Këshilli i Bashkisë Devoll

Këshilli i Bashkisë Devoll Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli i Bashkisë Devoll, Government Official, Bilishti.

22/07/2026

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Devoll, 22.07.2026

19/07/2026

BASHKIA DEVOLL
KËSHILLI I BASHKISË DEVOLL


Nr.___ Prot Bilisht më __.___.2026

NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Devoll
Të Nderuar

Njoftoheni se ditën e Mërkurë në datën 22.07.2026, ora 13:00, në sallën e Këshillit të Bashkisë Devoll, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4 nenit, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 30.06.2026.
3. Projekt-Vendim Nr.47 Datë 21.05.2026 “ Për rishqyrtim “Për dhënien me qira të sipërfaqes 50 HA në ngastrën me kod kadastral KO02 00 019 në ekonominë kullosore “Bilisht” (Për mbarështrimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme)
4. Projekt-Vendim Nr. 53 Datë 24.06.2026 “Për rishqyrtim “ Për miratimin e projektit te pare te Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029.
5. Projekt-Vendim Nr.55 Datë 24.06.2026 “Për rishqyrtim “Për rishikimin e buxhetit të vitit 2026.”
6. Projekt-Vendim Nr.56 Datë 24.06.2026 “Për rishqyrtim “Për miratimin e bashkëortakërisë nëpërmjet dhurimit të një pjese të kuotës nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ALBEDO Solar SHPK dhe autorizimin e kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e kuotave.”
7. Projekt-Vendim Nr.57 Datë 16.07.2026 “Për miratimin e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok ndihmën ekonomike për muajin Qershor 2026.
8. Projekt-Vendim Nr.58 Datë 16.07.2022 “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 në nivel programi.
9. Projekt-Vendim Nr.59 Datë 16.07.2026 “Për shtesën në buxhet sipas shkresës Nr.11214/3 Prot datë 06.07.2026 nga ministria e financave mbi zbatimin e aktit normativ Nr.02 datë 30.06.2026.
10. Projekt-Vendim Nr.60 Datë 16.07.2026 “Për miratimin e planit social vendor të Bashkisë Devoll për vitin 2027-2030.”
11. Projekt-Vendim Nr.61 Datë 17.07.2026 “Për dhënien e titullit qytetar nderi për Z.Zamir Dule.”
12. Projekt-Vendim Nr.62 Datë 17.07.2026 “Për miratimin e planit të menaxhimit të pyjeve bashkiak të ekonomisë pyjore Qafa e Zvezdës-Trestenik.”




Të Tjera :



Shënim: Mbledhjet e komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:


• Komisioni i financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake dhe Planifikimit te Zhvillimit Strategjik të Bashkisë, Mbikqyrjes Financiare, Ekonomia Vendore, Turizmi dhe Zhvillimi Rural .
Pika 4,5, 6 , 8 , 9 e rendit të ditës.

,Znj.Ermena Xhaci ,Z.Eroldi Begolli , Z.Eduard Maho , Z.Oliver Mulla .

• Komisioni i Mirëqënies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore,Mosdiskriminimit, të Drejtave të Njeriut, Arsimit, Sporteve dhe Clodhjes,Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Dhënies së Titujve ,Emërtimeve.
Pika 7, 10,11 e rendit të ditës.

Z.Trifon Meraku, Znj.Valbona Spaho,Znj. Imelda Cucka , Z.Festim Kaso , Znj. Albana Skoti



• Komisioni I Bujqesise, Pyjeve, Menaxhimit te ujrave, Mbrojtjes se Mjedisit dhe Biodiversitetit.


Pika 3, 12,

Znj. Esmeralda Medolli ,Znj.Lindita Cokani , Znj. Imelda Cucka, Z.Trifon Meraku Z.Vladimir Kello



Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen datë 20.07.2026 – 21.07.2026
Ora 13:00-15:00

Mbledhja është e hapur!



KRYETARI I KESHILLIT
ALFREDI GJATA

30/06/2026

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Devoll, 30.06.2026

27/06/2026

BASHKIA DEVOLL
KËSHILLI I BASHKISË DEVOLL

Nr.___ Prot Bilisht më __.___.2026

NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Devoll
Të Nderuar

Njoftoheni se ditën e Martë në datën 30.06.2026, ora 12:00, në sallën e Këshillit të Bashkisë Devoll, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4 nenit, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 29.05.2026.
3. Projekt-Vendim Nr.47 Datë 21.05.2026 “Për dhënien me qira të sipërfaqes 50 HA në ngastrën me kod kadastral KO02 00 019 në ekonominë kullosore “Bilisht” (Për mbarështrimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme)
4. Projekt-Vendim Nr.48 Datë 22.06.2026 , “ Për miratimin e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok ndihmën ekonomike për muajin Maj 2026.
5. Projekt-Vendim Nr.49 Datë 22.06.2026 , “ Për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.12 datë 26.01.2023“Për miratimin e shtesës në inventarin e pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të kalohen në pronësi të bashkisë Devoll të pasurive kadastrale me numër : 695, Nr.696, Nr.702, Nr.704, Nr.705, Nr.706, Nr. 707, Nr.736, Nr.737 ZK. 1202 Fshati Bitinckë.”
6. Projekt-Vendim Nr.50 Datë 22.06.2026 , “Për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.48 datë 31.07.2023“Për miratimin e shtesës në inventarin e pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të kalohen në pronësi të bashkisë Devoll të pasurive kadastrale me numër: 697, Nr.700 ZK. 1202 fshati Bitinckë.”
7. Projekt-Vendim Nr.51 Datë 22.06.2026 “Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve përfituese si dhe të bashkëfinancimit nga Bashkia Devoll, për zbatimin e programit të strehimit social ‘Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetet e varfëra dhe të pafavorizuara.”
8. Projekt-Vendim Nr.52 Datë 24.06.2026 “Për miratimin e venddepozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte.
9. Projekt-Vendim Nr. 53 Datë 24.06.2026 “Projekt-Dokumenti Faza 1 e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029.
10. Projekt-Vendim Nr.54 Datë 24.06.2026 “Për miratimin vendor të barazisë gjinore Bashkia Devoll 2026-2028.
11. Projekt-Vendim Nr.55 Datë 24.06.2026 “Rishikimin e buxhetit të vitit 2026.”
12. Projekt-Vendim Nr.56 Datë 24.06.2026 “Për miratimin e bashkëortakërisë nëpërmjet dhurimit të një pjese të kuotës nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ALBEDO Solar SHPK dhe autorizimin e kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e kuotave.”
Të Tjera :
• Raport për monitorimin e zbatimit të buxhetit të vitit 2026, 4-mujori i parë Janar-Prill 2026.
• Prezantim i Raportit të Performancës 2025, Bashkia Devoll.
• Dorëheqja e këshilltares Znj.Arsina Mazelliu.

Keshilli i Bashkise Devoll zhvilloi mbledhjen e rekomandimeve për Tavanet Përgatitore Buxhetore 2027-2029 dhe për Drafti...
22/06/2026

Keshilli i Bashkise Devoll zhvilloi mbledhjen e rekomandimeve për Tavanet Përgatitore Buxhetore 2027-2029 dhe për Draftin e parë të Projekt
Buxhetit Afatmesëm 2027 - 2029.

Njoftim për konsultim publikMbledhja e rekomandimeve për Tavanet Përgatitore Buxhetore 2027-2029 dhe për Draftin e parë ...
11/06/2026

Njoftim për konsultim publik

Mbledhja e rekomandimeve për Tavanet Përgatitore Buxhetore 2027-2029 dhe për Draftin e parë të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2027 – 2029.

Propozuesi i akteve: Kryetari I Bashkisë, z. Eduard Duro.

1. Sqarime për projekt-aktin: Konsultimi publik synon të identifikojë mendimin e komunitetit për shpenzimet e parashikuara në lidhje me programet/shërbimet që ofron bashkia referuar Tavaneve përgatitore buxhetore të parashikuara për 2027-2029, si dhe të marrë rekomandimet e publikut në lidhje me draftin e parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 të bashkisë Devoll.
2. Kalendari i konsultimit:
Takimi per konsultimin publik do te zhvillohet me pjesemarrje nga NJA Miras, Proger, Hocisht, Qender, Bilisht, ne daten 22 qershor 2026 ne sallen e Keshillit Bashkiak, Bashkia Devoll.



Banorët do të kenë mundësi të konsultojnë dokumentat në lidhje me cështjet për diskutim në link-et e mëposhtëm.

Tavanet përgatitore buxhetore 2027-2029

Linku:

https://drive.google.com/file/d/1zot_TUuIs3a_O_8I1w3IYW1YgzYiX8ji/view?usp=sharing


Pjesëmarrës nga ana e Bashkisë dhe e Këshillit bashkiak:

- Anëtarët e Këshillit Bashkiak,

-Përfaqësues nga ekzekutivi,

-Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës të Këshillit të Bashkisë Devoll,

- Anëtare të Aleancës së Grave Këshilltare

-Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik,

-Zyra e Financës së Bashkisë

- Grupe interesi nga shtresa vulnerable

- Perfaqesues te Shoqerise civile

Format e konsultimit :

o Konsultim me takime fizike.
o Vjelje mendimi nëpërmjet postës dhe postës elektronike.

Qëllimi i këshillimit publik

Evdientimi i nevojave dhe i mendimit të komunitetit përkundrejt programeve/shërbimeve që ofron bashkia, si dhe marrja e rekomandimeve të publikut ne lidhje me planifikimin dhe shpenzimet e parashikuara në Tavanet Përgatitore Buxhetore 2027-2029 dhe draftin e parë të Programit Buxhetor Afatmesem 2027-2029 të bashkisë Devoll.

Përshkrimi i cështjes që trajton projekt-akti

Miratimi i Tavaneve Përgatitore Buxhetore dhe Projekt Buxhetit Afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizoje këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetareve:
• Për mënyrën se si duhet të shpërndahen fondet përgjatë 2027-2029
• Për nivelin e financimit të parashikuar në Tavanet Përgatitore buxhetore 2027-2029
• Sa dhe si fondet e planifikuara për 2027-2029 shërbejnë për të përmirësuar shërbimet që ofron bashkia
• Për cilat shërbime / funksione, komuniteti mendon se bashkia duhet të shpenzojë më shumë gjatë tre viteve të ardhshme.

Pyetjet që ngre Këshilli ndaj publikut

Këshilli i Bashkisë është i interesuar të marrë opinionin e komunitetit në lidhje me cështjet si vijon:

1. A jeni dakort me mënyrën si janë planifikuar të shpenzohen paratë?
2. Cilat janë nevojat tuaja, për përmbushjen e të cilave duhen përmirësuar shërbimet që ofrohen nga ana e Bashkisë?
3. Cilat janë shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë fonde publike gjatë periudhës 2027 – 2029?
4. Për cilin shërbim publik jeni më të kënaqur?
Tjetër​

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:

1. Pergatitjen nga ana e Sekretariatit të Këshillit te një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit/takimeve që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje.
2. Dërgimi i Përmbledhjes me Rekomandimet Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës… dhe këshilltarëve të KB.
3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe finances…(mbledhja e komisionit është e hapur për publikun sipas datave të parashikuara në kalendar) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë në lidhje me to;
4. Reflektimi i rekomandimeve të dala nga konsultimi publik në dokumentin përfundimtar të Tavaneve Buxhetore 2027-2029 si dhe në PBA 2027-2029 të rishikuar.
5. Diskutimi dhe miratimi i akteve të mësipërme në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit në perputhje me detyrimin ligjor dhe afatet kohore të përcaktuara në të.
6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre.
7. Publikimi i akteve përkatëse në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në rubriken e transparencës së Bashkisë.
8. Njoftimi i administratës për aktin/aktet e miratuar.
Monitorimi i zbatimit të tij.
Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme.
Opsionet e mundshme për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit janë:

Ndryshime në alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia.

Kontaktet dhe afatet e dërgimit te komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve


Sugjerimet on line janë të mirëpritura deri më datë 05 Korrik 2026, në adresen e email:

[email protected]

Data e publikimit

Datë 03 /06/2026


KRYETARI I KB DEVOLL SEKRETARI I KB DEVOLL

Alfredi Gjata Kostandina Braholli

25/05/2026

BASHKIA DEVOLL
KËSHILLI I BASHKISË DEVOLL

Nr.___ Prot Bilisht më __.___.2026

NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Devoll
Të Nderuar

Njoftoheni se ditën e Premte në datën 29.05.2026, ora 12:00, në sallën e Këshillit të Bashkisë Devoll, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4 nenit, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 12.05.2026.
3. Projekt-Vendim Nr.44 Datë 21.05.2026 , “ Për miratimin e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok ndihmën ekonomike për muajin Prill 2026.
4. Projekt-Vendim Nr.45 Datë 21.05.2026 , “ Për miratimin e ndihmës financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit nga fondi rezervë i bashkisë për qytetarë në nevojë.”
5. Projekt-Vendim Nr.46 Datë 21.05.2026 , “Dhënien e certifikatës të mirënjohjes Z.Admir Bitincka.”
6. Projekt-Vendim Nr.47 Datë 21.05.2026 “Për dhënien me qira të sipërfaqes 50 HA në ngastrën me kod kadastral KO02 00 019 në ekonominë kullosore “Bilisht” (Për mbarështrimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme)
Të Tjera :
• Raport për monitorimin e zbatimit të buxhetit të vitit 2026, 4-mujori i parë Janar-Prill 2026.
• Veprimtaria e auditit të brendshëm për vitin 2025 dhe zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditi i brendshëm për vitin 2025.
• Prezantim i Raportit të Performancës 2025, Bashkia Devoll.

Shënim: Mbledhjet e komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:


• Komisioni i financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake dhe Planifikimit te Zhvillimit Strategjik të Bashkisë, Mbikqyrjes Financiare, Ekonomia Vendore, Turizmi dhe Zhvillimi Rural .
Pika 6 e rendit të ditës.

Znj.Arsina Mazelliu ,Znj.Ermena Xhaci ,Z.Eroldi Begolli , Z.Eduard Maho , Z.Oliver Mulla .

• Komisioni i Mirëqënies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore,Mosdiskriminimit, të Drejtave të Njeriut, Arsimit, Sporteve dhe Clodhjes,Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Dhënies së Titujve ,Emërtimeve.
Pika 3 , 4 ,5 e rendit të ditës.

Z.Trifon Meraku, Znj.Valbona Spaho,Znj. Imelda Cucka , Z.Festim Kaso , Znj. Albana Skoti



Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen datë 26.05.2026 dhe 28.05.2026
Ora 13:00-15:00

Mbledhja është e hapur!



KRYETARI I KESHILLIT
ALFREDI GJATA

24/04/2026

BASHKIA DEVOLL
KËSHILLI I BASHKISË DEVOLL

Nr.___ Prot Bilisht më __.___.2026

NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Devoll
Të Nderuar

Njoftoheni se ditën e Enjte në datën 30.04.2026, ora 12:00, në sallën e Këshillit të Bashkisë Devoll, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4 nenit, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 27.03.2026.
3. Projekt-Vendim Nr.35 Datë 22.04.2026 , “ Për miratimin e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok ndihmën ekonomike për muajin Mars 2026.
4. Projekt-Vendim Nr.36 Datë 22.04.2026 , “ Për miratimin e ndihmës financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit nga fondi rezervë i bashkisë për qytetarët në nevojë.”
5. Projekt-Vendim Nr.37 Datë 22.04.2026 , “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 në nivel programi.”
6. Projekt-Vendim Nr.38 Datë 22.04.2026 “Për kalimin në pronësi të trojeve të dhëna për qëllime ndërtimi nga bashkitë, ish komunat dhe ish këshillat e rretheve pas datës 10.08.1991 deri në hyrjen në fuqi të ligjit 24/2012 “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij” dhe për autorizimin e Kryetarit të Bashkisë Devoll ose të autorizuarit ligjor të tij për lidhjen e kontratës përpara noterit për sh*tjen e trojeve të dhëna për ndërtim.”
7. Projekt-Vendim Nr.39 Datë 22.04.2026 “Për miratimin e bashkëortakërisë nëpërmjet dhurimit të një pjese të kuotës nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar DRITSOL Sh.P.K.”
8. Projekt-Vendim Nr.40 Datë 22.04.2026 “Për miratimin e bashkëortakërisë nëpërmjet dhurimit të një pjese të kuotës nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar A-CO Sh.P.K.”
9. Projekt-Vendim Nr.41 Datë 22.04.2026 “Për miratimin e bashkëortakërisë nëpërmjet dhurimit të një pjese të kuotës nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ALBEDO SOLAR Sh.P.K.”


Të Tjera :


Shënim: Mbledhjet e komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:


• Komisioni i financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake dhe Planifikimit te Zhvillimit Strategjik të Bashkisë, Mbikqyrjes Financiare, Ekonomia Vendore, Turizmi dhe Zhvillimi Rural .
Pika 4, 5, 7 , 8, 9 e rendit të ditës.

Znj.Arsina Mazelliu ,Znj.Ermena Xhaci ,Z.Eroldi Begolli , Z.Eduard Maho , Z.Oliver Mulla .

• Komisioni i Mirëqënies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore,Mosdiskriminimit, Drejtave të Njeriut, Arsimit, Sporteve dhe Clodhjes,Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Dhënies së Titujve ,Emërtimeve.
Pika 3, e rendit të ditës.

Z.Trifon Meraku, Znj.Valbona Spaho,Znj. Imelda Cucka , Z.Festim Kaso , Znj. Albana Skoti



• Komisioni I Zhvillimit hapesinor, infrastruktures dhe Strehimit, Sigurise Publike, Emergjencave Civile dhe Rehabilitimit


Pika 6 e rendit të ditës.

Znj. Paola Spaho, Z. Oliver Mulla , Z.Vladimir Gjyli




Shënim: Mbledhjet e komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:

Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen datë 27.04.2026 dhe 28.04.2026
Ora 13:00-15:00


Mbledhja është e hapur!



KRYETARI I KESHILLIT
ALFREDI GJATA

Gëzuar Fitër Bajramin! Shëndet dhe gëzim në çdo familje!
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin! Shëndet dhe gëzim në çdo familje!

20/03/2026

Address

Bilishti

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Bashkisë Devoll posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share