Komuna e Vushtrrisë

Directions Website

Komuna e Vushtrrisë Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë Tel: 080042000 (pa pagesë për thirrjet brenda Kosovës)

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN FERATIMe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga je...
24/10/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN FERATI

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore, Bukurije Ferati, nga qyteti i Vushtrrisë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Ferati, kolegëve të saj në Policinë e Kosovës dhe gjithë qytetarëve. Bukurije Ferati do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.

Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Drejtoria për Arsim dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës diskutojnë për avancimin e performancës së shkollaveDrejtoria për...
22/10/2026

Drejtoria për Arsim dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës diskutojnë për avancimin e performancës së shkollave

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK), organizoi sot në shkollën SHMU-1 tryezën e diskutimit me temën “Avancimi i performancës së shkollës bazuar në dëshmi: përvoja dhe praktika”.

Gjatë tryezës u diskutua për strategjitë dhe metodat e mësimdhënies, me fokus në lexim-kuptim dhe lexim-shkrim, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollave, si dhe krijimin dhe funksionalizimin e rrjeteve profesionale ndërmjet drejtorive komunale të arsimit dhe shkollave.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte identifikimi i sfidave në zhvillimin e arsimit dhe ofrimi i mbështetjes profesionale nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, me synim avancimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.

Përfaqësuesit e Drejtorisë për Arsim, së bashku me drejtorët e shkollave, pedagogët, mësimdhënësit dhe psikologët, shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin profesional dhe për të zbatuar praktika që kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim.

Dita Ndërkombëtare e Mundësive të Barabarta 🤍Në kuadër të shënimit të kësaj dite, Drejtoria për Administratë e Komunës s...
16/10/2026

Dita Ndërkombëtare e Mundësive të Barabarta 🤍

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, Drejtoria për Administratë e Komunës së Vushtrrisë organizoi një aktivitet me fëmijët dhe nënat e tyre, duke kaluar momente të këndshme në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Fëmijët u pritën nga drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha, dhe shefja e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Remzije Zekolli.

Ky aktivitet përcolli mesazhin se çdo fëmijë meriton të rritet me dashuri, respekt dhe përkrahje, si dhe të ketë mundësi të barabarta për zhvillim dhe pjesëmarrje në shoqëri.

Falënderojmë Runis Home për dhuratat dhe Sweet Charlie për ëmbëlsirat e dhuruara për fëmijët.

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIKLidhur me konsultimin publik me qytetarë për Draft-Planin Komunal për Riintegrimin e Qëndrue...
15/10/2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Lidhur me konsultimin publik me qytetarë për Draft-Planin Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Vushtrrisë 2026–2028.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 15.10.2026 deri më 06.11.2026, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 04.11.2026, në sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 11:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 06.11.2026, në adresat elektronike: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected].

Për më shumë detaje lidhur me Draft-Planin Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Vushtrrisë 2026–2028, mund të vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Uebfaqja zyrtare: https://vushtrri.rks-gov.net/konsultimet-publike/
Platforma e Konsultimeve Publike: https://konsultimet.rks-gov.net

Bashkë për shëndetin, shpresën dhe jetën! 🎀Sot, në kuadër të Tetorit Rozë, u organizua një aktivitet vetëdijesues për rë...
14/10/2026

Bashkë për shëndetin, shpresën dhe jetën! 🎀

Sot, në kuadër të Tetorit Rozë, u organizua një aktivitet vetëdijesues për rëndësinë e kujdesit për shëndetin, diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe solidaritetit me gratë që përballen me këtë sëmundje.

Këtë mesazh e përcollën kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ambasadorja e NDI-së në Kosovë, znj. Nancy Soderberg, drejtoresha e Administratës, znj. Hyrie Uka Hoxha, doktoreshat Edona Leci dhe Mimoza Maloku, si dhe znj. Selvete Sholla, e cila ndau përvojën e saj personale në përballjen me këtë sëmundje.

Hapjen e aktivitetit e bëri kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe të kontrolleve të rregullta.

“Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet, se diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë dhe se solidariteti është i domosdoshëm për çdo grua që përballet me kancerin e gjirit. Në kuadër të angazhimit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor, funksionalizimi i mamografisë në QKMF-në e Vushtrrisë përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes së grave në këtë shërbim”, deklaroi kryetari Idrizi.

Gjatë aktivitetit, doktoresha Edona Leci ligjëroi për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa doktoresha Mimoza Maloku trajtoi rëndësinë e shëndetit mendor dhe të mbështetjes emocionale gjatë përballjes me sëmundjen. Në një rrëfim personal, znj. Selvete Sholla ndau përvojën e saj, duke përcjellë mesazhe guximi, qëndrueshmërie dhe shprese.

Aktiviteti u organizua nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, me përkujdesjen e Drejtorisë së Administratës dhe me mbështetjen e NDI-së.

Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave 👮🌸Me rastin e 11 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, Dre...
11/10/2026

Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave 👮🌸

Me rastin e 11 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, Drejtoria për Administratë të Përgjithshme, përmes Sektorit për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, ka zhvilluar një bashkëbisedim me vajzat e reja që po përgatiten për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u pritën nga instruktorja Luljeta Halili. 👮

Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Hyrie Uka Hoxha, dhe udhëheqësja e sektorit për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli, bashkëbiseduan me vajzat për të drejtat e tyre, barazinë gjinore dhe rëndësinë e fuqizimit të vajzave dhe grave në shoqëri.

Gjatë takimit u diskutua edhe për motivet që i kanë shtyrë vajzat të zgjedhin profesionin në fushën e sigurisë publike, si dhe për rolin dhe kontributin e tyre në shërbim të vendit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e barazisë gjinore, inkurajimin e vajzave për të ndjekur ambiciet e tyre dhe mbështetjen e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje me mundësi të barabarta. 🤝

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN SYLAMe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta...
10/10/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN SYLA

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Afrim Syla.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Syla, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë qytetarëve. Afrim Syla do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.

Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

09/10/2026

Dita e dytë e Festivalit të Patates! 🥔🌱

Dita e dytë e “Patate Fest 2026” iu kushtua fermerëve dhe rrugëtimit të patates, nga mbjellja dhe kultivimi deri te nxjerrja nga toka.

Nxënësit e shkollës “Bahri Haxha” vizituan fshatrat Dobërllukë dhe Pestovë, ku patën mundësinë të njihen nga afër me punën e fermerëve dhe të marrin pjesë në procesin e nxjerrjes së patates nga toka. Më pas, në fabrikën Vipa Chips, ata panë nga afër procesin e përpunimit të saj.

Faleminderit fermerëve të Dobërllukës dhe Pestovës, Vipa Chips dhe nxënësve për angazhimin dhe kontributin në këtë ditë të “Patate Fest 2026”! 🥔

Ju presim edhe nesër, në ditën e tretë të festivalit!

🇽🇰🇩🇪
08/10/2026

🇽🇰🇩🇪

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN XHAKAMe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jet...
08/10/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN XHAKA

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Xhaka.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Xhaka, bashkëluftëtarëve të tij dhe gjithë qytetarëve. Fatmir Xhaka do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri dhe për angazhimin e tij në shërbim të atdheut.

Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Address

Sheshi "Ahmet Krasniqi" Nr. 10
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Vushtrrisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share