Elbasani që duam

Elbasani që duam Politico

Së bashku me grupet e punës, kemi nisur sot në terren verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet ...
13/09/2026

Së bashku me grupet e punës, kemi nisur sot në terren verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet intensive.

🏠 Po evidentojmë çdo dëm në banesat e prekura, nga pajisjet elektroshtëpiake deri te dëmtimet e tjera të shkaktuara nga prurjet e ujit, për të pasur një pasqyrë të plotë të situatës dhe nevojave të çdo familjeje.

🚜 Paralelisht, ekipet tona vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e inerteve, largimin e ujit aty ku ka ende prani dhe zhbllokimin e kolektorëve nga mbetjet e sjella nga prurjet.

Jemi në terren, pranë çdo familjeje të prekur, për të evidentuar dëmet dhe për të vijuar punën deri në normalizimin e plotë të situatës. ❤️

Bashkia Elbasan

🌧️ Gjatë ditës së sotme, Elbasani u përball me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm, rreth 60 mm shi në vetëm 30 minu...
12/09/2026

🌧️ Gjatë ditës së sotme, Elbasani u përball me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm, rreth 60 mm shi në vetëm 30 minuta, të cilat krijuan problematika të menjëhershme në disa zona të qytetit dhe njësive administrative.

🚨 Ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike ndërhynë menjëherë në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Fatmirësisht, nuk kemi asnjë person të lënduar. 🙏

Nga verifikimet e deritanishme, prania e ujit preku rreth 30 banesa dhe 20 podrume, ku është ndërhyrë me p***a për largimin e ujit. Dëmet më të mëdha janë evidentuar në automjetet e parkuara në parkimet nëntokësore, ndërsa 10 pemë të rrëzuara nga stuhia janë larguar nga rrugët.

🚜 Ndërhyrje të menjëhershme janë kryer edhe në rrugët e fshatrave të dëmtuara nga prurjet, duke bërë të mundur pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit.

🤝 Ekipet tona vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë kudo ku është e nevojshme. Jemi pranë çdo familjeje të prekur dhe do të vijojmë punën deri në normalizimin e plotë të situatës.

🚜 Të gjitha shërbimet e Bashkisë vijojnë punën në terren për pastrimin, sistemimin dhe rikthimin në gjendje normale të çdo zone të prekur. Puna do të vazhdojë pa ndërprerje, në qytet dhe në njësitë administrative, deri në eliminimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga reshjet.

Bashkia Elbasan

🏆🇪🇺 Bashkë me Zëvendësministrin për Sportin z. Endri Hoxha, mirëpritëm në Bashkinë Elbasan Presidentin dhe Themeluesin e...
12/09/2026

🏆🇪🇺 Bashkë me Zëvendësministrin për Sportin z. Endri Hoxha, mirëpritëm në Bashkinë Elbasan Presidentin dhe Themeluesin e ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, të cilët ndodhen në qytetin tonë në kuadër të kandidaturës për titullin “European City of Sport 2027”.

🏟️ Gjatë takimit prezantuam investimet e realizuara në infrastrukturën sportive, aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara ndër vite në Elbasan, si dhe vizionin tonë për ta bërë sportin gjithnjë e më të pranishëm në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.

⚽️ Vitin e ardhshëm, Elbasani do të jetë gjithashtu një nga qytetet pritëse të Kampionatit Europian U-21, një tjetër dëshmi e rëndësisë që qyteti ynë ka në zhvillimin dhe promovimin e sportit.

European City of Sport 2027! ❤️🏆

07/09/2026

🏭🤝 Bashkë me Sara Mila, vizituam “Optimal Center”, një sipërmarrje e themeluar në Elbasan në vitin 2011, e cila sot prodhon një gamë të gjerë produktesh higjienike dhe eksporton në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Serbi e më gjerë. 🇦🇱🌍

Gjatë vizitës prezantuam nismën e qeverisë shqiptare “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” dhe dëgjuam nga afër nevojat, sfidat dhe planet e biznesit për zgjerim.📈

Mbështetja e sipërmarrjes, rritja e prodhimit dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë investime të rëndësishme për ekonominë lokale dhe zhvillimin e Elbasanit. ❤️

♟️🏹🏐🏓  QKF Elbasan, një hapësirë plot mundësi për çdo fëmijë! ❤️Nga shahu te harku, volejbolli dhe ping pongu, fëmijët k...
10/08/2026

♟️🏹🏐🏓 QKF Elbasan, një hapësirë plot mundësi për çdo fëmijë! ❤️

Nga shahu te harku, volejbolli dhe ping pongu, fëmijët kanë mundësi të zgjedhin aktivitetin që u pëlqen, të zhvillojnë talentin dhe të kalojnë kohën në mënyrë aktive e argëtuese. 🌟

👉Dokumenti i reformës së propozuar është në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë nënkupt...
05/08/2026

👉Dokumenti i reformës së propozuar është në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë nënkupton që gjithkush mund të shprehet lirisht për propozimin🤝.

Nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë🤝

Të gjithë do të informohen përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve të reformës administrative territoriale.

Reagimi i plotë i Kryetarit të 🌹 Partisë Socialiste, Edi Rama:

Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, pse tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”😂

Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur🤝

Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin🤝

Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë🤝

Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë🤝

Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat😅🤷🏻‍♂️

26/07/2026

🇦🇱 Së bashku me Evis Kushi, në Tregan, nderuam 83-vjetorin e krijimit të Batalionit të Parë të Shpatit, një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Me respekt e mirënjohje përkujtuam dëshmorët dhe të gjithë ata që, me guximin dhe sakrificën e tyre, dhanë një kontribut të çmuar për lirinë e vendit. Është detyra jonë të ruajmë kujtesën historike dhe t’ua përcjellim brezave të rinj vlerat e patriotizmit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun. 🇦🇱

18/07/2026
18/07/2026

Mirëmëngjes 😊

dhe me përshtypjet fantastike që turistët po ndajnë për Elbasanin dhe Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë❤️🇦🇱

Address

Elbasan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elbasani që duam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share