Lidhja Rinore Orthodhokse Elbasan "Bijtë e Dritës"

Call Directions

Lidhja Rinore Orthodhokse Elbasan "Bijtë e Dritës" Lidhja Rinore Orthodhokse "Bijtë e Dritës", Elbasan.

"Sepse dikur ish*t në errësirë, por tani jeni d Ju ftojmë të na ndiqni dhe të na vizitoni.

Kjo është faqja zyrtare e Lidhjes Rinore Orthodhokse e Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, në të cilën do të gjeni të publikuara postime të ndryshme nga aktivitetet rinore si dhe tema të ndryshme shpirtërore, shoqërore dhe informative.

26/11/2026
Me bekimin e Mitropolitit tonë, Hirësi Andonit, përfaqësues të Lidhjes Rinore morën pjesë në Konferencën Rinore të organ...
25/11/2026

Me bekimin e Mitropolitit tonë, Hirësi Andonit, përfaqësues të Lidhjes Rinore morën pjesë në Konferencën Rinore të organizuar në Manastirin e Shën Vlash*t, Durrës.

Gjatë kësaj veprimtarie, të rinjtë patën bekimin të takonin Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Joan, dhe Hirësi Nikodhimin (nga Kryepeshkopata Orthodhokse Shqiptare në Amerikë), me të cilët diskutuan rreth temave: "Besimi përballë presionit të shoqërisë" dhe "Si mund të jesh i krishterë në botën moderne?".

Takimi me bashkëmoshatarë orthodhoksë nga mitropolitë e tjera e bëri kohën e kaluar në manastir një përvojë të pasur shpirtërore dhe vëllazërore, duke forcuar lidhjet dhe dëshminë e tyre të krishterë.

Falenderojmë përzemërsisht organizatorët e Rinisë Ortodokse në Tiranë për këtë aktivitet!

Lavdi Perëndisë për të gjitha!

Bibla është Libri i Librave, drita që ndriçon mendjen, ushqimi që forcon shpirtin dhe fjala që na udhëheq drejt Perëndis...
25/11/2026

Bibla është Libri i Librave, drita që ndriçon mendjen, ushqimi që forcon shpirtin dhe fjala që na udhëheq drejt Perëndisë.

Në çdo faqe të Shkrimit të Shenjtë gjejmë një mesazh dashurie, shprese dhe shpëtimi.

Mire se te vini tek Studimi Biblik,
ora 17:00, tek Qendra Rinore!

21 Nëntor 2006 – 21 Nëntor 202620 vite Shërbesë KryepriftëroreSot, në të kremten e Hyrjes së Hyjlindëses Mari në Tempull...
21/11/2026

21 Nëntor 2006 – 21 Nëntor 2026
20 vite Shërbesë Kryepriftërore

Sot, në të kremten e Hyrjes së Hyjlindëses Mari në Tempull, mbushen 20 vite nga hirotonia e Hirësisë së Tij, Imzot Andonit, në gradën e lartë episkopale.

Me respekt dhe mirënjohje vlerësojmë dy dekada shërbesë plot përkushtim në Kishën tonë Orthodhokse, fillimisht si Episkop i Krujës dhe sot si Mitropolit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Urojmë që Perëndia t'i dhurojë shëndet, forcë dhe hir në këtë shërbesë të shenjtë!

Për shumë vjet, o Kryezot!

Ftesë për STUDIMIN BIBLIKThesalonikasve 5:5"Sepse të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës...
18/11/2026

Ftesë për STUDIMIN BIBLIK

Thesalonikasve 5:5
"Sepse të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të errësirës".

Apostulli Pavël na fton të jetojmë në dritën e Krishtit, duke u larguar nga errësira e mëkatit dhe duke dëshmuar me jetën tonë dashurinë, mirësinë dhe të vërtetën.

Të dashur të rinjë jeni të ftuar sot në orën 17°°-18°° për studimin Biblik.

Mirë se të vini!

Shërbesa e Paraklisit të Vogël ose lutja drejtuar së Tërëshenjtës kryhet çdo të premte në Qendrën Rinore.Mirë se të vini...
13/11/2026

Shërbesa e Paraklisit të Vogël ose lutja drejtuar së Tërëshenjtës kryhet çdo të premte në Qendrën Rinore.

Mirë se të vini sot në orën 17⁰⁰ ti lutemi së Tërëshenjtës të na mbrojë e të ndërmjetojë te Biri i saj për ne!

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!

"Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë." (Mateu 4:4)Të dashur të rinj, ju f...
11/11/2026

"Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë." (Mateu 4:4)

Të dashur të rinj, ju ftojmë në takimin e së mërkurës për studimin biblik!

Ora: 17:00
Vendi: Ambjentet e qendrës rinore.

Mirë se të vini!

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.Mos i harro Virgjëreshë ata që të luten, të himnojnë me besë e me shpresë, dhe të la...
06/11/2026

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.

Mos i harro Virgjëreshë ata që të luten, të himnojnë me besë e me shpresë, dhe të lartësojnë me zë për gjithë jetët.

Disa momente nga Paraklisi i ditës së sotme!

E Tërëshenjta na qoftë ndihmë të gjithëve.

Sot në orën 17⁰⁰ do të kryhet Shërbesa e Paraklisit! Ju mirëpresim në lutjen drejtuar së Tërëshenjtës Mari - Nënës së Zo...
06/11/2026

Sot në orën 17⁰⁰ do të kryhet Shërbesa e Paraklisit!

Ju mirëpresim në lutjen drejtuar së Tërëshenjtës Mari - Nënës së Zotit Jisu Krisht në ambientet e Qendrës Rinore!

E Përmbishenjtë Hyjlindëse Shpëtona!

”Shkrimet e Shenjta janë një thesar i madh, që na pasuron shpirtin me urtësi hyjnore.”Shën Joan Gojarti oren 17:00, e më...
04/11/2026

”Shkrimet e Shenjta janë një thesar i madh, që na pasuron shpirtin me urtësi hyjnore.”

Shën Joan Gojarti


oren 17:00,
e mërkurë,
pranë ambjenteve të qëndrës rinore.

Mirë se të vini!

Address

Rruga "Rinia"
Elbasan

Telephone

0693033355

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Rinore Orthodhokse Elbasan "Bijtë e Dritës" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share