27/07/2026
📌 Në kuadër të aktiviteteve të Kampit Veror, fëmijët mirëpritën punonjësit e MZSH Devoll, të cilët prezantuan nga afër mjetet dhe pajisjet e përdorura në ndërhyrjet emergjente. 🚒🧑🚒
Fëmijët u njohën me rolin dhe rëndësinë e shërbimit zjarrfikës për sigurinë e qytetarëve, si dhe mësuan si të veprojnë në raste zjarri apo emergjencash, duke telefonuar në numrin 128. 🔥🧯
✅ Aktivitete të tilla i ndihmojnë fëmijët të ndërgjegjësohen për rëndësinë e sigurisë dhe të edukohen me kulturën e parandalimit.