Bashkia Durres

Bashkia Durres Një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë.

Si vendbanim ilir i fisit Taulant, ka të dëshmuar jetën e tij që në prehistori, bazuar në gjetjet arkeologjike dhe dëshmive të autorëve antikë.

13/09/2026
12/09/2026
08/09/2026

🎭 Durrësi mirëpret një tjetër event të rëndësishëm ndërkombëtar! 🌍

Një qytet me mijëra vite histori, që vijon të jetë një pikëtakim i kulturës, artit dhe dialogut.

Në Amfiteatrin Antik dhe në Muzeun Etnografik të Durrësit, historia do të takohet me teatrin në një festival të ri ndërkombëtar.

Dyrrachium International Theater Festival vjen në Durrës këtë muaj, duke sjellë artistë dhe shfaqje teatrore 🎬, në disa prej hapësirave më të veçanta të qytetit.

Së shpejti prezantojmë programin zyrtar 🗓️ të edicionit të parë!

Një festival që e kthen trashëgiminë kulturore të qytetit në një hapësirë të gjallë komunikimi artistik.

🔥🚒 Ndërhyrje e shpejtë dhe e koordinuar për shuarjen e zjarrit në Gjirin e Lalzit.Një zjarr i favorizuar nga era përfshi...
04/09/2026

🔥🚒 Ndërhyrje e shpejtë dhe e koordinuar për shuarjen e zjarrit në Gjirin e Lalzit.
Një zjarr i favorizuar nga era përfshiu një zonë në Gjirin e Lalzit, duke kërkuar një ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse. 🧯

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse dhe një autobot të Bashkisë Durrës, si dhe mjete zjarrfikëse nga Porti i Durrësit dhe Shijaku.

Pas rreth 3 orësh pune intensive, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang rreziku për banesat dhe zonat e banuara përreth.

Zjarri është shuar plotësisht ✅, ndërsa një mjet dhe disa zjarrëfikës të Bashkisë Durrës vijon të qëndrojë në terren për monitorim dhe ndërhyrje të menjëhershme në rast të ndonjë riaktivizimi të vatrave.

🙏 Falënderime për të gjithë zjarrfikësit 🧑‍🚒 dhe strukturat e angazhuara për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e tyre në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

🏗️ Vazhdon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në zona të ndryshme të qytetit.🏢 Një tjetër pallat po merr ...
04/09/2026

🏗️ Vazhdon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në zona të ndryshme të qytetit.🏢 Një tjetër pallat po merr pamje të re!

Ndërhyrjet po vijojnë në 📍 Lagjen nr. 1, ku po rikonstruktohet fasada e këtij objekti, e dëmtuar ndër vite si pasojë e amortizimit dhe kushteve atmosferike.

Këto investime synojnë të rrisin sigurinë, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e objekteve, ndërsa njëkohësisht kontribuojnë në përmirësimin e imazhit urban.

Address

Sheshi “Liria”, Nd. 1, H. 1, 2025
Durrës
2000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share