Bashkia Sarande

Bashkia Sarande Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkia Sarande, Government Organization, Rruga Abedin Dino Nr 11, Sarandë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e hapjes së ekspozitës së  piktores Diora Çota  një udhëtim përmes ngjyrave, emocioneve dhe kr...
29/07/2026

Ju ftojmë të bëheni pjesë e hapjes së ekspozitës së piktores Diora Çota një udhëtim përmes ngjyrave, emocioneve dhe krijimtarisë.

📍 Galeria e Qytetit
📅 E premte, 31 korrik
🕢 Ora 19:30

27/07/2026

Performanca Artistike – Festa e Portokallisë

Të mërkurën, Shetitorja e Sarandës do të shndërrohet në një skenë plot ngjyra, muzikë dhe energji pozitive në kuadër të Festës së Portokallisë.

Një mbrëmje e veçantë do të sjellë performanca artistike, muzikë live, valle dhe spektakël, duke festuar një nga produktet më të spikatura të zonës sonë. Atmosfera festive do të bashkojë banorët dhe vizitorët në një eksperiencë unike, ku tradita dhe argëtimi ndërthuren në zemër të qytetit.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje plot emocion, shije dhe kulturë, për të festuar së bashku aromën dhe ngjyrën e portokallisë së Sarandës.

Na bashkohuni të mërkurën në Shetitoren e Sarandës dhe përjetoni magjinë e Festës së Portokallisë!
Ora 20:00 date 29 korrik !

Bashkia Sarandë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, peshkatarëve, operatorëve turistikë dhe përdoruesve të mjeteve lundr...
23/07/2026

Bashkia Sarandë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, peshkatarëve, operatorëve turistikë dhe përdoruesve të mjeteve lundruese të respektojnë njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Për sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese, ju lutemi shmangni çdo lundrim gjatë periudhës së njoftuar dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve portuale.
Siguria është përgjegjësi e përbashkët.

Galeria e Qytetit ju fton në ekspozitën e skulptorit Agron Rush*ti, një mbrëmje kushtuar artit, formës dhe krijimtarisë ...
19/07/2026

Galeria e Qytetit ju fton në ekspozitën e skulptorit Agron Rush*ti, një mbrëmje kushtuar artit, formës dhe krijimtarisë bashkëkohore.
📅 Data: 20 korrik
🕢 Ora: 19:30
📍 Vendi: Galeria e Qytetit

Qendra Kulturore ju fton këtë të diel në një mbrëmje plot magji, muzikë dhe emocione në bregdet! Ejani të shijojmë së ba...
11/07/2026

Qendra Kulturore ju fton këtë të diel në një mbrëmje plot magji, muzikë dhe emocione në bregdet!
Ejani të shijojmë së bashku një natë të bukur nën interpretimet e mrekullueshme të artistëve të Qendrës Kulturore.

1️⃣2️⃣ E diel | 🕒 Ora 21:00
📍 Sheshi te Muzeu i Traditës, Sarandë

📚 PREZANTIMI I LIBRIT "SARANDA" 📚Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e librit "Saranda – Udhëzues Udhëtimi dhe Hist...
28/06/2026

📚 PREZANTIMI I LIBRIT "SARANDA" 📚

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e librit "Saranda – Udhëzues Udhëtimi dhe Historiku, Shkallaret, Mozaikët dhe Misteret e Sarandës", me autor Halil Shabani.
Një vepër e veçantë që sjell në vëmendje historinë, kulturën, trashëgiminë dhe misteret e qytetit tonë, duke e prezantuar Sarandën si një destinacion me vlera të jashtëzakonshme.
📅 E hënë
🕚 Ora 11:00
📍 Galeria e Artit, Sarandë
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij udhëtimi të veçantë në historinë dhe identitetin e qytetit të Sarandës! 📖✨

🎻 Nga tingulli i pare te duartrokitjet e merituara. Cdo note tregoi nje histori, cdo buzeqeshje nje fitore. Krenare pafu...
24/06/2026

🎻 Nga tingulli i pare te duartrokitjet e merituara. Cdo note tregoi nje histori, cdo buzeqeshje nje fitore. Krenare pafund per violinistet e vegjel.💫

🎼 REGJISORI ME MUZIKËN NË SHPIRTBashkia Sarandë ju fton të merrni pjesë në mbrëmjen përkujtimore kushtuar Mjeshtrit të M...
24/06/2026

🎼 REGJISORI ME MUZIKËN NË SHPIRT
Bashkia Sarandë ju fton të merrni pjesë në mbrëmjen përkujtimore kushtuar Mjeshtrit të Madh, Thoma Milaj, një prej figurave më të spikatura të artit dhe kulturës shqiptare.
Një mbrëmje e mbushur me kujtime, muzikë dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e tij artistike, që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë.
📍 Galeria "Art Saranda"
📅 E enjte, 25 qershor
🕖 Ora 19:00
Ju mirëpresim të nderojmë së bashku kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Thoma Milajt.
Mirë se vini! 🎹🎶

🎻 Koncerti përfundimtar i vitit shkollor të kursit të violinës 🎻Qendra Kulturore e Fëmijëve ju fton të merrni pjesë në k...
23/06/2026

🎻 Koncerti përfundimtar i vitit shkollor të kursit të violinës 🎻

Qendra Kulturore e Fëmijëve ju fton të merrni pjesë në koncertin përfundimtar të kursit të violinës, një mbrëmje artistike ku talenti, përkushtimi dhe dashuria për muzikën do të ngjiten në skenë përmes interpretimeve të nxënësve tanë.

📅 Data: 23.06.2026
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: Qendra Rinore

Qershor – Dita Botërore e Muzikës 🎶Në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, Bashkia Sarandë, përmes Qendrës Kulturore, ju...
21/06/2026

Qershor – Dita Botërore e Muzikës 🎶
Në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, Bashkia Sarandë, përmes Qendrës Kulturore, ju fton të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë artistike, ku muzika dhe tradita shqiptare do të bashkohen në një atmosferë festive pranë detit.
🎼 "Një mbrëmje me këngë nga të gjitha trevat" do të sjellë në skenë interpretime që pasqyrojnë pasurinë e folklorit dhe kulturës sonë kombëtare, duke bashkuar artistë dhe dashamirës të muzikës në një festë të përbashkët.
📅 Data: 21 Qershor
🕗 Ora: 20:00
📍 Shëtitorja e Limanit, pranë Muzeut të Traditës

Address

Rruga Abedin Dino Nr 11
Sarandë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Sarande posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Sarande:

Shortcuts

Share