LDK Vushtrri

Directions Website

LDK Vushtrri Faqja zyrtare e deges së LDK-së në Vushtrri.Çdo postim në këtë faqet paraqet qëndrimet zyrtare të LDK-së në Vushtrri.

21/09/2026

Për Kolonelin, përjetësisht!
Kolonel Ahmet KRASNIQI
Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Hero i Kosovës" nga Presidenti i Republikës së Kosovës!

Video nga ceremonia e zbulimit të shtatores së tij në Vushtrri , 2020 përjetësisht krenar!

Xhafer TAHIRI ,Kryetar i LDK-së dega në Vushtrri.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Emin Hysenit, rugovisti besnik që nga ditët e para të LDK-së.E...
15/09/2026

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Emin Hysenit, rugovisti besnik që nga ditët e para të LDK-së.

Emini ishte njeri i urtë, korrekt dhe i përkushtuar, që me punën dhe qëndrimin e tij la gjurmë në shkollë, në komunitet dhe në rrugëtimin e LDK-së.

Familjes Hyseni, miqve dhe të gjithë të afërmve u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

U prehtë në paqe dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i LDK-së në Vushtrri

TELEGRAM NGUSHËLLIMIE nderuara Familje Azemi, Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të LDK Vushtrri për ndarj...
13/09/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara Familje Azemi,

Pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të LDK Vushtrri për ndarjen nga jeta të profesorit Qazim Azemi.

Profesor Qazim Azemi tërë jetën ia kushtoi arsimit, gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave. Ai ishte patriot, aktivist si dhe drejtues i arsimit në Vushtrri.

Kujtimi për profesor Qazim Azemin do të mbetet i përjetshëm ndër breza.

Me respekt
Xhafer Tahiri,
Kryetar i LDK Vushtrri

E nderuara familje Ternava e Shabani,Rruga e gurbetit gjithmonë është e mbushur me dhimbje e mall por sot u bë edhe trag...
20/07/2026

E nderuara familje Ternava e Shabani,

Rruga e gurbetit gjithmonë është e mbushur me dhimbje e mall por sot u bë edhe tragjike për më të dashurit tuaj.
Kjo tragjedi i ka prekur të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.
Në këto momente të dhimbjes, në emrin tim personal dhe në emër të LDK Vushtrri, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre.

Zoti i mëshiroftë, e juve dhimbjen ja u lehtësoftë!

Xhafer Tahiri
Kryetar i LDK Vushtrri

24/06/2026
Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga Kryetari i Degës Xhafer Tahiri dhe aktivistë të degës ishin sot për ngushëllime...
23/06/2026

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga Kryetari i Degës Xhafer Tahiri dhe aktivistë të degës ishin sot për ngushëllime në Familjen Parduzi në Vushtrri.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë, aktivistit të palodhur të LDK-së, Avdullah Parduz...
22/06/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë, aktivistit të palodhur të LDK-së, Avdullah Parduzi.

Avdullahu ishte shembull i përkushtimit, besnikërisë dhe angazhimit të vazhdueshëm për idealet dhe vlerat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe në ditët më të vështira, ai nuk u nda asnjëherë nga aktiviteti dhe kontributi në Degën e LDK-së në Vushtrri.

Sot humbëm një bashkëveprimtar të çmuar, një mik të mirë dhe një njeri me zemër të madhe.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Parduzi, miqve dhe të gjithë veprimtarëve që e njohën dhe e vlerësuan.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Avdullah Parduzin. 🕊️

LDK Dega në Vushtrri

Urime Dita e Çlirimit, Vushtrri! 🇽🇰Sot kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë sakrificën e dëshmorëve, martirëve dh...
17/06/2026

Urime Dita e Çlirimit, Vushtrri! 🇽🇰

Sot kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë sakrificën e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës.

Liria që gëzojmë sot është amanet i tyre dhe obligim i yni për të ndërtuar një Vushtrri dhe një Kosovë më të zhvilluar, më demokratike dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

LDK Vushtrri

Dega e LDK-së në Vushtrri falënderon secilin qytetar të Vushtrrisë dhe secilin votues të LDK-së për besimin, mbështetjen...
08/06/2026

Dega e LDK-së në Vushtrri falënderon secilin qytetar të Vushtrrisë dhe secilin votues të LDK-së për besimin, mbështetjen dhe angazhimin në zgjedhjet e 7 Qershorit 2026 për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falë këtij besimi, LDK në Vushtrri shënoi rritje të ndjeshme dhe doli subjekti i vetëm politik në nivel të Komunës që ka rritur numrin e votave krahasuar me zgjedhjet paraprake të Dhjetorit!

Në zgjedhjet e 7 Qershorit 2026 rezultatet në Vushtrri janë si vijon:

* LVV – 15,714 vota (56.20%)
* PDK – 7,109 vota (25.42%)
* LDK – 3,213 vota (11.49%)
* AAK – 495 vota (1.77%)

Ndërsa në zgjedhjet paraprake të 28 Dhjetorit rezultatet ishin:

* LVV – 23,700 vota (62.65%)
* PDK – 8,963 vota (23.69%)
* LDK – 2,951 vota (7.80%)
* AAK – 425 vota (1.12%)

Krahasimi i rezultateve tregon qartë se:

* LDK ka shënuar rritje prej mbi 300 votash, nga 2,951 në 3,213 vota;
* LVV ka rënie prej 7,986 votash;
* PDK ka rënie prej 1,854 votash;
* LDK është partia e vetme në Vushtrri që ka rritur mbështetjen qytetare në këto zgjedhje.

Ky rezultat nuk është ai për të cilin kemi punuar dhe e kemi pritur, por është dëshmi se qytetarët e Vushtrrisë po i rikthehen vizionit të LDK-së, politikës së bashkimit, korrektësisë dhe zhvillimit.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, afër qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik, me bindjen se LDK do të vazhdojë rritjen edhe në proceset e ardhshme politike.

Faleminderit Vushtrri!
Faleminderit secilit aktivist, komisioner, vëzhgues dhe mbështetës të LDK-së.

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,Pas një fushate jashtëzakonisht pozitive, të dinjitetshme dhe të mbushur me energjinë e...
06/06/2026

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Pas një fushate jashtëzakonisht pozitive, të dinjitetshme dhe të mbushur me energjinë e bashkimit të së djathtës rugoviste, ka ardhur momenti të vendosim për të ardhmen e Kosovës.

Më 7 qershor, ju ftojmë të votoni për vizionin, zhvillimin dhe qeverisjen e përgjegjshme:

✅ LDK – 113
✅ Vjosa Osmani për Presidente
✅ Lumir Abdixhiku për Kryeministër

Nga Vushtrria, mbështetni kandidatët tanë:

🔹 Xhafer Tahiri– nr. 25
🔹 Shukrije Shala – nr. 94

Çdo votë është një hap drejt një Kosove më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Na prift e mbara ✌️✌️

Address

Dëshmorët E Kombit
Vushtrri
42000

Opening Hours

Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share