Parku Kombëtar i Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit Në një tokë moçalore vetë Parku emërtohet sipas qytetit antik që shtrihet në qendër të tij. pr.Kr. si edhe Baptisteri.
(1)

Parku Kombëtar i Butrintit është burim krenarie kombëtare dhe është i njohur gjerazi edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, jo vetëm për shkak të mbetjeve arkeologjike por edhe si një vend me bukuri natyrore, si zonë në mbrojtje të krijesave të egra dhe jetës bimore. Pozicioni gjeografik dhe rrënojat e mrekullueshme i japin një atmosferë unike Butrintit, gjë e cila i ka magjepsur vizitorët në shekuj.

U shpall si një qendër e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS në vitin 1992 dhe 12 mijë hektar të tij janë pjesë e “Zonave Ligatinore me Rëndësi Ndërkombëtare” nga konventa e Ramsarit. Parku ka diversitet ekologjik me biosfera të ndryshme të cilat mbajnë varietete të larmishme të jetës bimore dhe shtazore shumë prej të cilave janë të shpallura si globalisht të rrezikuara. Jeta më intensive e shpendëve bëhet gjatë sezonit të dimrit dhe fillimit të pranverës të cilat konsiderohen edhe si periudhat më të favorshme të vitit për të parë mijëra shpendë migrues që gjenden në tokën moçalore. Kufijtë e Parkut prej 94 km² janë: në veri lumi i Bistricës, në Jug Kodrat e Korafit, perëndim deti Jon dhe në lindje Mali i Milesë. Parku ka një larmishmëri të një sërë llojesh shpendësh ujor, kjo për shkak të prezencës së kënetave kripore dhe ujërave të fresketa të liqeneve Bufi dhe Butrint, lagunës së Armurit, kanalit të Vivarit dhe lumit Pavlla si dhe gjithashtu një fushe të gjerë e cila përmbytet pjësërisht sidomos gjatë periudhës së dimrit. Kanali i Vivarit është i famshëm për pasurinë e peshqëve që mban. Lundërzat mund të gjenden në të dy anët e kanalit të Vivarit gjithashtu edhe të lumit Pavlla. Fusha e Vrinës, kullotë me kanale të mëdha drenazhuese strehon gjitare, zvaranikë, amfibë dhe zogj këngëtare të ndryshëm, ndërsa pyjet dhe kallamishtet e kodrave përreth strehojnë gjitarë më të mëdhenj siç janë ujqit, çakenjtë, dhelprat dhe nuse lalat. Sipas mitologjisë qyteti i Butrintit u ndërtua nga Trojanët aty rreth shek të 13 pr.Kr. Kontrolli strategjik i Butrintit në Jon dhe pjesët tokësore në Ballkan e bënte atë të dëshirueshme nga fuqitë e mëdha europiane që nga Lufta e Parë Peloponeze në shek e 5-të deri tek ato Napoleoniane në shek e 19-të. Helenët, Romakët, Bizantinët, Venecianët dhe Turqit Otomanë të gjithë i kanë dhënë formë qytetit dhe monumenteve të dukshme sot në Park. Bërthama e periudhës helenistike të shek të 4 pr.kr e qytetit u zhvillua afër një tempulli dedikuar Asklepit. Me dhuratat që i ofroheshin këtij tempulli u ndërtua një teatër aty nga shek i 3. i cili është një nga monumentet më spektakolare edhe tani. Teatri u ri-modelua edhe gjatë periudhës perandorake ku Butrinti pati privilegjin e të qenit qytet i kolonisë Romake. Gjatë shek të 4-t zhvilloi një sërë rezidencash private siç është Pallati i Trikonkës. Gjatë shekullit të 5 pati nje sërë ndërtimesh të tjera religjoze ku vihen re Bazilika e Madhe ashtu si dhe bazilikat e tjera që ndodhen rreth qytetit Vrinë, Diaporit, Akropol etj. Nga fundi i shek të 5-të kërcënimi nga vandalët i solli qytetit ndërtimin e një muri rrethues të ri. Qyteti ra në duar të ndryshme si Normanët, Perandoria Bizantine, dy herë në Despotatin e Epirit, dy herë u muar nga Anzhuinët deri sa sëbashku me Korfuzin nga Republika Serene e Venedikut në 1386. Rivitalizimi mesjetar në Butrint si një qendër urbane u kontrrollua nga një kala e vogël e shek të 13-të vendosur në akropol dhe e rindërtuar nga Luixhi Maria Ugolini. Butrinti qëndroi nën venedikun përreth 400 vjet. Ngritja e Perandorisë Otomane në shek e 15-të e vendosi Butrintin në front duke e pushtuar qytetin here pas here. Pas 1815 Butrinti filloi të vizitohej nga vizitorë një ditor të cilët frekuentonin Korfuzin si pasojë e pushtimit Britanik të tij. Artistë të tillë si Edward Lear dhe Henry Cook e dokumentuan me fotot dhe pikturat e tyre Butrintin, më pas qyteti ra edhe në duart e Ali Pashë Tepelenës dhe që prej asaj periudhe shkëlqimi i qytetit filloj të zbehej deri sa filluan gërmimet e para në 1928 nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini.

Po planifikoni një vizitë në Butrint?Një eksperiencë më e mirë nis me informacionin e duhur. Në park do të gjeni të gjit...
30/07/2026

Po planifikoni një vizitë në Butrint?

Një eksperiencë më e mirë nis me informacionin e duhur. Në park do të gjeni të gjitha facilitetet për ta bërë vizitën tuaj më të qetë, më të sigurt dhe më të lehtë.

Ju mirëpresim në Parkun Kombëtar të Butrintit.

28/07/2026

Natyra e Butrintit është shumë më tepër se një peizazh i bukur.

Ajo është një mozaik unik lagunash, pyjesh e ligatinash që strehojnë qindra specie bimësh e kafshësh me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nën temën e këtij viti, "Restaurimi, Qëndrueshmëria dhe Përgjegjësia", rikujtojmë se mbrojtja e mjedisit kërkon angazhim të përditshëm. Çdo habitat i ruajtur sot është një garanci për ekuilibrin natyror të së nesërmes.
Në Butrint, natyra dhe trashëgimia kulturore bashkëjetojnë prej mijëra vitesh. Prandaj, ruajtja e këtij ekosistemi është detyrim jo vetëm ndaj mjedisit, por edhe ndaj historisë e identitetit tonë.

Le të kujdesemi sot për natyrën, që të kemi një të ardhme më të qëndrueshme nesër!

27/07/2026



Mirjana Selmani — mjeshtre që ruan traditën përmes rrobaqepësisë.

Me të njëjtën makinë të vjetër qepëse, Mirjana krijon kostume popullore, duke mbajtur gjallë mjeshtërinë, kujtesën dhe identitetin e zonës.

Të dielën e fundit të muajit, hyrja në Parkun Kombëtar të Butrintit do të jetë FALAS për vizitorët vendas!🗓️Data: 26 Kor...
25/07/2026

Të dielën e fundit të muajit, hyrja në Parkun Kombëtar të Butrintit do të jetë FALAS për vizitorët vendas!

🗓️Data: 26 Korrik
📍Butrint, Shqipëri

Na bashkohuni për një dite të mbushur me kulturë dhe
bukuri natyrore!

24/07/2026

Nga vende të ndryshme të botës, por me një ndalesë: Butrintin 🌍🏛️

23/07/2026

Një nga pikat më interesante gjatë vizitës në Butrint është padyshim Porta e Luanit.

Në skenën e gdhendur mbi hyrje, luani paraqitet duke sulmuar një dem. Edhe pse relievi është zbehur nga koha, koka dhe brirët e demit dallohen ende sot.

A e dini se demi ka një vend të veçantë në historinë e Butrintit? Sipas legjendës së themelimit, emri i lashtë Buthrotum do të thotë fjalë për fjalë “Qyteti i Demit”.

21/07/2026

Nëse vizitoni Butrintin këtë muaj, ndaloni pak më gjatë te Baptisteri.

Në këtë mozaik dallohen:
• 7 rrathë koncentrikë
• 69 medaljone me krijesa të ndryshme
• dy rradhë me nga 8 kolona që mbështesin arkadat (trarët në formë harku). Në simbolikën e krishterë, numri 8 përfaqësonte ripërtëritjen dhe përsosmërinë.

Një dëshmi e rrallë e artit paleokristian, që mund ta shihni nga afër deri në javën e parë të Gushtit.

18/07/2026

Nga Australia në Butrint, një udhëtim për të zbuluar nga afër historinë, natyrën dhe kujtesën e një vendi të rrallë.

Këtë herë, dëgjojmë përshtypjet e një vizitori australian.

16/07/2026

Butrinti përmes syve të vizitorëve.

Nga janari deri sot, Parku Kombëtar i Butrintit ka mirëpritur 133,753 vizitorë:
▫️86,144 individë
▫️47,609 vizitorë në grupe

Prej tyre, 118,689 kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës, ndërsa 15,064 janë vizitorë vendas.

Të gjithë të bashkuar nga i njëjti kuriozitet: për të zbuluar një vend ku historia dhe natyra flasin në të njëjtën gjuhë.

15/07/2026

Në Butrint, lidhja me vendin nuk ruhet vetëm përmes monumenteve.

Ajo vazhdon edhe përmes njerëzve që punojnë çdo ditë pranë parkut, duke sjellë mjeshtërinë, përvojën dhe përkushtimin e tyre.

Alket Halili është një prej artizanëve që prej 7 vitesh është i pranishëm në Butrint, duke krijuar punime që vizitorët i marrin me vete si kujtim nga parku.

Me pothuajse 30 vite eksperiencë në këtë profesion, për të kjo nuk është vetëm punë; është mjeshtëri, përkushtim dhe një mënyrë jetese që lidhet ngushtë me familjen dhe vendin.

Address

Fondacioni Për Menaxhimin E Butrintit
Sarandë

Opening Hours

Monday 08:30 - 18:00
Tuesday 08:30 - 18:00
Wednesday 08:30 - 18:00
Thursday 08:30 - 18:00
Friday 08:30 - 18:00
Saturday 08:30 - 18:00
Sunday 08:30 - 18:00

Telephone

+355692266969

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Parku Kombëtar i Butrintit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Parku Kombëtar i Butrintit:

Shortcuts

Share

Category