Biblioteka "Zoja e Shkodrës"

Biblioteka "Zoja e Shkodrës" Themelue më 22 tetor 2019. Logoja asht figura e Zojës me Krishtin Fëmi. Motoja : Aftësimi dhe n

28/08/2026

Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult.

23/08/2026
📚 Një mbrëmje kulturore në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës”!Të shtunën, më 22 gusht, ora 19:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e...
20/08/2026

📚 Një mbrëmje kulturore në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës”!
Të shtunën, më 22 gusht, ora 19:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e veprimtarisë “Antikuariat e Kristale”, nga Gjergj Marena. Ju mirëpresim! ✨

Mirëseardhje në Muzeun Dioqezan të Shkodrës për Imzot Francesco Neri, Arqipeshkëv i Otrantos, dhe grupin e meshtarëve të...
07/07/2026

Mirëseardhje në Muzeun Dioqezan të Shkodrës për Imzot Francesco Neri, Arqipeshkëv i Otrantos, dhe grupin e meshtarëve të dioqezës së tij. Ishte kënaqësi t’i shoqëronim në njohjen me historinë dhe trashëgiminë e çmuar të muzeut tonë.

26/06/2026

I ftuar : Ardian Ndreca "Në tempull" nga Anisa Ymeri, një emision...

22/06/2026

Promovohet në Shkodër libri “Drita e Shejzave”, përmbledhja e plotë e publicistikës së Ernest Koliqit

Në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës” u promovua libri “Drita e Shejzave”, një botim që sjell të përmbledhur publicistikën e plotë të Ernest Koliqit për periudhën 1957-1974. Vepra është botuar nga Botimet Fishta dhe është përgatitur me parathënie nga studiuesi Ardian Ndreca.

Gjatë promovimit, Ndreca e cilësoi librin si një panoramë të gjerë të mendimit, veprimtarisë dhe botës shpirtërore të Ernest Koliqit përgjatë afro dy dekadave. Sipas tij, shkrimet e përfshira në këtë vëllim dëshmojnë për një intelektual që, edhe në mërgim, mbeti i lidhur ngushtë me atdheun, kulturën shqiptare dhe zhvillimet e kohës.

“Publicistika e Koliqit pasqyron shqetësimet, idealet dhe vizionin e tij për të ardhmen e shqiptarëve, duke ofruar një dëshmi të vyer të mendimit intelektual shqiptar të shekullit XX”, u shpreh Ndreca.

Ai theksoi se libri nxjerr në pah jo vetëm dimensionin publicistik të autorit, por edhe anën e tij njerëzore, kulturore dhe kombëtare, duke i dhënë lexuesit mundësinë të njohë më në thellësi një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Ndërkohë, shkrimtari dhe publicisti Frano Kulli e vlerësoi botimin si një ngjarje të rëndësishme kulturore, pasi për herë të parë publicistika e Ernest Koliqit botohet e mbledhur e plotë në një vëllim të vetëm.

Sipas Kullit, libri përfaqëson një pasuri të çmuar dokumentare dhe letrare, duke u ofruar studiuesve, studentëve dhe lexuesve një qasje më të plotë ndaj veprës dhe trashëgimisë intelektuale të Koliqit.

Aktiviteti mblodhi studiues, intelektualë, dashamirës të librit dhe qytetarë të interesuar për figurën e Ernest Koliqit, duke e kthyer promovimin në një takim kushtuar rivlerësimit të trashëgimisë së një prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare.

Promovim!Nga, Prof. Dr. Ardian Ndreca.Ju presim me kënaqësi.
18/06/2026

Promovim!

Nga, Prof. Dr. Ardian Ndreca.
Ju presim me kënaqësi.

Address

Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka "Zoja e Shkodrës" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka "Zoja e Shkodrës":

Shortcuts

Share

Category