Shkolla 9-vjeçare "Artan Zeka" Qerret-Durres

Shkolla 9-vjeçare "Artan Zeka" Qerret-Durres Shkolla 9-vjeçare "Artan Zeka" Qerret eshte ndertuar ne vitin 1956, asokohe me emrin "Asim Vokshi" . Ka qene dhe vazhdon te jete kontribut i dijes.

14/09/2026

🦅🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱👨‍🎓👩‍🎓

📚✨ Një fillim i bukur për një vit të ri plot dije, buzëqeshje dhe suksese! 🏫❤️Nxënësit tanë nisën me entuziazëm rrugëtim...
14/09/2026

📚✨ Një fillim i bukur për një vit të ri plot dije, buzëqeshje dhe suksese! 🏫❤️
Nxënësit tanë nisën me entuziazëm rrugëtimin e tyre të ri, në ambientet e zbukuruara si per nje dite feste! 🎒🌸
Një falënderim i veçantë për stafin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën, pavarsisht mbingakeses të fillimvitit, krijuan ambjente mikpritese per nxenesit tane!

Gëzuar vitin e ri shkollor! 📖🎓❤️
Zyra Vendore Arsimore Durres

11/09/2026

NJOFTIM
Përshëndetje,
Nga verifikimet e kryera në portalin e-Albania, rezulton se sistemi për regjistrimet në klasën e parë dhe klasën e dhjetë është rihapur përsëri gjatë datave 11–12 shtator.
Ju bëjmë me dije se nxënësit të cilët rezultojnë ende të paregjistruar duhet të njoftohen menjëherë për rihapjen e sistemit dhe të kryejnë regjistrimin përmes portalit e-Albania.
Theksojmë se, për shtetasit shqiptarë me ID shqiptare, Zyra Vendore Arsimore nuk kryen regjistrime manuale. Regjistrimi duhet të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit elektronik, i cili është rihapur për këtë qëllim.
Lutemi që informacioni t’u përcillet sa më shpejt të gjithë nxënësve/prindërve që rezultojnë të paregjistruar, në mënyrë që ata të përfundojnë procedurën e regjistrimit brenda afatit.
Faleminderit për bashkëpunimin.

09/09/2026

Me libra të rinj, energji të re dhe shumë dëshirë për të mësuar, urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, arritje dhe momente të bukura për çdo nxënës!
🏫 Shkolla jonë ju uron një vit të mbarë dhe plot rezultate! ❤️

Sot, nxënësit e shkollës sonë morën tekstet e reja shkollore, të cilat do t’i shoqërojnë gjatë rrugëtimit të tyre të dij...
09/09/2026

Sot, nxënësit e shkollës sonë morën tekstet e reja shkollore, të cilat do t’i shoqërojnë gjatë rrugëtimit të tyre të dijes dhe të të nxënit!

🏫 Shkolla jonë ju uron një vit të mbarë dhe plot rezultate! ❤️

📚📖 Njoftim për prindërit dhe nxënësit!Ju njoftojmë se ditën e mërkurë do të bëhet shpërndarja e librave shkollorë për vi...
08/09/2026

📚📖 Njoftim për prindërit dhe nxënësit!

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë do të bëhet shpërndarja e librave shkollorë për vitin e ri shkollor. 📚

Ju lutemi të jeni të pranishëm sipas orarit të përcaktuar, në mënyrë që procesi i shpërndarjes të zhvillohet sa më mirë dhe pa vonesa.

Ju urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje! 🎓

31/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të dashur prindër,

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, dëshirojmë t’ju informojmë se, bazuar në Udhëzimin e ri për fillimin e vitit shkollor, këtë vit shkollor do të kemi më pak klasa kolektive, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Paralelisht, në shkollë po vijojnë përgatitjet për një fillim sa më të mbarë:

🧹 Po pastrohen dhe sistemohen ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës.

📚 Po përgatitet dhe plotësohet dokumentacioni i nevojshëm.

🏫 Po punohet për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm dhe mikpritës për nxënësit.

Me angazhimin e të gjithë stafit, po bëjmë çdo përpjekje që viti i ri shkollor të nisë i organizuar, në kohë dhe me sukses.

Gjithashtu ju njoftojme qe regjistrimet vazhdojne deri ne daten 7 Shtator 2026

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

18/08/2026

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMET NË KLASËN E PARË

Shkolla “Artan Zeka”, Qerret , Durrës, njofton prindërit dhe nxënësit se rihapen aplikimet online për regjistrimin në klasën e parë, për vitin shkollor 2026–2027.

📅 Periudha e aplikimit:
24 gusht – 07 shtator 2026

💻 Aplikimet kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania, sipas procedurave përkatëse të regjistrimit.

📝 Si të aplikoni?
Hyni në portalin e-Albania me llogarinë e prindit/kujdestarit.
Kërkoni shërbimin për regjistrimin në klasën e parë ose regjistrimin në klasën e dhjetë.
Plotësoni dhe kontrolloni të dhënat e kërkuara.
Përzgjidhni institucionin arsimor përkatës, sipas kritereve dhe zonës së mbulimit.
Dërgoni aplikimin dhe ndiqni statusin e tij në portalin e-Albania.

📌 Prindërit dhe nxënësit e interesuar këshillohen të respektojnë afatet e përcaktuara dhe të kryejnë aplikimin brenda periudhës së mësipërme.

Për paqartësi ose nevojë për asistencë gjatë aplikimit.
📞 Për informacion dhe ndihmë:
Drejtohuni Shkollës "Artan Zeka"

Ju mirëpresim në vitin e ri shkollor 2026–2027! 📚

Të dashur prindër,Duke ju uruar që të jeni mirë me shëndet dhe të kaloni pushime sa më të mbara, ju kujtojmë se, krahas ...
11/07/2026

Të dashur prindër,

Duke ju uruar që të jeni mirë me shëndet dhe të kaloni pushime sa më të mbara, ju kujtojmë se, krahas pushimeve, është koha të fillojmë edhe përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Ju lutemi të kryeni sa më parë regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, në mënyrë që të paraprijmë çdo problem apo vonesë të mundshme.

Nëse hasni vështirësi dhe nuk mund ta kryeni vetë regjistrimin, stafi i shkollës do t'ju ofrojë asistencë në ambientet e shkollës.

Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju urojmë suksese!

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️

🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.

💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

💻Regjistrimi në klasën e dhjetë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10058

13/06/2026

🌊☀️🎈 1 Qershori – Festa e Fëmijëve 🎈☀️🌊

Në kuadër të festës së 1 Qershorit, vogëlushët e kopshtit kaluan një ditë të mrekullueshme buzë detit. 🏖️😊

Mes lojërave, argëtimit, të qeshurave dhe atmosferës festive, fëmijët shijuan bukuritë e natyrës dhe krijuan kujtime të paharrueshme. 🌞🌈⚽🏝️

Address

Durrës

Telephone

+355676317859

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Artan Zeka" Qerret-Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Artan Zeka" Qerret-Durres:

Shortcuts

Share

Category