10/08/2026
🤝Nis seria e trajnimeve për platformën prokurimet.obp.al, një hap i ri drejt digjitalizimit, thjeshtimit dhe standardizimit të procesit të prokurimit publik!
Gjatë muajve gusht–shtator, OBP do të zhvillojë një seri trajnimesh me institucionet në të gjithë vendin, ku do të prezantohet në mënyrë praktike përdorimi i platformës së re prokurimet.obp.al, mënyra e ngarkimit dhe dërgimit të kërkesave për prokurim online.
💻 Pjesëmarrësit do të njihen me krijimin dhe përdorimin e llogarisë në platformë, mënyrën e plotësimit të kërkesës për prokurim, procesin e ngarkimit të dokumentacionit të nevojshëm, dërgimin dhe ndjekjen e kërkesës, funksionalitetet kryesore të platformës.
📍 Trajnimet do të zhvillohen online dhe fizikisht, sipas kalendarit të përcaktuar për çdo qark.
Platforma prokurimet.obp.al, synon të krijojë një mënyrë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më transparente për administrimin e kërkesave për prokurim.
Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!
🤝 The training series for the prokurimet.obp.al platform is officially underway-a new step towards the digitalization, simplification, and standardization of the public procurement process!
Throughout August and September, OBP will conduct a series of training sessions with institutions across the country, providing practical guidance on how to use the new platform and how to upload and submit procurement requests online.
💻 Participants will learn how to create and manage their platform account, complete a procurement request, upload the required documentation, submit and track requests, and use the platform’s key functionalities.
📍 The training sessions will be held online and in person, according to the schedule established for each region.
The new platform aims to provide a faster, simpler, and more transparent way to manage procurement requests.
Procuring for a European Albania!