Albanian Digital Solution

Website

Albanian Digital Solution Albanian Digital Solution sh.a. mbështet transformimin digjital dhe sigurinë kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

🇦🇱📲 e-Gjoba Administrative | Fundi i gjobave në letër, një standard i ri transparence dhe gjurmueshmërieNë prani të Krye...
24/11/2026

🇦🇱📲 e-Gjoba Administrative | Fundi i gjobave në letër, një standard i ri transparence dhe gjurmueshmërie

Në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe drejtuesve të institucioneve publike, AKSHI dhe Inspektorati i Përgjithshëm organizuan sot takimin për prezantimin e Sistemit Elektronik për Administrimin e Gjobave, “e-Gjoba Administrative”.

💬 Kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e sistemit në modernizimin e administratës publike, duke nënvizuar eliminimin e gjobave në letër, standardizimin e procedurave dhe garantimin e gjurmueshmërisë së plotë të procesit.

“Besoj që është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të administratës, por edhe të marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin.”

💬 Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënvizoi rëndësinë e sistemit në finalizimin e reformës së inspektimeve dhe garantimin e informimit në kohë reale të qytetarëve dhe bizneseve.

“Është një hap më tej drejt rritjes së transparencës, është një hap më tej drejt rritjes së konkurrencës dhe një hap më tej drejt përmirësimit të klimës së biznesit.”

🤝 Kryeministri Rama dhe ministrja Ibrahimaj vlerësuan punën e AKSHI-t dhe institucioneve të përfshira në realizimin e këtij sistemi.

🔗 Me përfshirjen e rreth 50 institucioneve publike, e-Gjoba Administrative synon të unifikojë dhe digjitalizojë të gjithë procesin e administrimit të gjobave, duke garantuar transparencë, gjurmueshmëri dhe koordinim ndërinstitucional.

Shoqëria Albanian Digital Solution pati kënaqësinë të ishte pjesë e prezantimit të ComplyOn AI, një nismë që synon të mb...
17/11/2026

Shoqëria Albanian Digital Solution pati kënaqësinë të ishte pjesë e prezantimit të ComplyOn AI, një nismë që synon të mbështesë përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të inteligjencës artificiale. 🛡️

Përgëzojmë ekipin për këtë iniciativë! 👏

🇦🇱💻 e-Gjoba Administrative | Një sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobaveAgjencia Kombëtare e Shoqërisë s...
13/11/2026

🇦🇱💻 e-Gjoba Administrative | Një sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi sot e-Gjoba, platformën elektronike për administrimin, ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave administrative, në një tryezë pune që bëri bashkë drejtuesit e përgjithshëm të institucioneve publike në vend.

🤝 Në takimin e drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, z. Igli Tafa, dhe Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, në fokus ishte funksionalizimi i platformës, koordinimi ndërinstitucional dhe integrimi i sistemeve ekzistuese në një regjistër unik kombëtar të gjobave. Sistemi u prezantua nga znj. Sonja Sinorukaj, drejtor për Marredheniet e-Gov me Institucionet, AKSHI.

📲 Çfarë sjell e-Gjoba Administrative për qytetarët dhe bizneset?
🔹 Të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme, përmes e-Albania.
🔹 Informim në kohë reale mbi gjobën, institucionin që e ka vendosur, arsyen, dokumentacionin dhe statusin e saj.
🔹 Pagesa online, të plota ose të pjesshme, me përditësim të statusit.
🔹 Ankimim elektronik dhe ndjekje të çdo faze të shqyrtimit.
🔹 Njoftime elektronike dhe akses në historikun e gjobave.

⚙️ Një proces tërësisht i digjitalizuar!
Nga regjistrimi dhe shqyrtimi institucional, te nënshkrimi dhe vula elektronike, njoftimi në e-Albania, pagesa dhe administrimi i ankimeve, e-Gjoba administrative standardizon të gjithë ciklin e një gjobe administrative, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo veprimi.
Sistemi parashikon integrimin me platformat ekzistuese të institucioneve, përfshirë Policinë e Shtetit, Tatimet dhe e-Inspektimin, si dhe ofron monitorim në kohë reale, statistika dhe raportim mbi gjobat, arkëtimet, detyrimet e papaguara dhe respektimin e afateve.

🗣️ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e krijimit të një sistemi kombëtar unik, që rrit transparencën në marrëdhënien mes institucioneve dhe qytetarëve, duke mundësuar informimin dhe ndjekjen e çdo gjobe përmes e-Albania. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për funksionalizimin e plotë të platformës, si dhe zhvillimet e ardhshme, përfshirë njoftimin përmes WhatsApp.

🗣️ Inspektori i Përgjithshëm, Dashamir Sula, vuri theksin te përgjegjësia e institucioneve për zbatimin e kuadrit ligjor, përmbushjen e detyrimeve për aktivizimin e sistemit dhe monitorimin e vazhdueshëm të administrimit të gjobave.

📌 Në vijim të prezantimit, institucionet do të finalizojnë konfigurimet, procedurat, rolet dhe integrimet e nevojshme, me objektiv vënien në funksion të plotë të sistemit deri në fund të javës së ardhshme.

e-Gjoba Administrative – Të gjitha gjobat në një platformë. Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset, më shumë efikasitet dhe përgjegjshmëri institucionale.

Administratori i Albanian Digital Solution, z. Saimir Kapllani, mirëpriti në një takim znj. Nicole Mendoza dhe znj. Mart...
11/11/2026

Administratori i Albanian Digital Solution, z. Saimir Kapllani, mirëpriti në një takim znj. Nicole Mendoza dhe znj. Martha Van Camp, përfaqësuese të Luvent Consulting.

Takimi u zhvillua në vijim të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të ADS-së në workshop-in e organizuar nga Luvent Consulting dhe shërbeu si një mundësi për të vijuar shkëmbimin e ideve dhe për të shqyrtuar mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

ADS vlerëson dialogun dhe shkëmbimin e përvojave me partnerë ndërkombëtarë, në mbështetje të inovacionit dhe transformimit digjital.

11/11/2026

Si mund t’i drejtoheni Kryeministrit për një kërkesë, shqetësim apo propozim?

👨‍💻 Përmes një demonstrimi, Drejtori i Përgjithshëm i Albanian Digital Solution (ADS), z. Saimir Kapllani, prezanton mënyrën e përdorimit të platformës folmekm.al duke ilustruar hapat që duhet të ndjekë çdo qytetar.

💬 Një tjetër mundësi digjitale që synon të lehtësojë komunikimin dhe të nxisë përfshirjen e qytetarëve në dialogun institucional.

🔗 folmekm.al

Albanian Digital Solutions (ADS), si pjesë e delegacionit qeveritar 🇦🇱, mori pjesë në Microsoft Executive Meeting, Redmo...
10/11/2026

Albanian Digital Solutions (ADS), si pjesë e delegacionit qeveritar 🇦🇱, mori pjesë në Microsoft Executive Meeting, Redmond, një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit strategjik dhe zgjerimin e partneritetit me Microsoft.

ADS u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv (CEO), z. Saimir Kapllani, dhe Përgjegjësi i CSIRT, z. Franc Zylyftari.

Pjesëmarrja në takimin zyrtar përbën një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e transformimit digjital, sigurisë kibernetike dhe adoptimit të teknologjive inovative, me fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve teknologjike, integrimit te Inteligjencës Artificiale në sistemet qeveritare dhe rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike.

Albanian Digital Solutions mbetet e angazhuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike me liderë globalë të teknologjisë, duke kontribuar në zhvillimin e një infrastrukture digjitale më të sigurt, moderne dhe të qendrueshme për Shqipërinë.

🤝 Drejt një të ardhme digjitale më të sigurt dhe inovative!

Kur ADS mirëmban një sistem publik, kujt i përkasin të dhënat?Përgjigjja është e qartë: Institucionit. ✅Roli ynë është t...
04/11/2026

Kur ADS mirëmban një sistem publik, kujt i përkasin të dhënat?

Përgjigjja është e qartë: Institucionit. ✅

Roli ynë është t’i mbajmë sistemet publike të sigurta, funksionale dhe të përditësuara. Ne nuk i zotërojmë të dhënat që ato përmbajnë. Punojmë me to vetëm sipas autorizimit të institucionit dhe në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.

Sepse besimi në shërbimet publike digjitale fillon me një parim të thjeshtë: të dhënat e qytetarëve qëndrojnë në duart e institucionit që u shërben atyre.

01/11/2026

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën digjitale “Pasqyrë Albania”, një instrument të ri që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së administratës publike.

Platforma krijon një dritare të unifikuar komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale të kërkesave dhe ankesave, si dhe duke nxitur trajtimin e tyre në kohë dhe me efikasitet.

Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e transformimit digjital të administratës publike, me në fokus qytetarin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e besimit te institucionet.

24/10/2026

👨‍💻 Vazhdimësia e shërbimeve digjitale mbështetet në kujdesin dhe angazhimin e përditshëm të specialistëve.

💻 Përmes testimit të funksionaliteteve, monitorimit të vazhdueshëm dhe mirëmbajtjes së sistemeve, ekipi i ADS punon për të ruajtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, duke mbështetur ofrimin e shërbimeve që u përgjigjen nevojave të përdoruesve.

Albanian Digital Solution (ADS) mori pjesë në KosICT 15, një event i rëndësishëm i teknologjisë dhe inovacionit, që bash...
09/10/2026

Albanian Digital Solution (ADS) mori pjesë në KosICT 15, një event i rëndësishëm i teknologjisë dhe inovacionit, që bashkoi profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues të kompanive teknologjike nga rajoni dhe më gjerë.

Administratori i ADS, z. Saimir Kapllani, mori pjesë në panelin “Protecting the Digital State”, kushtuar sigurisë së shtetit digjital, mbrojtjes së infrastrukturave teknologjike dhe sfidave që shoqërojnë zhvillimin e shërbimeve publike digjitale.

🤝Pjesëmarrja në këtë event ishte një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave, njohjen me zhvillimet në sektorin e teknologjisë dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e inovacionit dhe transformimit digjital.

ADS vijon angazhimin për zhvillimin e zgjidhjeve digjitale të sigurta, të qëndrueshme dhe inovative, duke kontribuar në modernizimin e administratës publike.

Address

Rr. Papa Gjon Pali I II, Nr 3
Tirana
1003

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Digital Solution posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share