Prefekti i Qarkut Durrës

Call Directions

Prefekti i Qarkut Durrës Institucioni i Prefektit mbikqyr,kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qëndrore

13/11/2026
Ka përfunduar procesi i hartimit të tre Dokumenteve Strategjike për Zvogëlimin e Riskut në tri bashkitë e Qarkut Durrës,...
11/11/2026

Ka përfunduar procesi i hartimit të tre Dokumenteve Strategjike për Zvogëlimin e Riskut në tri bashkitë e Qarkut Durrës, përkatësisht: Vlerësimi i Riskut nga Fatkeqësitë, Strategjia Vendore për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Plani Vendor për Emergjencat Civile.

Përgatitja e këtyre dokumenteve vjen në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, për vlerësimin, parandalimin dhe reduktimin e riskut nga fatkeqësitë.

Gjithashtu, ato krijojnë një bazë të rëndësishme për identifikimin e risqeve, përcaktimin e prioriteteve dhe forcimin e kapaciteteve vendore për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive në njësitë vendore.

Përgatitja e dokumenteve u mbështet nga ALBAdapt – Programi për një Zhvillim Urban Rezistent ndaj Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri, i financuar nga Fondi i Gjelbër për Klimën (GCF) dhe qeveritë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, zbatuar nga GIZ dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit.



Green Climate Fund (GCF)

Bundesentwicklungsministerium GIZ Albania Mbrojtja Civile

Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Basenit Ujor Ishëm mbajtur në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Burimeve...
05/11/2026

Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Basenit Ujor Ishëm mbajtur në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm, Erzen dhe Mat.

Në qendër të diskutimeve ishte konsolidimi i një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme në administrimin e burimeve ujore si dhe garantimi i zbatimit rigoroz të kuadrit ligjor në fuqi si një kusht themelor për mbrojtjen dhe menaxhimin efektiv të këtyre resurseve.

U mblodh Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, me fokus vlerësimin e nivelit të gatishmërisë së strukturave për...
04/11/2026

U mblodh Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, me fokus vlerësimin e nivelit të gatishmërisë së strukturave përgjegjëse dhe të kapaciteteve të tyre për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen gjatë sezonit vjeshtë-dimër.

Në qendër të diskutimeve ishte vlerësimi i masave të parashikuara dhe rishikimi i tyre mbi bazën e përvojës së viteve të mëparshme duke analizuar situatat e përsëritura dhe konsideruar këtë përvojë si pikë referimi për një planifikim më të saktë, adresim në kohë të nevojave dhe forcim të kapaciteteve parandaluese dhe reaguese të të gjitha strukturave përgjegjëse.

Në takimin me fokus shqyrtimin e masave të sigurisë në institucionet e arsimit përmes një analize bazuar në situatën rea...
14/10/2026

Në takimin me fokus shqyrtimin e masave të sigurisë në institucionet e arsimit përmes një analize bazuar në situatën reale, vlerësimin e efektivitetit të këtyre masave, me synim forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin institucional për të përshtatur instrumentet ligjore e organizative me nevojat konkrete të sigurisë në këto mjedise.

Sot, në aktivitetin e zhvilluar në Durrës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, vler...
13/10/2026

Sot, në aktivitetin e zhvilluar në Durrës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, vlerësuam rëndësinë e angazhimit të përbashkët të institucioneve dhe të çdo qytetari për të forcuar kulturën e parandalimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve.

08/10/2026

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Lutemi të ndiqni me vëmendje njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile.

Në rast emergjence, telefononi numrat e emergjencë.

Më të sigurt së bashku!

Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të Këshillit Komunal të Tetovës në nje takim që u vlerësua si një mundësi e ...
02/10/2026

Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të Këshillit Komunal të Tetovës në nje takim që u vlerësua si një mundësi e çmuar për të rikthyer në vëmendje dhe për t’i dhënë një përmasë të re marrëdhënieve të kahershme midis dy qyteteve tona.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, në Qendrën Ditore të të Moshuarve Durrës, përcollëm urimin e përzemërt bashkë me...
02/10/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, në Qendrën Ditore të të Moshuarve Durrës, përcollëm urimin e përzemërt bashkë me ndjenjën e thellë të respektit, mirënjohjes dhe përulësisë për ç'na kanë dhënë me aq mund, sakrificë e përkushtim.

Address

Durrsi

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+35552225528

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefekti i Qarkut Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services