09/09/2026
Sot biblioteka e gjimnazit tonë u pasurua me një titull të veçantë dhe me vlerë të madhe historike. Ish-drejtori i shkollës, z. Xhevat Lahu, dhuroi librin e tij më të ri me titull "Ramadan Shala" drejtori i parë i gjimnazit të Vushtrrisë. Ky libër, me autor vetë z. Lahu, sjell një dokumentim të çmuar të historikut të arsimit në qytetin tonë dhe nderon figurën e drejtorit të parë që vendosi themelet e gjimnazit. E falënderojmë përzemërsisht z. Xhevat Lahu për këtë kontribut të çmuar dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj dijes e trashëgimisë arsimore të shkollës sonë.