Aleancë, 26 vite punë e përkushtim drejt rrugës tonë euro-atlantike. Të palëkundur në vizionin tonë për Kosovën ...
09/05/2026

26 vite Aleancë, 26 vite punë e përkushtim drejt rrugës tonë euro-atlantike.

Të palëkundur në vizionin tonë për Kosovën në familjen evropiane.

Gëzuar Ditën e Evropës!🇪🇺

Urime 26 vjet bashkë ! Vazhdojmë
02/05/2026

Urime 26 vjet bashkë !

Vazhdojmë

Të nderuar kolegë, anëtarë e miq,Nesër do të mbajmë Kuvendin zgjedhor të Degës sonë në Viti.Këtë Degë as nuk e kam theme...
29/04/2026

Të nderuar kolegë, anëtarë e miq,

Nesër do të mbajmë Kuvendin zgjedhor të Degës sonë në Viti.

Këtë Degë as nuk e kam themeluar unë dhe as nuk do të jem ai që do ta mbyllë një ditë. Katër vite më parë, më keni dhënë besimin tuaj për ta udhëhequr me një energji dhe vizion të ri.

Këtë besim nuk ma dhatë si dhuratë, por si përgjegjësi.

Unë nuk e mora si privilegj, por si detyrë — si mision dhe si qëllim.

Bëra më të mirën që kjo Degë të rritet në struktura, në ide, në koncepte, në ndjenja dhe në veprime. Dhe këtë e arritëm bashkë. Do të kisha dashur që angazhimi ynë të përkthehej edhe në më shumë vota, por kaq ishte e mundur.

Megjithatë, së bashku fituam respekt, konsideratë dhe besim të madh te qytetarët.

I dhamë shumë politikës dhe demokracisë.
I dhamë dinamikë qytetit dhe jetës qytetare.
I dhamë zë dhe hapësirë rinisë.

Sot, mos harroni: jemi gjithmonë me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Në politikë nuk jemi kurrë vetëm dhe nuk duhet të mbetemi kurrë vetëm. Sepse askund si në politikë marrëdhëniet njerëzore dhe shoqërore nuk janë kaq të dendura: kush jep nga vetja, merr nga të tjerët; dhe kush merr, duhet të japë.

Në këtë kuptim, partia janë të tjerët. Dhe, bashkërisht, jemi partia.

Nesër mblidhemi për të ruajtur këto marrëdhënie, për të forcuar atë që kemi ndërtuar dhe për t’i dhënë drejtim rrugës sonë të përbashkët.

Personalisht — siç e dini — nuk jam dorëzuar asnjëherë. Isha me ju, jam me ju dhe jam gati të jem me ju edhe në të ardhmen. Me dashuri, njerëzi dhe besnikëri ju kam qëndruar pranë. Me sakrificë, vendosmëri dhe përkushtim do të vazhdoj t’ju shërbej, nga cilado pozitë politike që do të jem.

Nesër — nëse më jepni sërish besimin tuaj si Kryetar i Degës — ju premtoj vetëm një gjë: mosdorëzim dhe luftë të pakompromis ndaj së keqes; punë, guxim e qëndrueshmëri për të mirën tonë të përbashkët.

Eja nesër që të lidhim sërish një besë me njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë. Bashkë mundemi !

Nga ju, me ju, për ju,
Labi

Të nderuara familje Fazliu dhe Qerimi,Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Gentianës.Në ...
07/04/2026

Të nderuara familje Fazliu dhe Qerimi,

Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Gentianës.

Në këto momente kaq të rënda, dëshiroj t’ju shpreh solidaritetin tim më njerëzor.

Gentiana, me qëndresën e saj, u bë simbol i guximit për të gjithë ne.

Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju uroj forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje të madhe e të parakohshme.

Kujtimi i Gentianës do të mbetet i paharruar.

Me respekt,

Labinot Bislimi
Kryetar,

31/03/2026

Reagim ndaj censurës dhe mungesës së transparencës në Kuvendin Komunal të Vitisë !

Aleanca Viti shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe dënon ashpër përpjekjet sistematike të Kryetarit Sokol Haliti dhe administratës së tij për të asfiksuar zërin e përfaqësuesve të popullit dhe për të instaluar një terr informativ në Komunën e Vitisë.

Përmes një qasjeje qartësisht autokratike, pushteti aktual po përdor Rregulloren e Kuvendit në mënyrë selektive dhe arbitrare. Ndërsa këshilltarëve të opozitës u kufizohet fjala dhe u ushtrohet presion disiplinor, ndaj eksponentëve servilë të pushtetit rregulloret shndërrohen në elastike, duke lejuar monologje që nuk i shërbejnë interesit publik, por propagandës partiake.

Pika më kritike e këtij degradimi demokratik u shënua sot, ku në mungesë të argumenteve për të mbrojtur projektet e dështuara, pushteti zgjodhi censurën totale. Vendimi për të mos transmetuar seancën e Kuvendit Komunal është një akt i paprecedentë që godet themelet e llogaridhënies.

Gjatë ditës së sotme:

- Rreth pesë orë debat intensiv mbetën të mbyllura për qytetarët.
- Nuk u lejua asnjë regjistrim nga kamerat profesionale, duke i mohuar publikut të drejtën për t'u informuar mbi vendimet që prekin jetën e tyre.
- U vërtetua frika e këtij pushteti nga ballafaqimi me realitetin dhe të vërtetat e shpalosura nga këshilltarët tanë.

Ky sistem i degjeneruar, që po dëmton rëndë interesin e qytetarëve të Vitisë, po tenton të mbijetojë përmes errësimit të hapësirës publike.

Megjithatë, Aleanca Viti njofton opinionin publik se asnjë rregullore selektive dhe asnjë ndërprerje sinjali nuk do ta ndalë misionin tonë për transparencë.

Ne mbetemi të përkushtuar për rikthimin e dinjitetit të Kuvendit Komunal dhe për mbrojtjen e debatit demokratik si mjetin e vetëm për zhvillim të qëndrueshëm. Tirania e numrave dhe censura informative nuk do t'i fshehin dot dështimet e një pushteti që tashmë e ka humbur rrugën.

Komuna e Vitisë ka projektuar shtrimin e asfaltit në Pyllin e Vërbanit (nga lagjja e Pallëve deri në Mrizet e Epërme). K...
26/03/2026

Komuna e Vitisë ka projektuar shtrimin e asfaltit në Pyllin e Vërbanit (nga lagjja e Pallëve deri në Mrizet e Epërme). Ky projekt, në formën e tij aktuale, nuk i shërben interesit publik.

Pylli u takon qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.

Address

Qendra E Vitisë
Vitina
61000

Telephone

+38345582991

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aleanca Viti:

Shortcuts

Share