Vragoli

Directions

Vragoli VRAGOLI Official !.

16/10/2026

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se u nda nga jeta më i dashuri ynë, Hamdi Mustaf Sllamniku

Varrimi do të bëhet më 16.10.2026 në orën 15.40 pas namazit të ikindis në Vragoli.
E pamja do të mbahet dy ditë, të shtunen dhe të dielen në odën e të pames në Vragoli.

Për humbjen e tij të madhe, familja do të jetë përherë mirënjohëse për ngushëllimet dhe respektin tuaj.

I paharruar qoftë kujtimi për të!

Ngushëllime Familjes Sllamniku

14/10/2026

PANAIRI I USHQIMIT – BASHKË PËR SHKOLLËN TONË!

Të dashur banorë të fshatit, Vragoli

Këtë të premte, shkolla jonë SHFMU “Vëllezërit Frashëri” do të mbajë Panairin e Ushqimit, një aktivitet të bukur ku kreativiteti, puna dhe përkushtimi i nxënësve bashkohen për një qëllim të përbashkët.

E premte, 16 tetor 2026

Nga ora 12:00

SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, Vragoli

Nxënësit do të ofrojnë ushqime të ndryshme, të përgatitura me kujdes dhe dashuri, ndërsa të gjitha të ardhurat nga sh*tja do të shërbejnë për krijimin e një buxheti që do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të shkollës dhe klasave tona.

Çdo blerje është më shumë se një ushqim – është një kontribut për fëmijët tanë, për klasat e tyre dhe për një shkollë edhe më të mirë!

12/10/2026
06/10/2026

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Të nderuar miq, farefis dhe dashamirë ju njoftojm se ka ndëruar jetë Haxhi Ramadan Sllamniku
Varrimi do të bëhet me 07.10.2026 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Vragoli.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhennetin Firdeus

Pas kritikave të drejtuara zyrtarëve të Komunës së Fushë Kosovës, nga dita e djeshme ekipet për pastrimin e hapësirave p...
02/10/2026

Pas kritikave të drejtuara zyrtarëve të Komunës së Fushë Kosovës, nga dita e djeshme ekipet për pastrimin e hapësirave publike kanë filluar punën në fshatin tonë.

E vlerësojmë angazhimin dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike janë përgjegjësi që nuk besojmë se duhet të kërkohen në mënyrë të veçantë nga banorët. Andaj, ju lutemi që herëve të tjera të keni më shumë konsideratë për fshatin dhe nevojat e banorëve të tij.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Banorë të dashur,Tash që ka kaluar rreth një vit nga qeverisja e tanishme, dua të ngre një shqetësim që besoj se e ndajm...
27/09/2026

Banorë të dashur,

Tash që ka kaluar rreth një vit nga qeverisja e tanishme, dua të ngre një shqetësim që besoj se e ndajmë shumë prej nesh.

Gjatë këtij viti, asnjëherë nuk kam hasur ekipet e pastrimit të hapësirave publike duke kryer punë në fshatin tonë, Vragoli. Ndërkohë, këto ekipe i kam parë në fshatrat përreth duke pastruar varreza dhe hapësira publike, madje disa herë brenda vitit.

Në Vragoli, pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike po bëhet kryesisht me vetiniciativën e banorëve – punë që në një komunë funksionale duhet të jetë pjesë e shërbimeve të rregullta komunale.

Nuk po kërkojmë asgjë të veçantë. Po kërkojmë vetëm trajtim të barabartë, kujdes dhe shërbime të rregullta edhe për fshatin tonë.

Vragoli është pjesë e kësaj komune dhe meriton të trajtohet njësoj si çdo fshat tjetër.

15/09/2026

Një falënderim i veçantë për Përparim dhe Arton Orllatin, Arben Pllanën dhe Ekrem Gashin për angazhimin në rregullimin e oborrit të Qendrës Mjekësore në Vragoli.

Faleminderit për kontributin tuaj! Zoti ju shpërbleftë!

Address

Rruga Pejës
Vragolia
12000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vragoli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share