Porti Detar Sarandë

Porti Detar Sarandë Faqja Zyrtare e Portit Detar Sarandë.Offical Page of Saranda Seaport. "Porti Detar Sarandë" SH.A

17/06/2026
Në orët e para të mëngjesit, në Portin e Sarandës ka mbërritur kroçera Seabourn Quest, duke sjellë në qytet 465 turistë ...
17/06/2026

Në orët e para të mëngjesit, në Portin e Sarandës ka mbërritur kroçera Seabourn Quest, duke sjellë në qytet 465 turistë të huaj.

Pas zbarkimit, vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë destinacione të ndryshme turistike në afërsi të Sarandës, duke u njohur me bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës. Vizitat do të përfshijnë disa nga pikat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, të cilat vazhdojnë të zgjojnë interesin e turistëve ndërkombëtarë.

Mbërritja e kroçerës Seabourn Quest përbën një tjetër kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të kroçerave në Sarandë, duke sjellë vizitorë dhe duke promovuar më tej qytetin si një destinacion të preferuar në Mesdhe.

Porti Detar Sarandë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Krenar Bedajt.Në këto momente të vështira...
12/06/2026

Porti Detar Sarandë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Krenar Bedajt.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes, të afërmve dhe miqve të tij, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

U prehtë në paqe.

Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turiz...
30/05/2026

Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turizmit elitar. Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.

Në bord ndodhen rreth 200 turistë, prej të cilëve 180 janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tyre, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin atraksionet turistike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth.

Vizita e kësaj kroçere përbën një moment të rëndësishëm për turizmin lokal, duke sjellë një kategori turistësh me standarde të larta udhëtimi. Sipas programit të lundrimit, kroçera Le Boréal do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregun e qytetit të Sarandë ka mbërritur kroçera Brilliance of the Seas, me 226...
22/05/2026

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregun e qytetit të Sarandë ka mbërritur kroçera Brilliance of the Seas, me 2264 pasagjerë në bord, të kombësive të ndryshme. Vizitorët pritet të njihen me bukuritë turistike dhe kulturore të zonës, duke zhvilluar vizita në destinacionet më të frekuentuara pranë qytetit. Mbërritja e kësaj kroçere vijon të konfirmojë interesin në rritje të turistëve të huaj për rivierën shqiptare dhe portin e Sarandës si një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend.

11/05/2026
Në qytetin e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera MS Oosterdam me 1867 pasagjerë në bord, duke sjellë një tjetër ...
11/05/2026

Në qytetin e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera MS Oosterdam me 1867 pasagjerë në bord, duke sjellë një tjetër ditë të rëndësishme për turizmin detar në jug të vendit. Vizitorët, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, pritet të vizitojnë destinacionet turistike dhe kulturore në Sarandë dhe zonat përreth, duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit turistik dhe ekonomik të qytetit.

Mbërritja e kroçerës Oosterdam konfirmon edhe njëherë interesin në rritje të turistëve të huaj për rivierën shqiptare dhe veçanërisht për Sarandën, e cila vazhdon të jetë një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend. Autoritetet portuale dhe strukturat turistike kanë marrë masat e nevojshme për pritjen dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve gjatë qëndrimit të tyre në qytet.

Address

Rruga Mitat Hoxha
Sarandë
9702

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Porti Detar Sarandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Porti Detar Sarandë:

Shortcuts

Share