14/09/2026
📚Në nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, Prefekti i Qarkut Gjirokastër përcjell urimet më të mira për 5,583 nxënësit dhe 733 mësuesit e qarkut, për një vit të mbushur me dije, përkushtim, arritje dhe besim tek e ardhmja.
Urimi vjen nga shkolla “Sali Nivica” në Bashkinë Memaliaj, një shkollë e transformuar dhe e pajisur me infrastrukturën e nevojshme, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë Shqiptare, duke krijuar kushte më të mira dhe një mjedis bashkëkohor për nxënësit dhe mësuesit.
Urojmë që ky vit të sjellë për nxënësit ëndrra të reja e suksese, ndërsa për mësuesit energji, durim dhe kënaqësinë e punës së çmuar në formimin e brezave.
Suksese në çdo shkollë dhe në çdo klasë, ku sot nis një kapitull i ri! 🎓