Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

31/07/2026

Ksamil

Shkeli me gomone perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre, por u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë në Policinë e Shtetit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë Kufitare dhe i Njësisë Policore Detare çoi në identifikimin e drejtuesit, bllokimin e mjetit lundrues tip gomone dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij me gjobë 500.000 lekë të rinj.

Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe pushuesit për bashkëpunimin dhe denoncimet e tyre, të cilat mundësojnë reagim të shpejtë ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën dhe sigurinë në plazhe.

30/07/2026
30/07/2026
30/07/2026
30/07/2026

Himarë/Përfundon me sukses pas 12 orësh operacioni shumë të vështirë i kërkim-shpëtimit për turistin çek që kishte mbetur i bllokuar në Malin e Çikës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (FKS), Njësia Fier, strukturat e Emergjencave Civile, Njësinë Alpine dhe Ministrinë e Mbrojtjes, përfunduan me sukses një operacion shumë të vështirë kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur dhe shumë të vështirë të Malit të Çikës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit.

Përgjatë 12 orëve, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, arriti të lokalizojë vendndodhjen e turistit dhe të bashkohej me të.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe pamundësisë së tërheqjes me mjete tokësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit të Forcave të Armatosura, i cili bëri të mundur nxjerrjen e turistit nga zona dhe transportimin e tij në qytet.

Turistit 43-vjeçar iu dha ndihma e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas shpëtimit, turisti falënderoi të gjitha strukturat e angazhuara për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo rast emergjence, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Për çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët dhe turistët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

28/07/2026
SarandëMenjëherë pas publikimit në rrjete sociale të një videoje në të cilën shfaqeshin shtetas të huaj, duke keqtrajtua...
28/07/2026

Sarandë

Menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të një videoje në të cilën shfaqeshin shtetas të huaj, duke keqtrajtuar një kafshë (qen) në rrugë ose duke përkrahur kryerjen e kësaj vepre penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprimet hetimore dhe procedurale për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës", për 2 shtetasit francezë që shfaqen në video, H. H., 38 vjeç dhe J. S., 30 vjeç.

Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falënderon dhe fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë paligjshmëritë në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, si dhe iu garanton reagim të menjëhershëm dhe ligjor.

Address

Rruga Rakip Malile
Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share