30/10/2026
Të nxënit përmes teknologjisë në Smart Lab!
Në kuadër të përdorimit të teknologjisë në procesin mësimor, nxënësit e klasës së II zhvilluan një orë mësimore në Smart Lab, nën drejtimin e mësuese Liljana Meta Lili Piroli Meta
Përmes mjeteve digjitale, aktiviteteve interaktive dhe pjesëmarrjes aktive, nxënësit zhvilluan aftësitë e tyre matematikore, duke e shndërruar të nxënit në një përvojë sa edukative, aq edhe argëtuese.
👏 Përgëzime nxënësve për përkushtimin, kureshtjen dhe entuziazmin e treguar! Një vlerësim i veçantë për mësuese Liljana Metën për profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësinë për të sjellë risi në procesin mësimor, duke ndërthurur me sukses teknologjinë me të nxënit.
Shkolla 9-vjeçare “Pal Zefi”, Rrushkull
Teknologji, dije dhe kreativitet për një të ardhme më të mirë!