Policia E Shtetit Reparti 'RENEA'

  • Home
  • Policia E Shtetit Reparti 'RENEA'
Directions

Policia E Shtetit Reparti 'RENEA' http://www.asp.gov.al/
http://www.policia.al/ Ato njihen si forca shume efikase si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Thikat
Camillus,
Randall,
Ge**er,
Fox.

REPARTI RENEA
Reparti i Neutralizimit te Elementit te Armatosur ose shkurt RENEA janë forcat me elitare policore te Shqipërisë. Zanafilla, përbërja
Nis në vitin 1982, kur u krijua Batalioni 326 i Ministrisë së Brendshme, i cili fillimisht pati detyra antidemonstratë. Elementët e përzgjedhur ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, Garda, ushtria dhe nga zhytësit e Marinës Luftarake. Kjo do të shërbente edhe si bërthama e mëvonshme për ngritjen e RENEA-s. Aktualisht, reparti është i përbërë nga 120 efektivë. Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak të Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra bazë prej 4 personash. Kjo sepse Policia e Shtetit ishte një organizëm ushtarak dhe ishte parashikuar përdorimi i policisë në rast lufte. Por tashmë reforma e policisë i ka përjashtuar detyrat ushtarake të saj në rast lufte, kështu që edhe RENEA është riorganizuar në këtë frymë, duke marrë si pikë referimi jo me SAS, por njësi evropiane me detyrë ekskluzivisht Rendi Publik si gjermanen GSG-9 (GrenschutzGruppe 9-gruppi 9 i Policisë Federale Kufitare), italianen GIS dhe NOCS, francezen GIGN. Por taktikat e referimit, si për të gjitha njësitë antiterroriste të botës, mbeten ato të SAS. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Skuadra bazë e ndërhyrjes është e përbërë prej 5 personash, por sipas rrethanave mund të krijohen skuadra prej 3-9 efektivë. Në rolin e ndërhyrësit janë të stërvitur të gjithë efektivët e repartit. Secili prej tyre është i stërvitur në përdorimin e armëve, përfshi qitjen snajper, arte marciale, luftime në vende të mbyllura, zbritja me litar nga çatitë dhe helikopteri, teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, transmetime dhe përgjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim, alpinizëm dhe zhytje.
Problematika e repartit
Reparti RENEA ka pasur gjithnjë probleme me vendqëndrimin për shkak edhe të nevojave të veçanta për vetë aktivitetin që ushtron. Ky repart vuan edhe nga mungesa e ambientit në dispozicion, si dhe amortizimit dhe hapësirave të munguara. Specialistët tregojnë se aty nuk ka pasur investime, sipas logjikës se do të ndryshojnë vendqëndrim nga momenti në moment. Por, prej dy vjetësh, kanë mbetur aty dhe tashmë pritet përgjigjja përfundimtare. Burimet nga specialet tregojnë se projekti ka kaluar tashmë në të gjitha hallkat dhe pritet vendimi i Presidentit për miratimin e tij dhe kalimin e këtyre forcave speciale në qendrën e re. Megjithatë, ata shprehen pesimistë nëse do të bëhet kalimi edhe për faktin nëse do të bëhen investime, pasi objekti i zgjedhur ka nevojë të domosdoshme për rikonstruksion. Një tjetër problem mbetet edhe instalimi i tre reparteve të tjera, siç janë ata të Antieksplozivit, Helikopterët dhe Negocimit. Veprimtaria e tyre lidhet ngushtë me njëri-tjetrin, kështu që është e nevojshme që ata të jenë në të njëjtën qendër dhe me infrastrukturën e duhur. Prej vitesh, reparti i Helikopterëve ka qenë një problem, jo vetëm për kushtet e këqija të vetë njësisë, por edhe për rrezikun që u kanoset banorëve në këtë zonë. Prania e kësaj njësie në zonë, shpeshherë ka sjellë edhe reagimin e banorëve, të cilët kanë protestuar për heqjen e tyre. Ata kanë vënë në dukje rrezikun që u kanoset çdo ditë, ndërkohë që nuk mbetet më pak problem edhe zhurma që shkaktohet prej tyre. Por me ikjen e këtij reparti, edhe këto probleme pritet të mbyllen. Fatmirësisht ky repart, deri më sot, nuk ka pasur ndonjë problem të rëndë me pasoja për atë vetë dhe sidomos për komunitetin. Edhe nga ana profesionale, specialistët e repartit të Helikopterëve tregojnë, se vendqëndrimi aktual i tyre sjell probleme. Gjithashtu, një tjetër problematikë e këtij reparti mbetet edhe një stemë dalluese, e cila i mungon.
Projektet, kriteret
Një qendër e madhe po përgatitet për forcat speciale, ku do të dislokohen mbi 200 forca, duke përfshirë katër repartet më të përgatitura për situata të jashtëzakonshme të policisë. Kjo qendër, që sipas projektit, do të jetë një ndër më të mëdhatë në Evropë, do të vihej në dispozicion në muajin mars, ndërkohë që ende ka mbetur peng i disa procedurave. Reparti RENEA, reparti i Helikopterëve, njësia e Antieksplozivit dhe ajo e Negocimit, mendohet të dislokohen në këtë qendër të projektuar nga specialistët e policisë në Yzberisht, duke i dhënë fund odisesë për vendqëndrimet e tyre. Reparti special është përfshirë nga ethet e largimeve, pasi ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila i referohet asaj të Forcave Speciale Gjermane. Në këto forca do të qëndrohet deri në moshën 45 vjeç. Rregullorja është miratuar që në fund të vitit 2007, ndërsa ka shkuar për zbatim tashmë në repartin elitë të policisë shqiptare. Shtatë efektivë detyrohen të lënë detyrat e tyre në repartin special dhe të vendosin mes daljes në reformë apo kontribuimit në ndonjë detyrë tjetër në shërbimin policor.

Armët dhe pajisjet e përdorura nga forcat RENEA

Armët e zjarrit
HK417,
HKG3,
TRG-22,
TRG-42,
7.62 x 39 mm RPD,
7.62 x 54 mm RPK,
Beretta 92FSs,
TT33s,
SIG P226s,
P228s,
Jericho 941,
G***k 17,
Walther P99s,
CZ75s,
H&K USPs,
Walther PPKs.

Helikopterët
Mil-Mi 8,
Puma,
Bell.

Makinat
IVECO,
Mitsubishi,
SUV.

Të tjera
Maska anti-gaz,
Gaz Lotsjelles,
Flash-bang (zbardhues).

Historik I Shkurtër i Policisë Së Shtetit Shqiptar 1912 – 2007

Në fillimet e shtetit shqiptar e deri në fund të vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes së rendit ishte xhandarmëria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila më tepër kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javë pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit.

Qeveria ngarkoi për të kryer detyrat e një xhandarmërie Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor të parë Halim Gostivarin.

Për nevoja të qeverisë, hynë në këtë shërbim edhe rreth 70 oficerë të larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana tjetër, në maj 1913, Esat pashë Toptani formoi në Durrës një qeveri dhe një batalion xhandarmërie nën komandën e Tajar Tetovës.

Arma e Xhandarmërisë mori paksa formë aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione të drejtuara nga maj. Hysen Prishtina në Vlorë, nga kap. Ali Tetova në Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati në Elbasan. Xhandarmëria caktoi edhe uniformën e rregullt të saj gri-jeshil, jakën kuq e zi, kësulën pa strehë dhe gradat në pjesën e përparshme të jakës. Më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicise shqiptare. Qeveria më 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e përkohshëm mbi krijimin e xhandarmërisë së jugut.

Në mars 1914 erdhën disa oficerë të tjerë holandezë, të cilët shpërndanë 4 detashmente të krijuara më parë. Këta oficerë ishin të ngarkuar nga fuqitë e mëdha për të bërë organizimin e forcave të armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit në Durrës, në krye të policisë vjen Veli Vasjari.

Sipas kushtetutës së parë të vendit, kapitullit IX të Statusit Organik të Shqipërisë, në Forcat e Armatosura bënin pjesë Xhandarmëria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë.

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, formimi i qeverisë së re më 25 dhjetor 1918 mblodhi shumë oficerë e kuadro të tjerë me shpresën se po fillonte më në fund të lëvizte pushteti përmbarues në vend. Nën komandën e Haki Ismail Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua një forcë xhandarmërie. Më pas, Ismail Haki Tatzati u emërua komandant batalioni në Berat, ndërsa në Durrës e Elbasan, përkatësisht major Kasem Qafëzezi dhe major Mustafa Aranitasi. Në Tiranë u hap një shkollë për aspirantë dhe për xhandarë. Në gusht 1919, u formuan batalione xhandarmërie në qendrat e prefekturave.

Xhandarmëria dhe Policia në vitet 1920 – 1939

Pas Kongresit të Lushnjes u bë riorganizimi i forcave të rendit. Në fillim të vitit 1921, organizmi i xhandarmërisë u bë në krah, qark, rreth dhe post komanda. Varësia e xhandarmërisë sipas rregulloreve përkatëse ishte tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme për qetësinë dhe nga Ministria e Drejtësisë për zbatimin e vendimeve të gjykatave. Xhandarmërisë ishte një fuqi e armatosur që siguronte qetësinë e brendshme të shtetit dhe zbatimin e ligjeve e urdhrave të qeverisë, e komanduar prej një komandanti të përgjithshëm, që ishte oficer i shtabit dhe propozohej nga Ministria e Luftës në marrëveshje me MPB-në, i dekretuar nga Këshilli i Naltë. Për çështje ushtarake si dhe për gradime, disiplinë, gjykime, faje ushtarake, xhandarmëria varej nga Ministria e Luftës, ndërsa për çështje administrative e qetësie nga MPB-ja dhe për çështje drejtësie nga MD-ja.

Nga pikëpamja organike ndahej në qark (në çdo prefekturë), rreth (në çdo nënprefekturë), post – komanda (në çdo krahinë ose fshat). Emërimi e qarkullimi i oficerëve bëhej me propozim të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe me pëlqim të MPB-së. Komanda kishte 4 seksione.

Xhandarmëria fillimisht ndahej në 9 qarkkomanda, 40 rrethkomanda, e shumë rrethkomanda. Qarkkomanda e Tiranës, përfshinte edhe Durrësin i cili ishte qendër e prefekturës, duke pasur në varësi Nënprefekturën e Tiranës deri në vitin 1926.

Pas vitit 1925, aparatit shtetëror u riorganizimi. Xhandarmëria u nda në 4 zonëkomanda me qendër në Tiranë, Shkodër, Peshkopi dhe Sarandë me komandantë përkatës kapitenët Preng Previzi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari dhe Hysni Dema. Për organizimin e tyre, në vitet 1925 - 1926, këshilloi inspektori i përgjithshëm kol.Walter F. Stirling, dhe më pas deri vitin 1939 vazhdoi gjen – maj. Jocelyn Percy.

Rregullorja e 17 majit 1925, përcaktonte marrëdhëniet e xhandarmërisë me degët e tjera të administratës, sipas së cilës për çështje ushtarake si gradime, emërime, nderime e disiplinë, varësia e saj ishte e drejtpërdrejtë nga komanda e përgjithshme e saj. Përveç kësaj të fundit, duhej marrë edhe mendimi i inspektorit të përgjithshëm i cili ishte përgjegjës para kryetarit të shtetit. Në rast konflikti midis komandantit të përgjithshëm të xhandarmërisë dhe inspektorit të përgjithshëm, zgjidhjen e jepte qeveria.

Sipas ligjit të 18 majit 1933, Arma e Gjindarmërisë Mbretnore (AGJM), ndahej në komandën e përgjithshme, komandën e shkollës së gjindarmërisë, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Nga pikëpamja ushtarake varej nga komanda e përgjithshme, ndërsa përsa i përket mbajtjes së rregullit nga MPB-ja dhe për shërbimin e policisë gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë.

Xhandarmëria kishte rrjetin e saj informativ, të vënë kurdoherë nën dijeninë e prefektit.

Nga ana tjetër, Policia, nuk ka funksionuar në të njëjtin nivel me xhandarmërinë.

Në fillimet e saj kur policia drejtohej nga drejtori i përgjithshëm i saj, Ahmet Sinani, kishte detyra kryesore:

Administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese, etj).
Të drejtësisë
Civile dhe politike
Në detyrat bazë të policisë ishte marrja e identitetit të njerëzve në hotele, hyrje – daljeve, hartimin e statistikave të ngjarjeve, etj.

Policia ka funksionuar në vitet 1920 – 1922, në vitet 1925 – 1935 dhe gjatë luftës. Pas kësaj kohe detyrat e saj i ushtroi xhandarmëria shëtitëse. Në kohën e luftës u organizuan disa lloje policish. Policia ishte një institucion civil, e cila urdhërohej në nivel vendor nga prefekti, ndërsa varej tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëpër qendrat e qyteteve vepronin komiseritë e policisë të cilat përbëheshin sipas rëndësisë, nga komisarë, inspektore, detektivë, etj. Gjurmimin e përfaqësive diplomatike për një kohë të gjatë e ka bërë policia. Më 1922 u shkri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pasi ishin shkrirë më parë disa zyra të këtij niveli.

Por me anë të ligjit të 22 dhjetorit 1925, u krijuan zyrat e policisë në Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Tiranë.

Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte në varësi të prefektit. Dekreti i 20 dhjetorit 1926, formoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me të drejtat e drejtorive të tjera të MPB-së. Drejtoria kishte një drejtor që merrte 400 franga ari pagesë dhe një sekretar që merrte 300 franga ari.

Qeveria “Evangjeli”, zbatoi dekretligjin e 25 qershorit 1935, sipas së cilit policia u shkri dhe vendin e saj e zuri xhandarmëria qytetëse, duke vepruar nën urdhrat e prefektëve, nënprefektëve dhe kryetarëve të komunave.

Në verën e vitit 1937 nisi projekti për formimin e Policisë së Sigurimit Botnor. Në provën e parë hynë në provë 275 policë, të gjithë të moshës 23 – 33 vjeç me shkollë të posaçme policie. Projekti parashikonte që kjo lloj policie të zëvendësonte xhandarmëritë e qyteteve Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Sarandë. Nëpër qytetet e tjera do të vazhdonte të ndihej më i fortë roli i xhandarmërisë. Varësia e kësaj strukture ishte nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ligji u miratua 19 janarit 1938 por zbatueshmëria e tij u duke shumë pak për shkak të pushtimit fashist të 7 prillit 1939.

Xhandarmëria gjatë periudhës së luftës

Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, Arma e Gjindarmërisë Mbretërore u shkri dhe kaloi në përbërje të Armës së Karabinierisë sipas ligjit të 10 majit 1939. Vendin e xhandarit e zuri karabinieri. Rregullat për veprimin e armës së re u përcaktuan me dekretin e mëkëmbësit të datës 6 prillit 1940. Karabinierët siguronin rregullin publik, lirinë e shtetasve, paprekshmërinë e tyre, pronën private e publike, vëzhgonin respektimin e ligjeve, etj.

Më 31 gusht 1939 mëkëmbësi nxori dekretin, për krijimin e Trupit të Armatosur të Policisë së Shqipërisë. Kjo përkujdesej për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të përgjithshme të shtetit, të pushtetit vendor, ndihmonte në raste fatkeqësish, si dhe bashkëpunonte me të gjitha shërbimet e policisë. Trupa në fjalë përbëhej nga Drejtoria Qendrore, zyrat pranë çdo prefekture e në disa nënprefektura si dhe postat e kufirit. Në organikë të Drejtorisë Qendrore të Policisë ishin drejtori, këshilltari i përhershëm, nënkuestori, 10 funksionarë të sigurimit publik, 60 agjentë të sigurimit,

Pas dobësimit të pushtetit fashist, u ndërmorën hapa për rikrijimin e xhandarmërisë.

Ndër reformat e fillimit të vitit 1943, përmendet nisja e punës për formimin e Trupit të Gjindarmërisë Mbretërore (TGJM). Ky ishte një lëshim që bënin fashistët për të mundësuar zbutjen e armiqësisë së tyre që kishte shkuar gjithsesi në një pikë të padëshirushme. Dekreti i Jacomonit i datës 5 shkurt 1943, autorizonte Qeverinë Shqiptare të krijonte TGJM-në për të ushtruar të gjitha detyrat e policisë gjyqësore, administrative dhe politike që deri ato çaste i ushtronte Arma e Karabinierisë Mbretërore. TGJM, përbëhej prej oficerësh shqiptarë, komandohej prej një komandanti shqiptar dhe ishte në varësi të MPB.

Me këtë projekt u mor pastaj qeveria e Maliq Bushatit. Më 8 mars 1943, sikurse edhe ishte premtuar, u krijua Arma e Gjindarmërisë Mbretnore me qëllimin “për me u kujdesun për sigurinë dhe rregullimin publik e për me përgjue respektimin e ligjeve dhe rregulloreve”. Ajo ishte një nga fuqitë e armatosura dhe në rast lufte bashkëpunonte me forcat e ushtrisë. AGJM përfshinte komandën e përgjithshme, inspektorinë, komandën shkollës, 14 komanda qarqesh, 64 komanda rrethesh, 440 komanda postash. Në këtë mënyrë, me propozim të MPB-së dhe me dekret të mëkëmbësit, kol.Hysni Peja u emërua komandant i Armës së Gjindarmërisë. Fundi i vitit 1944 do të zhdukte përfundimisht armën e xhandarmërisë në Shqipëri.

Formimi i Policisë Popullore

Fundi i vitit 1944 e gjeti Shqipërinë nën një regjim të ri. Komunistët vendosën pushtetin e tyre ushtarak në të gjithë vendin. Në tetor 1944 ata formuan Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit që ishte instrumenti i parë i organizuar i ndjekjes së kundërshtarëve politikë, duke qenë edhe organ informativ. Kjo drejtori ndahej në 3 seksione në Tiranë, Berat dhe Shkodër.

Pas vendosjes së plotë të regjimit komunist, më 30 gusht 1945 Kryesia e KANÇ-it nxori “ligjin” mbi formimin e Policisë Popullore, në çdo prefekturë dhe nënprefekturë pranë KANÇ-ve vendorë. Pas miratimit të statutit të RPSH-së, me ligjin e 9 dhjetorit 1946, Policia Popullore u përcaktua si organ ekzekutiv i administratës shtetërore.

Policia Popullore ishte një prej organeve të diktaturës së proletariatit, e ndërtuar sipas parimeve marksiste – leniniste parimi i luftës së klasave, vija e masave, etj. Gjatë kësaj kohe, kjo polici regjistroi raste të shumta të shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut si pjesë e një sistemi që i mohonte këto të drejta. Policia Popullore si çdo organ tjetër shtetëror udhëhiqej nga Partia e Punës së Shqipërisë.

Policia në pluralizëm

Me rënien e regjimit komunist, filloi puna e vështirë për reformimin e forcave të armatosura. Më 8 qershor 1991, Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7492 për depolitizimin e këtyre forcave. Një vit më vonë, Policisë ju hoq simboli komunist i yllit të kuq me pesë cepa dhe iu rikthyen simbolet kombëtare.

Më 30 korrik 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7504 “Mbi policinë e rendit”. Ky ishte hapi i parë drejt shkëputjes nga tradita e keqe e Policisë Popullore.

Sipas këtij ligji “Policia e rendit është organ ekzekutiv i armatosur, pjesë përbërëse e Ministrisë së Rendit Publik, në strukturën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, veprimtari që bazohej “në Kushtetutë e në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe i përmbahet parimit të ligjshmërisë, të humanizmit e të objektivitetit”.

Detyrë kryesore përcaktohej ruajtja e rendin publik, parandalimi e zbulimi i veprimtarive kriminale që cenonin të drejtat e ligjshme të individëve dhe të mbronte pronën shtetërore e private dhe interesat e organizatave ekonomike, politike e shoqërore nga veprimet e kundërligjshme.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.548, datë 29 dhjetor 1992, data 13 janar 1913 u caktua Dita e Krijimit të Forcave të Ruajtjes së Rendit.

Pas vitit 1992 Policia iu nënshtrua një reformimi të thellë. Nga një instrument shtypës të diktaturës ajo u shndërrua në një institucion në mbrojtje të shtetit demokratik dhe lirive dhe të drejtave të njeriut. Për herë të parë në këtë kohë, Policia përfshiu në radhët e saj edhe shumë ish të përndjekur politikë nga regjimi komunist.

Në vitin 1997 Policia pësoi një goditje të rëndë, kur si pasojë e shkeljes së rendit kushtetues, u dogjën ose u shkatërruan pjesa më e madhe e komisariateve të saj.

Qysh prej majit 1997, ndihmesë të rëndësishme për Policinë e Shtetit jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perëndimor (BEP). Po ashtu nga viti 1997 pranë Policisë operojnë edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali).

Reforma në fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit” nr.8553, datë 25 nëntor 1999.

Sipas këtij ligji Policia e Shtetit është institucion i administratës shtetërore të Republikës së Shqipërisë, në varësi të Ministrisë së Brendshme, që ka për mision të mbrojë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Veprimtaria e Policisë bazohet në Kushtetutë, në aktet normative në zbatim të saj, si dhe në aktet ndërkombëtare të pranuara në përputhje me të. Policia ka organizim unik e të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe është e depolitizuar.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkonte realizimin e një procesi reformash institucionale, ekonomike dhe sociale. Suksesi i këtyre reformave do të përshpejtonte procesin e aderimit të vendit tonë në familjen evropiane.

Në këtë kontekst, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash në funksion të këtij integrimi, dhe pjesë e tyre janë dhe ato të ndërmarra në institucionin e Policisë së Shtetit.

Nga viti 2006 e në vijim me synim për të sjellë ndryshime cilësore në funksionimin e strukturave të Policisë së Shtetit u ideua e realizua një proces i tërë reformimi, i cili synonte krijimin e standarteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të policisë, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar ndaj komunitetit.

Ky proces u zhvillua jashtë ndikimeve politike në përzgjedhjen e personelit, si dhe me asistencën e misioneve të huaja PAMECA, ICITAP dhe OSBE.

Reforma u shtri në disa aspekte atë legjislativ, organizativ, strukturor dhe teknologjik. Të gjitha nismat e ndërmarra kanë synuar realizimin e ndryshimeve thelbësore në Policinë e Shtetit si në drejtim të legjislacionit, strukturave ashtu dhe në drejtim të krijimit të një stili të ri policimi, i cili do t’i përshtatej zhvillimeve dhe kërkesave të shoqërisë.

Përsa i përket reformës legjislative në themel dhe më i rëndësishmi është hartimi dhe miratimi i Ligjit nr.9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, i cili përcakton qartazi ndarjen e policisë nga politika, duke e përcaktuar policinë si institucion të depolitizuar.

Një hap i rëndësishëm ishte dhe hartimi e miratimi i Strategjisë afatgjatë për periudhën 2007-2013, e cila synon orientimin e shërbimit të Policisë së Shtetit drejt qytetarëve. Kjo Strategji, përmban zhvillimet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit, duke u përqëndruar në realizimin e prioriteteve strategjike të saj dhe ndryshimin e filozofisë së policimit dhe të menaxhimit, duke ofruar një shërbim policor modern.

Plani strategjik 7-vjeçar për Policinë e Shtetit është i pari dokument i këtij lloji i cili shërben për projektimin e politikave me qëllim sigurimin e suksesit afatgjatë të Policisë. Kjo strategji, do të sjellë një sërë përfitimesh për Policinë e Shtetit të konkretizuara në:

Krijimin e një kulture moderne manaxhimi, zhvillimin e vazhdueshëm të potencialeve të organizatës, orientimin e strukturave të policisë drejt planifikimit strategjik, përmirësimin e proceseve të punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, përmirësimin e linjave të komunikimit si në mjedisin e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm, identifikimin dhe promovimin e vlerave më të mira si dhe përmirësimin e imazhit të Policisë.

Si element i rëndësishëm i këtyre ndryshimeve vlerësohet krijimi i një Vizioni dhe Misioni që ka në thelb respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe ndryshimin e statusit të policisë si pjesë e administratës publike.

Modeli i Policimit

Si model policimi për vitet e ardhshme, Policia e Shtetit do të aplikojë atë të Policimit në Komunitet.

Zgjedhja e këtij modeli policimi vjen si rrjedhojë e kërkesave në rritje të qytetarëve për një cilësi më të mirë shërbimi, si dhe nga përvojat e suksesshme të organizatave policore homologe të vendeve të BE-së dhe SHBA-së.

Përqafimi i filozofisë së policimit në komunitet nga Policia e Shtetit mundëson përfitime të cilat konsiderohen thelbësore si: Ndryshim të mendësisë, Krijimin e një kulture moderne manaxhimi, Ndërtimin e Partneritetit, Përmirësimin e Infrastrukturës, Krijimin e një imazhi në rritje për Policinë e Shtetit, duke e lidhur këtë dhe me krijimin e besimit.

Në zbatim të Ligjit dhe strategjisë së Policisë së Shtetit, Detyrimeve të Planit Kombëtar të MSA, etj. është punuar me intensitet për të përafruar legjislacionin e Policisë së Shtetit me atë të vendeve të BE-së. Aktet ligjore më të rëndësishme të hartuara e miratuara janë: - Ligji “Për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror”, - Lgji për të Huajt, - Rregullorja e Personelit, - Rregullorja e Disiplinës, - Rregullorja e Brendshme, - Rregullorja për Trajnimet, - Udhëzuesi i Gradimeve. Janë miratuar gjithashtu një sërë strategjishë si: Strategjia e Menaxhimi të Integruar të kufirit, Strategjia e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Terrorizmit, Trafikut të qenieve njerëzore etj.

Po kështu gjatë kësaj periudhe, një sërë suksesesh janë arritur në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve të institucionit, sjelljes dhe aplikimit të eksperiencave më të mira në funksion të arritjes së standarteve bashkëkohore të policimit, manaxhimit të integruar të informacionit, përmirësimit të imazhit, thithjes së donacioneve dhe zbatimit të një numri të madh projektesh.

Address


General information

RREGULLORE E BRENDSHME E MINISTRISË SË BRENDSHME Neni 1 Objekti dhe fusha e zbatimit Objekti i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i rregullave dhe detyrave të hollësishme të organizimit, funksionimit dhe marrëdhënieve ndërmjet niveleve të ndryshme të aparatit të ministrisë dhe institucioneve të vartësisë të Ministrisë së Brendshme. Neni 2 Struktura dhe Organika 1. Ministria e Brendshme funksionon sipas strukturës miratuar me Urdhër të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Brendshme” dhe limitit organik të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Funksionet në Ministrinë e Brendshme janë : politike, civile dhe policore. Neni 3 Ministri i Brendshëm Ministri i Brendshëm është Titullari i Institucionit të Ministrisë së Brendshme. Zëvendësministri në mungesë dhe me porosi ose vetëm me porosi të Ministrit ushtron kompetencat e tij. ( Aneksi nr.4) Neni 4 Marrëdhëniet ndërmjet strukturave të Ministrisë së Brendshme 1. Struktura e Ministrisë së Brendshme përcakton shkallën e hierarkisë dhe të përgjegjësisë së funksioneve në marrëdhënie me njëri-tjetrin. 2. Marrëdhëniet ndërmjet strukturave paralele janë marrëdhënie bashkëpunimi. Gjatë ushtrimi të detyrës vartësit duhet të binden dhe ti raportojnë me përgjegjësi për detyrat e ngarkuara eprorit në përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Neni 5 Kabineti i Ministrit Kabineti i Ministrit është strukturë ndihmëse e cila shërben si organ këshillimor pranë Ministrit. Kabineti ndjek problemet e përditshme duke krijuar kushtet e nevojshme në angazhimin e Ministrit në çështjet kryesore të drejtimit politik. 1. Kabineti i Ministrit kryen këto detyra : a) organizon, përgatit, protokollon mbledhjet dhe takimeve që drejton nga Ministri, b) bashkëpunon me Sekretarin e Përgjithshëm për : • përgatitjen dhe realizimin e komunikimit me median si konferencave të shtypit, intervistave etj. • përgatitjen dhe realizimin e aktiviteve të ndryshme të ndërkombëtare dhe kombëtare ku Ministri dhe administrata e Ministrisë së Brendshme marrin pjesë. • çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Ministri. Neni 6 Sekretari i Përgjithshëm 1. Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i larte civil në Ministrinë e Brendshme. Sekretari i Përgjithshëm ushtron funksionet e tij në përputhje me Ligjin “Për statusin e Nëpunësit Civil” Nr. 8549 Dt.11.11.1999, VKM Nr. 325, datë 21.02.2003 “Për pozicionin, detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministri”. 2.Sekretari i Përgjithshëm ka këto detyra: a) Mbikqyr dhe përgjigjet direkt në lidhje me aktivitetin e të gjitha drejtorive dhe/apo sektorëve në linjën e varësisë së Sekretarit të Përgjithshëm; b) Raporton te Ministri për punën dhe veprimtarinë e aparatit të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë së tij në mënyrë periodike, mujore brenda çdo datë 5 të muajit pasardhës c) Drejton dhe bashkërendon punën me strukturat e varësisë dhe Departamentin e Administratës Publike për politikat dhe procedurat që kanë të bëjnë me propozimet për emërimin, rekrutimin, trajnimin e personelit brenda dhe jashtë vendit, vlerësimin e punonjësve d) Përgatit analiza, raporte dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së strukturave në varësi të tij e) Propozon strategji që kanë të bëjnë me drejtimin, motivimin dhe manaxhimin e personelit të strukturave të tjera të varësisë. f) Ndërmerr iniciativa me strukturat e Ministrisë së Brendshme në lidhje me prezencën dhe disiplinën në punë 3. Sekretari i Përgjithshëm kryen edhe detyra të tjera të ngarkuara nga Ministri. Neni 7 Departamenti i Administratës Publike – DAP 1. Departamenti i Administratës Publike varet nga Ministri i Brendshëm. Duke qënë në varësi direkte të Ministrit, objektivat e hartuara prej DAP-it në përputhje me programet dhe politikat e fushës që mbulon, dërgohen për miratim te Ministri. 2. Drejtori i Departamentit të Administratës Publike raporton çdo muaj tek Ministri i Brendshëm ose pranë Kabinetit të tij, për aktivitetin mujor të Departamentit si dhe detyrave të tjera të ngarkuara nga Ministri. 3. Departamenti i Administratës Publike përgatit raportin vjetor mbi situatën e përgjithshme të shërbimit civil dhe e paraqet atë në Këshillin e Ministrave nëpërmjet Ministrit të Brendshëm. 4. Departamenti i Administratës Publike është përgjegjës për ngritjen e një shërbimi civil profesional dhe të qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës publike. 5. Departamenti i Administratës Publike , ka këto detyra: a) zhvillon dhe implementon proçesin e rekrutimit për nëpunësit civilë në institucionet e administratës qendrore; b) merr pjesë në proçesin e kategorizimit të sistemit të pagave në institucionet e administratës publike; c) ndjek proçesin e rishikimit organizativ dhe funksional të institucioneve të administratës qendrore; d) ndjek proçesin e rritjes së kapaciteteve personale të nëpunësve civilë nëpërmjet trajnimit. Departamenti i Administratës Publike kryen dhe detyra të tjera të përcaktuara në ligjin për “Statusin e nëpunësit civil”. 6. Departamenti i Administratës Publike përfiton shërbimet mbështetëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse. Neni 8 Ceremonitë 1. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinimit të Projekteve në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme kanë përgjegjësitë administrative për organizimin e ceremonive. 2. Ceremonitë zhvillohen në përputhje me rregulloren e ceremonialit në ambjente të hapura ose të mbyllura. 3. Shoqërimi i personaliteteve bëhet sipas rregullave protokollare të përcaktuara në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Neni 9 Vizitat dhe delegacionet e huaja 1. Ministria e Brendshme fton delegacione të vendeve të huaja për vizita zyrtare. 2. Njoftimet zyrtare për pranimin e ftesave i drejtohen Ministrit të Brendshëm. Përgatitjet dhe realizimi i vizitave zyrtare të delegacioneve të huaja në Ministrinë e Brendshme përcaktohen nga lloji dhe rëndësia e vizitës. 3. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinimit të Projekteve përgatit një draft-program paraprak për vizitën e delegacionit të huaj dhe ia paraqet për miratim Ministrit. Ministri, nëpërmjet Kabinetit të tij, ia dërgon palës së ftuar për vizitë. Nëse pala e huaj bie dakort me programin paraprak, atëherë përgatitet programi përfundimtar. 4. Shpenzimet e udhëtimit, të fjetjes dhe akomodimit sipas rastit parashikohen në programin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, si dhe në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore. 5. Ministria e Brendshme duhet të jetë në të njëjtin nivel përfaqësimi me delegacionin e ftuar. Neni 10 Orari i punës dhe qëndrimi gjatë kohës së punës 1. Orari i punës në Ministrinë e Brendshme është ai që përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi për administratën publike nga e hëna në të enjte 08.00-16.30 dhe ditën e premte 08.00-14.00. Ky orar zgjatet në mënyrën e parashikuar në ligj sipas nevojave të institucionit. 2. Gjatë orarit zyrtar nëpunësi është i detyruar ta zhfrytëzojë kohën vetëm për qëllime pune dhe detyrat e tij funksionale. 3. Gjatë orarit zyrtar të punës nëpunësi mund të largohet për arsye pune, shëndetësore ose arsye të tjera të justifikueshme, me miratim/leje të eprorit direkt. Neni 11 Etika për punonjësit e Ministrisë së Brendshme 1. Nëpunësit dhe punonjësit e Minsitrisë së Brendshme duhet të ruajnë reputacionin dinjitetin, si dhe të qëndrojë larg çdo veprimi, qëndrimi apo sjellje e cila mund të zhvlerësojë emrin e mirë të nëpunësit dhe institucionit që përfaqëson. 2. Nëpunësi i Ministrisë së Brendshme është i detyruar tu përmbahet normave të etikës si gjatë orarit të punës ashtu edhe jashtë orarit të punës 3. Nëpunësi i Ministrisë së Brendshme duhet të ruajë konfidencialitetit që buron nga ligji në lidhje me informacionin dhe materialin që njihet dhe merr dijeni gjatë kryerje së detyrës. Ky konfidencialitet nuk eshtë i kufizuar në kohë 4. Nëpunësi duhet të jetë i sjellshëm në marrëdhënie dhe në komunikimin shkresor e verbal me eprorët, kolegët dhe vartësit e tij si dhe të respektojë parimet e etikës sipas legjislacionit në fuqi. 5. Veshja e nëpunësve meshkuj duhet të jetë serioze. Për pozicionin Drejtor Drejtorie dhe funkione të tjera më të larta në hierarki se ky pozicion, veshja duhet të jetë me kostum, këmishë e kravatë, kurse për nëpunësit e tjerë meshkuj duhet paraqitja me pantallona serioze e këmishë. Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo ekstravagante me funde shumë të shkurtra apo këmisha e bluza dekolte. Të gjithë nëpunësit e Ministrisë së Brendshme duhet të kujdesen për higjenën personale dhe paraqitjen e jashtme. Meshkujt duhet të jenë me flokë me gjatësi të përshtatshme, kurse modeli i flokëve për femrat duhet që të mos jetë ekstravagant me nuanca të theksuara ngjyrash. 6. Nuk lejohet përdorimi i linjës telefonike të brendshme për qëllime private, përveç rasteve familjare urgjente. 7. Në takime punë, mbledhje me titullarët e Ministrisë, në raportimin tek eprorët aparti i telefonit celular duhet të jetë i fikur ose pa tingull. 8. Të gjithë nëpunësit që disponojnë numër celulari, me kuotë fikse të caktuar nga Institucioni, janë të detyruar ta mbajnë të hapur këtë numër gjatë 24 orëve. 9. Në të gjitha ambientet e Ministrisë së Brendshme është rreptesisht e ndaluar përdorimi dhe mbajtja e pijeve alkoolike 10. Në të gjitha ambientet e Ministrisë së Brendshme është rreptesisht e ndaluar pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund të lejohet vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim. 11. Në komunikimin e përditshëm brenda institucionit, nëpunësit duhet të respektojnë shkallën hierarkike. Gjatë komunikimit, çdo nëpunës duhet të karakterizohet nga etika dhe respekti i ndërsjelltë. Komunikimi verbal në ambientet e Ministrisë së Brendshme nuk duhet të bëhet me zë të lartë. Neni 12 Shërbimet jashtë rrethit 1. Shërbimet jashtë rrethit nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme mund të jenë të planifikuara apo të paplanifikuara sipas nevojave të ministrisë. 2. Autorizimi për dietat gjatë këtyre shërbimeve lëshohet nga Ministri, ose personi i autorizuar prej Tij. 3. Një udhëtim shërbimi jashtë rrethit nuk mund të bëhet pa u dhënë më parë miratimi nga eprori i drejtpërdrejtë. 4. Pas përfundimit të shërbimit, jashtë rrethit, personi/personat pjesëmarrës duhet t’i dërgojnë eprorit direkt, informacionin përkatës brenda 2-3 ditëve. 5. Në qoftë se një udhëtim shërbimi, për arsye të argumentuara, nuk kryhet ose shtyhet për një periudhë të mëvonshme, nevojitet miratimi me shkrim i atij që e ka autorizuar këtë udhëtim shërbimi. 6. Në qoftë se gjatë një udhëtimi shërbimi bëhet e domosdoshme zgjatja e periudhës së shërbimit, duhet të merret pëlqimi i atij që e ka autorizuar atë, por gjithmonë para përfundimit të kohës së planifikuar të tij. 7. Udhëtimet e shërbimit brenda vendit kryhen me mjetet e transportit të Ministrisë së Brendshme. 8. Pas përfundimit të shërbimit, përgatitet dokumentacioni i nevojshëm dhe argumentimi i shpenzimeve të kryera me dokumentet vërtetuese të kryerjes së këtyre shpenzimeve. Neni 13 Shërbimet jashtë shtetit 1. Për çdo shërbim jashtë shtetit, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive, përgjegjesit e sektorëve dhe specialistët e Ministrisë së Brendshme duhet të marrin miratim me shkrim nga Ministri i Brendshëm. Kërkesës për leje t’i bashkangjitet praktika e plotë e këtij shërbimi dhe ftesa origjinale e palës pritesë. 2. Në të gjitha rastet, Ministrit të Brendshem i paraqitet paraprakisht mendimi nga Sekretari i Përgjithshëm. 3. Përveç rasteve urgjente, praktika e shërbimit e miratuar nga Ministri, duhet të dorëzohet 10 (dhjetë) ditë pune para datës së nisjes në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme. 4. Blerja e biletave të avionit për punonjësit e Ministrisë së Brendshme do të bëhet nga Drejtoria e Sherbimeve të Brendshme me paraqitjen e praktikës së plotë të shërbimit ku do të jenë të detajuara udhëtimi, akomodimi ushqimi taksa të ndryshme etj. 5. Për çdo rast, pas përfundimit të shërbimit të paraqitet pranë eprorit direkt, relacioni mbi aktivitetin e zhvilluar dhe një kopje e këtij relacioni i dërgohet Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinimit të Projekteve. 6. Për rastin e vizitave jashtë shtetit, drejtorët e institucioneve të vartësisë dhe të shoqërive anonime shtetërore në varësi të Ministrisë së Brendshme marrin leje me shkrim nga Ministri, duke shënuar saktë në kërkesë afatin e qëndrimit jashtë shtetit. 7. Notat verbale për pajisjen me viza për lëvizje jashtë shtetit të punonjësve, me qëllim shërbimi zyrtar ose trajnime profesionale do të përgatiten nga Drejtoria Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinimit të Projekteve dhe do të firmosen në të gjitha rastet nga Titullari i Institucionit apo personi i autorizuar prej Tij. 8. Nota verbale bëhet në bazë të modelit të miratuar nga Ministri i Brendshëm dhe në përputhje me standartet dhe kërkesat e ambasadave të huaja të akredituara në vendin tonë. 9. Të gjithë punonjësit që kanë nevojë për viza hyrjeje në shtetet e tjera, për rastet sipas pikës 7, duhet të paraqesin në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinimit të Projekteve kërkesën për një proçedurë marrje vize nëpërmjet drejtorëve të drejtorive, duke paraqitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me arsyet e lëvizjes së tij jashtë shtetit. 10. Pas përfundimit të shërbimit, përgatitet dokumentacioni i nevojshëm dhe argumentimi i shpenzimeve të kryera me dokumentet vërtetuese të kryerjes së këtyre shpenzimeve. 11. Në qoftë se një udhëtim shërbimi, për arsye të argumentuara, nuk kryhet ose shtyhet për një periudhë të mëvonshme, nevojitet miratimi me shkrim i atij që e ka autorizuar këtë udhëtim shërbimi. 12. Në qoftë se gjatë një udhëtimi shërbimi bëhet e domosdoshme zgjatja e periudhës së shërbimit, duhet të merret pëlqimi i atij që e ka autorizuar atë, por gjithmonë para përfundimit të kohës së planifikuar të tij. Neni 14 Përfaqësimi ligjor i Ministrisë së Brendshme 1. Përfaqësimi ligjor i Ministrisë së Brendshme bëhet nga Drejtoria e Shërbimeve Juridike. Për institucionet e vartësisë, përfaqësimi ligjor bëhet nga specialistët e këtyre strukturave. 2. Autorizimi për përfaqësimin ligjor lëshohet nga Ministri në emër të personit i cili do të përfaqësojë Ministrinë e Brendshme në procesin gjyqësor. 3. Për institucionet e varësisë autorizimi për përfaqësim ligjor lëshohet nga drejtuesit e ketyrë institucioneve. 4. Autorizimi për përfaqësimin ligjor në Komisionin e Shërbimit Civil lëshohet nga Sekretari i Përgjithshëm, në emër të personave që do të përfaqësojnë Ministrinë e Brendshme ne seancën dëgjimore, të cilët do të jenë specialisti i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe një specialist i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme. 5. Në raste të veçanta, përveç juristit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në përfaqësimin ligjor të Ministrisë së Brendshme, merr pjesë edhe nëpunësi i strukturës përkatëse me të cilën lidhet konflikti. Neni 15 Informacioni dhe komunikimi me median 1. Të drejtën për komunikimin me median e ka vetëm Ministri. 2. Me porosi apo autorizim të Ministrit komunikimi me median mund të bëhet edhe nga Zëvëndësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm. 3. Drejtoria e Përpunimit të Informacionit është struktura mbështetëse për komunikimim e funksionarëve të sipërcituar me median. Neni 16 Hyrja, trajtimi dhe mbajtja e dokumentacionit 1. Dokumentacioni në Ministrinë e Brendshme depozitohet dhe ruhet në Sektorin e Sekretari-Arkivit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. Të gjitha shkresat, letrat e dërguar nga populli, informacionet dhe mesazhet e ndryshme që drejtohen dhe hyjnë në institucion, pavarësisht nga mënyra e dërgimit të tyre, dorëzohen për regjistrim në sektorin e Sekretari-Arkivit. Ky i fundit vendos vulën e hyrjes ku pasqyrohet numri i protokollit, data dhe ora. 3. Korrespondeca e evidentuar dhe e protokolluar, pasi i vendoset vula përkatëse, i përcillet Titullarit të Institucionit, nëpërmjet Kabinetit të Ministrit, për dhënien e udhëzimeve mbi trajtimin e secilës praktikë. Edhe në rastet kur një shkresë nuk i drejtohet Titullarit, korrespondeca ndjek të njëjtën rrugë administrative. 4. Sipas shënimeve për mënyrën e trajtimit të bëra nga Titullari i Institucionit korrespondenca i dërgohet funksionarëve të caktuar për trajtimin e tyre nëpërmjet sektorit të Sekretari-Arkivit. 5. Sekretari i Përgjithshëm, Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorët e Drejtorive bëjnë shpërndarjen e materialit duke dhënë udhëzimet përkatëse. 6. Shpërndarja e materialit, udhëzimet dhe afatet përkatëse bëhet sipas katelës shoqëruese që do i bashkëlidhet çdo materiali, sipas Aneksit Nr.1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje. 7. Pas trajtimit të materialit nga specialisti përkatës përveç siglës së tij materiali do të nënshkruhet edhe nga përgjegjësi i sektorit, drejtori i drejtorisë, drejtori i përgjithshëm, Sekretari i Përgjithshëm dhe pas kësaj i dorëzohet titullarit për firmë. Nëse materiali është me më shumë se një fletë, nëpunësi që e koncepton duhet që të siglojë në fund djathtas seicilën prej fletëve. 8. Vula e Ministrisë vihet vetëm mbi firmën e Ministrit. Përjashtim bëhet vetëm në rastet si vijon: a) Ministri ia delegon këtë të drejte Zëvendësministrit. b) Ministri ia delegon këtë të drejte Sekretarit të Përgjithshëm sipas përcaktimeve të bëra në VKM Nr. 325, datë 21.02.2003, në përputhje me funksionin dhe fushën e veprimtarisë që i është ngarkuar, si edhe në rastet e komunikimit të Sekretarit të Përgjithshëm me homologët e tij për çështje të administrimit të punëve të përditëshme. 9. Komunikimi i shkresave brenda aparatit të Ministrisë se Brendshme në përputhje me shkallën hierarkike bëhet si më poshtë vijon: a) në nivel drejtori të përgjithshëm b) në nivel drejtori drejtorie brenda së njëjtës drejtori të përgjithshme c) në nivel drejtor drejtorie në drejtori të përgjithshme të ndryshme nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm përkatës 10. Delegimi i kompetencave duhet të bëhet me shkrim duke ndjekur rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative. Në rastet e delegimit duhet bërë shënimi „Në mungesë dhe me autorizim“ duke vendosur edhe emrin e të autorizuarit. (Aneksi Nr.6) 11. Shkresa e trajtuar dorëzohet në sektorin e Sekretari-Arkivit brenda afateve të parashikuara në kartelën shoqëruese në të paktën 2 (dy) kopje, ku njëra nga kopjet e cila qëndron në sektorin e Sekretari-Arkivit përmban siglat e përcaktuar në pikën 7 të po këtij neni. Specialistët e sektorit te Sekretari-Arkivit janë të detyruar që në prani të nëpunësit që dorëzon materialin të bëjë shënimet e duhura në rregjistrin e protokollit. 12. Çdo projekt-akt i ardhur nga ministritë e tjera, si edhe projekt-aktet e përgatitura nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, kalon për mendim në drejtorine e shërbimeve juridike të Ministrisë së Brendshme e cila bashkërendon punën me strukturën që ka lidhje teknike me këtë projekt-akt. Çdo sugjerim i dhënë nga drejtoria e shrëbimeve juridike për projekt-aktet e përgatitura nga strukturat e Ministrisë së Brendshme duhet të pasqyrohet në projektin përfundimtar. 13. Shkresat zyrtare të evidentuara si të trajtuara apo të përfunduara arkivohen me shënimin AA (akti arkivohet) me firmën e drejtorit të drejtorisë përkatëse dhe dërgohen në sektorin e Sekretari-Arkivit. Neni 17 Modelet e shkresave Modelet e shkresave bëhen sipas anekseve bashkëlidhur kësaj rregulloreje: Aneksi nr.1 – Kartela shoqëruese e çdo praktike Aneksi nr.2 – Memo Aneksi nr.3 – Shkresë e Ministrit Aneksi nr.4 – Shkresë e sigluar me porosi, në mungesë të Ministrit Aneksi nr.5 – Shkresë brenda Ministrisë Aneksi nr.6 – Shkresë brenda Ministrisë, n♪ë mungesë dhe me autorizim. Aneksi nr.7 – Urdhri i Ministrit. Neni 18 Komunikimi i brendshëm me rrjet elektronik Komunikimi i brendshëm në Ministrinë e Brendshme mund të realizohet edhe nëpërmjet rrjetit elektronik. Me anë të tij shkëmbehen dhe merren informacione që kanë lidhje me fushat përkatëse që mbulojnë drejtoritë duke lehtësuar aktivitetin e tyre. Komunikimi dhe shkëmbimi i dokumentave zyrtare, brenda Ministrisë apo jashtë saj, nga nëpunësit e Ministrisë së Brendshme bëhet gjithmonë duke përdorur postën elektronike të Ministrisë. Vetëm në raste kur kjo adresë nuk funksionon apo nuk ekziston, nëpunësit mund të përdorin postë elektronike alternative. Neni 19 Rregulla të hyrjes në Ministrinë e Brendshme 1. Hyrja në Ministrinë e Brendshme bëhet për nevoja pune dhe takime të ndryshme. Hyrja dhe lëvizja në Ministrinë e Brendshme duhet të jetë nën vëzhgimin e kamerave dhe të rojeve të sigurisë së institucionit. 2. Personeli i Ministrisë së Brendshme pajiset me leje-hyrje të përhershme. 3. Me leje-hyrje të përkohshme pajisen: a) personeli i Ministrisë së Brendshme që emërohet rishtas në detyrë, deri në pajisjen e tyre me leje-hyrje të përhershme; b) persona të tjerë që komandohen me shërbim në strukturën e Ministrisë së Brendshme për një periudhë kohore deri në një muaj. Këto leje-hyrje jepen nga Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme. Leje-hyrjet nënshkruhen nga Drejtori i kësaj drejtorie. 4. Me leje-hyrje ditore pajisen persona të ndryshëm, që vijnë për punë dhe takime në Ministrinë e Brendshme. Leje-hyrjet ditore duhet të jenë me shënimin "VIZITOR". Këto leje-hyrje jepen kundrejt një dokumenti identifikimi, i cili rikthehet kur dorëzohet leje-hyrja. Leje-hyrja mbahet e varur në vend të dukshëm gjatë kohës së vizitës në Ministrinë e Brendshme. Këto leje-hyrje jepen nga Reparti i Sigurisë dhe Ceremonialit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke marrë më parë pëlqimin e personit, me të cilin kërkohet takim. Pas takimit personi pritës firmos lejen e hyrjes duke shenuar datën dhe orën e mbarimit të vizitës. 5. Gjatë orarit zyrtar të gjithë punonjësit e Ministrisë së Brendshme pa përjashtim mbajnë të varur në vend të dukshëm dokumentin e identifikimit. 6. Personat që hyjnë me leje-hyrje ditore në Ministrinë e Brendshme, për takim deri në nivel përgjegjës sektori, shoqërohen si në hyrje dhe në dalje nga një personi pritës. Për takime drejtor drejtorie dhe lart, shoqërohen nga oficeri i shërbimit. 7. Me ndëprerjen e marrëdhënieve të punës me Ministrinë e Brendshme, çdo person dorëzon leje-hyrjen në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme. 8. Në rastet e humbjes së leje-hyrjen, personi e njofton menjëherë eprorin e tij, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme. 9. Të gjithë qytetarët, punonjesit dhe oficerët që janë më status VIZITOR në rast se kanë armatim personal, janë të detyruar të dorëzojnë armatimin në vendet e posaçme të përcaktuara nga Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme. 10. Hyrja dhe dalja e punonjësve të administratës në Ministrinë e Brendshme jashtë orarit zyrtar të punës dhe/ose në ditët e pushimit evidentohet nga punonjësit e shërbimit të ruajtjes. Neni 20 Parkimi i automjeteve 1. Në oborrin e brendshëm të Ministrisë kanë të drejtë të hyjnë dhe të parkohen vetëm automjetet e Ministrit të Brendshëm. 2. Në oborrin e brendshëm të Ministrisë kanë të drejtë të hyjnë automjetet e Zëvendësministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, të cilat parkohen jashtë Ministrisë, pasi zbresin këta funksionarë. 3. Në oborrin e brendshëm të Ministrisë kanë të drejtë të hyjnë dhe të parkohen automjetet e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, të ambasadorëve, të delegacioneve të nivelit të lartë si edhe mjete të tjera, sipas porosisë së Ministrit të Brendshëm. 4. Në sheshin e parkimit, që ndodhet në oborrin e jashtëm të Ministrisë, lejohen të hyjnë automjete të furnizimit, vetëm me urdhër të drejtuesit të strukturës që është përgjegjëse për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve, ku të përcaktohet koha e hyrjes, daljes, lloji i mallit që futet ose del dhe personi që do të bëjë shoqërimin e mallit. Punonjësit e shërbimit të ruajtjes lejojnë futjen e automjetit pasi e kanë kontrolluar atë dhe dokumentacionin shoqërues si edhe asistojnë gjatë gjithë kohës së qëndrimit të automjetit në këto mjedise. 5. Parkimi i automjeteve zyrtare të Ministrisë së Brendshme bëhet në sheshin e parkimit, në oborrin e jashtëm të Ministrisë, sipas një skeme të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, duke u bazuar në funksionin e tyre. 6. Parkimi i automjeteve zyrtare që vijnë për arsye pune e shërbimi në Ministrinë e Brendshme bëhet në sheshin e parkimit të automjeteve të Ministrisë së Brendshme, në vendet e lëna rezervë. Neni 21 Masat e sigurisë 1. Për sigurinë e institucionit të Ministrisë së Brendshme përgjigjet Reparti i Sigurisë dhe Ceremonialit i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2. Rojet pranë hyrjeve të Ministrit të Brendshëm, gjatë kohës së punës duhet të mbajnë uniformën e ceremonialit dhe të jenë të paarmatosur. 3. Shërbimet dhe mirëmbajtja e zyrave në Ministrinë e Brendshme bëhet vetëm në prani të personit që punon në atë zyrë apo të një personi tjetër të ngarkuar prej tij. 4. Në mbarim të punës, punonjësit e Ministrisë së Brendshme, marrin masat e nevojshme për sigurimin e ambjentit të punës. 5. Kur efektivi i shërbimit të Ministrisë së Brendshme, konstaton se ka mbetur ndonjë zyrë e pasiguruar, lajmëron menjëherë komandantin e truprojës. Ky i fundit vë në dijeni eprorin në varësi të së cilës është kjo zyrë dhe merr masat përkatëse për sigurimin e zyrës deri në ardhjen e personit përgjegjës. Neni 22 Sanksione Mos repektimi Rregullores së brendshme të Ministrisë së Brendshme ngarkon me përgjegjësi dhe përbën shkak për proçedim disiplinor sipas dispozitave ligjore në fuqi. MINISTRI

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia E Shtetit Reparti 'RENEA' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed government service?

Share