SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare

SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare, Public School, Smrekonicë, Vushtrri.

31/08/2026

NJOFTIM 📣

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, ju njoftojmë se nesër, më 1 shtator 2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.🎒🏫

Edhe këtë vit, mësimi do të zhvillohet në dy ndërrime:
⏰ Ndërrimi i parë: 07:30
⏰ Ndërrimi i dytë: 13:00

Ju urojmë një fillim të mbarë, shumë suksese dhe një vit shkollor të mbushur me dije, bashkëpunim dhe arritje!🌟

Mirë se vini!🤗📖

Njoftim për Kalendarin e Vitit Shkollor 2026/2027Të nderuar mësimdhënës/e, nxënës/e dhe prindër,Ju njoftojmë se është pu...
20/08/2026

Njoftim për Kalendarin e Vitit Shkollor 2026/2027

Të nderuar mësimdhënës/e, nxënës/e dhe prindër,

Ju njoftojmë se është publikuar Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027, i cili përcakton organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor gjatë këtij viti shkollor.

Në përputhje me kalendarin e përcaktuar nga MAShTI, shkolla do të organizojë punën edukativo-arsimore, pushimet dhe aktivitetet e tjera shkollore sipas afateve të përcaktuara.

Lutemi që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit ta kenë parasysh kalendarin gjatë planifikimit dhe organizimit të aktiviteteve të tyre.

Ju urojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe me rezultate sa më të mira!

Drejtoresha e Shkollës
Hadije Zuqaku

Të nderuar prindër dhe nxënës,Ju njoftojmë se për vitin shkollor 2026/2027 është bërë përzgjedhja e teksteve shkollore n...
19/08/2026

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se për vitin shkollor 2026/2027 është bërë përzgjedhja e teksteve shkollore nga ana e mësimdhënësve.

Më poshtë gjeni listat e teksteve shkollore sipas klasave.

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

07/05/2026
Sot, në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Shkollës, mësimdhënësja Mirjeta Berisha, së bashku me nxënësit, real...
31/03/2026

Sot, në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Shkollës, mësimdhënësja Mirjeta Berisha, së bashku me nxënësit, realizoi një ekspozitë me punime nga lënda e biologjisë.

Kjo ekspozitë ishte rezultat i përkushtimit, kreativitetit dhe punës së palodhshme te mesimdheneses dhe nxënësve tanë, të cilët me shumë dëshirë dhe vullnet prezantuan punimet e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që morën pjesë, e në veçanti për mësimdhënësit:
Kujtim Maloku,Njomza badivuku,Arbesa Jashari
për përkrahjen, praninë dhe mbështetjen e tyre.

Gjithashtu, falënderojmë nga zemra edhe ata që ndihmuan në realizimin e kësaj ekspozite:
për mbulesat Gold Events,
për enet ekologjike dragusha eco pack ,
si dhe ThePrintShop për ndihmën me printimet.

Mirënjohje për secilin që kontribuoi në çfarëdo forme dhe e bëri këtë aktivitet më të bukur e më të veçantë.

Mbi të gjitha, faleminderit nxënësve, të cilët me idetë, angazhimin dhe punën e tyre e zbukuruan këtë ditë dhe e bënë ekspozitën një sukses të vërtetë. 🌿🧬

Vizita në institucione të ndryshme të artit, në kuadër të lëndës së Artit Figurativ dhe nën drejtimin e arsimtarit Samed...
16/03/2026

Vizita në institucione të ndryshme të artit, në kuadër të lëndës së Artit Figurativ dhe nën drejtimin e arsimtarit Samedin Latifi, u realizua me nxënësit e klasës së IX.

Gjatë kësaj vizite edukative, fillimisht qëndruam në atelienë e doktorit dhe piktorit Safet Rexha, i cili na priti ngrohtësisht në galerinë dhe hapësirën e tij krijuese. Në këtë ambient artistik, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër se si duket një atelie dhe të mësojnë më shumë për procesin e krijimit të një vepre arti, materialet që përdoren dhe frymëzimin e artistit gjatë punës së tij. Nxënësit, të mbushur me kureshtje, i drejtuan piktorit shumë pyetje rreth pikturës dhe rrugëtimit të tij artistik. Piktori iu përgjigj me shumë kujdes dhe përkushtim çdo pyetjeje, duke i frymëzuar nxënësit dhe duke i inkurajuar ata të zhvillojnë dashurinë për artin dhe pikturën.

Nga atelieja e dr. Safetit, vizita jonë vazhdoi në Shtëpia e Kulturës ''Hasan Prishtina'', ku u mirëpritëm nga drejtori Gëzim Saraçi. Ai na prezantoi me ambientet dhe hapësirat e këtij institucioni kulturor, si teatrin, galerinë, atelienë, sallën e ansamblit të këngës dhe valleve, sallën e baletit, bibliotekën dhe hapësira të tjera që shërbejnë për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike.

Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme dhe frymëzuese për nxënësit, pasi u dha mundësinë të njihen më afër me botën e artit dhe institucionet kulturore të qytetit.

Shkolla falënderon doc.Safeti Rexhen, dr.Gëzim Saraçi dhe arsimtarin Samedin Latifi për angazhimin në organizimin e kësaj vizite.

Në emër të nxënësve, stafit dhe gjithë komunitetit të shkollës, shprehim mirënjohje të sinqertë për kompaninë Kiki Shoes...
12/03/2026

Në emër të nxënësve, stafit dhe gjithë komunitetit të shkollës, shprehim mirënjohje të sinqertë për kompaninë Kiki Shoes për donacionin e dy kontejnerëve për mbeturina.
Ky gjest i bukur është një ndihmë e çmuar që kontribuon në ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të mirë për të gjithë ne.
Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe kujdesin tuaj ndaj shkollës sonë. ♻️🏫

Shtëpia botuese Dukagjini i ka dhuruar shkollës sonë “Enver Hadri” 50 libra, duke e pasuruar bibliotekën e shkollës. I f...
11/03/2026

Shtëpia botuese Dukagjini i ka dhuruar shkollës sonë “Enver Hadri” 50 libra, duke e pasuruar bibliotekën e shkollës. I falënderojmë përzemërsisht për këtë kontribut të çmuar, si dhe zonjën Mimoza Mripa për bashkëpunimin.

Address

Smrekonicë
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare:

Shortcuts

Share

Category