SHFMU. "Mustafë Shyti" Zyrtare

SHFMU. "Mustafë Shyti" Zyrtare Kjo është faqja zyrtare e shkollës “Mustafë Shyti” në Oshlan. Në këtë faqe do të pasqyr

01/09/2026
Të dashur prindër!Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me s...
28/08/2026

Të dashur prindër!

Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me subvencionimin e librave. Po ua publikojmë më poahtë tekstin pa asnjë ndërhyrje!

Të nderuar,

Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore të nevojshme, se nxënësi/ja i ka ato në dispozicion, se është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente dhe se tekstet e destinuara për ripërdorim do t'i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor.

Për realizimin e këtij procesi kërkohet që:

1. Shkollat t'ua shpërndajnë deklaratat të gjithë nxënësve të klasave 1–9 përfitues të subvencionimit, të cilët do t'ua përcjellin ato prindërve/kujdestarëve ligjor për plotësim dhe nënshkrim.

2. Prindërit/kujdestarët ligjor ta plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratën dhe ta kthejnë atë në shkollë përmes nxënësit.

3. Shkollat t'i grumbullojnë dhe evidentojnë deklaratat e pranuara dhe të sigurohen që procesi të përfshijë të gjithë nxënësit përfitues.

4. Deklaratat origjinale të ruhen dhe arkivohen në shkollë, në përputhje me rregullat për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor.

5. Shkollat t'ia dorëzojnë një kopje të deklaratave DKA-së përkatëse, ndërsa DKA-të t'i sistemojnë dhe t'ia përcjellin kopjet elektronike Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

I gjithë procesi i shpërndarjes, plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë jo më vonë se më 1 tetor 2026.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për koordinimin dhe përcjelljen e zbatimit të kësaj qarkoreje në shkollat përkatëse.

Deklarata e prindit/kujdestarit ligjor i bashkëngjitet kësaj qarkoreje dhe është pjesë përbërëse e saj.

Me respekt,

Të nderuar prindër!Megjithëse me vonesë, MASH dje ka miratuar katalogun e librave dhe çmimet e tyre, e të cilin edhe e k...
28/08/2026

Të nderuar prindër!

Megjithëse me vonesë, MASH dje ka miratuar katalogun e librave dhe çmimet e tyre, e të cilin edhe e ka bërë publik. Secili prind tani mund ta shoh çmimin e librit që duhet ta blej. Mos lejoni që të manipuloheni nga askush!

24/08/2026
https://www.facebook.com/share/p/1BeyKbkmko/KOMUNIKATËMinistria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujde...
20/08/2026

https://www.facebook.com/share/p/1BeyKbkmko/

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

Të dashur prindër të nxënësve!​Me rastin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ju njoftojmë se m...
18/08/2026

Të dashur prindër të nxënësve!

​Me rastin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ju njoftojmë se mësimdhënësit e shkollës sonë kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së teksteve mësimore që do të përdoren nga nxënësit gjatë këtij viti.
​Librat janë përzgjedhur me kujdes nga mësimdhënësit e lëndëve dhe të klasave, duke u bazuar në kriteret e cilësisë, përshtatshmërinë me kurrikulën e re, si dhe në nevojat zhvillimore e moshore të nxënësve, me qëllim sigurimin e një procesi mësimor sa më efikas dhe cilësor.
​Listën e plotë të librave të përzgjedhur për secilën klasë e gjeni në formularët më poshtë.
​Luteni që të njiheni me listën përkatëse për klasën e fëmijës suaj dhe t'i siguroni tekstet e nevojshme në kohën e duhur para fillimit të vitit shkollor, për të mundësuar mbarëvajtjen e rregullt të orëve mësimore që në ditën e parë.
​Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Qeveria do të subvencionojë prindërit për blerjen e librave. Prindërit obligohen t'i blejnë tekstet, ndërsa nxënësit duhet t'i ruajnë dhe t'i kthejnë ato në shkollë në fund të vitit shkollor.
​Për çdo paqartësi, pyetje apo informacion shtesë lidhur me titujt e librave ose shtëpitë botuese përkatëse, jeni të lirë të kontaktoni mësimdhënësit lëndorë ose kujdestarët e klasave.
​Ju falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen tuaj në edukimin dhe suksesin e nxënësve tanë!

Me respekt dhe konsideratë:
Drejtoria e shkollës

NJOFTIM PËR PRINDËRIT NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË KOSOVËSTë nderuar prindër dhe kujdestarë ligj...
12/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Të dashur prindër!Duke shpresuar se jeni mirë me shëndet ju dhe familjet tuaja, ju njoftojmë se MASH, ka hapur mundësinë...
27/07/2026

Të dashur prindër!

Duke shpresuar se jeni mirë me shëndet ju dhe familjet tuaja, ju njoftojmë se MASH, ka hapur mundësinë për aplikim për subvencionim me libra dhe mjete tjera mësimore, nga sot. Lexojeni në tërsi njoftimin, në linkun më poshtë dhe i përmbaheni sepse përveq aplikimit prindërit kanë edhe disa obligime tjera në lidhje me librat!

https://www.facebook.com/share/1CkSCqYXwM/

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

NJOFTIMShëtitje festive dhe takim i gjeneratave të mësimdhënësveTë nderuar mësimdhënës aktualë, ish mësimdhënës dhe vete...
26/06/2026

NJOFTIM

Shëtitje festive dhe takim i gjeneratave të mësimdhënësve

Të nderuar mësimdhënës aktualë, ish mësimdhënës dhe veteranë të arsimit!

Shkolla jonë ka një histori të pasur, të ndërtuar me mund, përkushtim dhe pasion nga secili prej jush, që nga dita e themelimit e deri më sot. Për ta nderuar këtë rrugëtim dhe për të forcuar lidhjet mes nesh, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një aktivitet të veçantë: Shëtitjen e Gjeneratave rreth Kosovës.

Ky udhëtim synon të bashkojë të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë që kanë shërbyer dhe që vazhdojnë të shërbejnë në shkollën tonë, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për t’u takuar, për të kujtuar çastet e bukura, për të ndarë përvojat dhe për të kaluar së bashku një fundjavë të paharrueshme.

📍 Detajet e organizimit

Koha: Një nga fundjavat e muajit shtator (data e saktë do të caktohet në varësi të kushteve atmosferike).

Itinerari: Shëtitje panoramike dhe kulturore nëpër Kosovë.

Kostoja: Transporti do të paguhet individualisht nga secili pjesëmarrës.

🎯 Qëllimi dhe tradita e re

Përveç vizitave dhe argëtimit, synimi ynë është që gjatë këtij udhëtimi të diskutojmë dhe të dakordohemi për krijimin e një tradite të re: organizimin e takimeve ose darkave të përbashkëta të fundvitit (çdo vit, çdo 5 vjet ose çdo 10 vjet), sipas dakordimit të përbashkët.

👥 Këshilli Organizativ

Pas përfundimit të afatit të konfirmimeve, do të formohet një Këshill Organizativ, i cili do të kujdeset për organizimin, koordinimin e itinerarit dhe mbarëvajtjen e plotë të aktivitetit.

📝 Konfirmimi i pjesëmarrjes

Për shkak të organizimit dhe rezervimit të transportit, lusim të gjithë të interesuarit, si stafin aktual ashtu edhe ish-kolegët tanë të pensionuar, ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 20 gusht.

Konfirmimin mund ta bëni përmes Viber ose WhatsApp në numrat:

📱 +383 44 797 705

📱 +383 49 834 703

Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim te çdo ish-koleg me të cilin keni kontakt, në mënyrë që asnjë mësimdhënës që ka dhënë kontribut në shkollën tonë të mos mbetet pa u ftuar.

Me respekt dhe konsideratë

Burim Gjaka
Drejtor i Shkollës

Address

Pishtarët E Lirisë
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Telephone

+38344000000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU. "Mustafë Shyti" Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share