Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e përbërë nga disa Sektorë/Seksione si dhe nga Komisariatet e Policisë Dibër, Bulqizë, Mat.

Me ane te kesaj faqeje deshirojme te kryejme policim ne komunitet. Te informojme komunitetin per veprimtarine e Strukturave te Drejtorise Vendore te Policise Diber. Te rrisim bashkepunimin dhe te permiresojme sherbimin nepermjet vrejtieve dhe kontestimeve te bera nga komunitetit ku bejme pjese. Duam te jemi nje sherbim cilesor ne sherbim te qyetareve.

📌DVP DibërDitën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtori i Policisë  Drejtues i Parë Xheva...
02/09/2026

📌DVP Dibër

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtori i Policisë Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, së bashku me shefin e sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve zhvilluan një takim me 14 punonjës të rinj, të cilët sapo janë emëruar në rolin bazë, në pozicionin “Patrullë e Përgjithshme”.

Gjatë bashkëbisedimit, Drejtor Karaj, u përcolli punonjësve rëndësinë e detyrës që kanë marrë përsipër, duke theksuar se shërbimi në radhët e Policisë së Shtetit kërkon përgjegjshmëri të lartë, përkushtim dhe profesionalizëm në përballimin e çdo situate në shërbim të qytetarëve.

Ai i inkurajoi punonjësit e rinj që në përmbushjen e detyrës të udhëhiqen gjithmonë nga respektimi i ligjit, përgjegjshmëria dhe profesionalizmi, duke i shërbyer me përkushtim qytetarëve.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e Policisë, iu uruan 14 punonjësve të rinj suksese në detyrën e tyre, duke u shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për t’i asistuar në çdo hap të rrugëtimit të tyre në radhët e Policisë së Shtetit.

01/09/2026
01/09/2026
31/08/2026
31/08/2026

📍 Policia Rrugore Dibër/ Vijojnë kontrollet intensive me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

➡️Monitorimi i vazhdueshëm ka në fokus evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e përdoruesve të rrugës, veçanërisht drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, drejtimin pa leje drejtimi, parakalimet e gabuara, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe qarkullimin me xhama të errësuar të pahomologuar.

Monitorimi i kryer gjatë periudhës 17–30 gusht 2026 ka sjellë evidentimin e 1760 shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor, ndaj të cilave janë marrë masat administrative përkatëse, konkretisht:

❌ 364 masa për parakalime të gabuara;
🚗 769 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
🛑 174 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
⚠️ 149 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit;
🚫 12 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
🚫 23 masa për xhama të errësuar të pahomologuar;
📵 15 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit;
⚠️ 254 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🚓 Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut Dibër, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
📞 Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

⚠️
✅️
🚸
❌shpejtësi❌alkool❌celular📵

30/08/2026
📌Bulqizë/MatEfektivë të Komisariateve të Policisë Bulqizë dhe Mat u bënë pjesë e kauzës “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të o...
29/08/2026

📌Bulqizë/Mat

Efektivë të Komisariateve të Policisë Bulqizë dhe Mat u bënë pjesë e kauzës “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve që jetojnë me talasemi. 🩸🏥

Përmes këtij akti human dhe solidar, efektivët e Policisë së Shtetit dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj komunitetit, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë për pacientët që kanë nevojë për gjak dhe duke përcjellë një mesazh të fortë solidariteti, humanizmi dhe përgjegjësie qytetare.

👮‍♀️ Efektivët e Policisë do të vijojnë të mbështesin nisma të tilla, duke përcjellë te komuniteti mesazhe solidariteti, humanizmi dhe përgjegjësie qytetare. 🤝


🤝 🚓 🇦🇱

29/08/2026

Mat/Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Address

Lagjia "Gjokë Doçi" Rruga "Iljaz Pashë Dibra"
Peshkopia

Telephone

0694110214

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Dibër:

Shortcuts

Share