Prefekti i Qarkut Vlorë

Prefekti i Qarkut Vlorë Qarku i Vlorës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.706 km².

Nisja e vitit të ri shkollor është mbi të gjitha një moment përgjegjësie.Si Prefekte e Qarkut, Evis Allushi, ka thirrur ...
10/09/2026

Nisja e vitit të ri shkollor është mbi të gjitha një moment përgjegjësie.

Si Prefekte e Qarkut, Evis Allushi, ka thirrur sot Paketën e Sigurisë në Shkolla, pasi ka ndjekur përgatitjet e bashkive dhe strukturave të arsimit.

Në fjalën e saj Prefektja u deklarua ndër të tjera se, nuk duhen raporte që tregojnë se gjithçka është në rregull. Duhet të dihet realisht çfarë nuk është në rregull dhe të ndërhyhet për ta zgjidhur.

Kamerat, mbrojtja nga zjarri, siguria rrugore, ngrohja, rrjetet elektrike, oficerët e sigurisë dhe transporti i nxënësve do të jenë në fokusin e monitorimit.

Për çdo problem duhet të ketë një përgjegjës, një masë konkrete dhe një afat.

Brenda 30 ditëve do të kryhet monitorimi përfundimtar. Nuk do të kërkohet një tjetër raport. Do të kërkohet rezultati.

Prefektura e Qarkut Vlorë do të vijojë të koordinojë dhe monitorojë institucionet, duke kërkuar që asnjë problem të mos kalojë nga një institucion te tjetri pa zgjidhje.

Sepse siguria e fëmijëve nuk është çështje formaliteti dhe nuk mund të ketë afate të paqarta. Detyra e institucioneve është të parandalojnë problemet përpara se ato të kthehen në incidente.

Shkolla më të sigurta. Kushte më të mira. I njëjti standard për çdo fëmijë në Qarkun Vlorë.

08/09/2026
08/09/2026

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies së 6 korrikut 2026 ë “Qafën e Petës”, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, vlerëson punën e Policisë dhe do të vijojë koordinimin dhe ndjekjen nga afër të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe hetimin e zjarrvënieve.

Mbrojtja e territorit dhe siguria e komunitetit kërkojnë reagim në kohë, bashkëpunim institucional dhe përgjegjësi ligjore.

Në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, zhvilloi një vizitë në shkollën “Av...
08/09/2026

Në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, zhvilloi një vizitë në shkollën “Avni Rustemi”, së bashku me Drejtoreshën e ZVAP.

Gjatë takimit me drejtuesit dhe stafin pedagogjik, u përcollën urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm, me fokus te siguria, gjithëpërfshirja dhe cilësia në arsim.

Në rolin e saj koordinues, Prefektja theksoi rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve arsimore dhe strukturave vendore, për ndjekjen e problematikave dhe adresimin e tyre në kohë.

Prefektura e Qarkut Vlorë do të vijojë të koordinojë dhe monitorojë nga afër këtë proces, në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për çdo nxënës dhe mësues, në të gjitha shkollat e Qarkut të Vlorës.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e ...
08/09/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e ZVA Vlorë-Himarë dhe drejtuesit përgjegjës për çështjet e arsimit në Bashkitë Vlorë dhe Himarë.

Në fokus të takimit ishte gjendja reale e institucioneve arsimore, kushtet infrastrukturore, nevojat e evidentuara dhe masat konkrete që duhet të merren në kohë, në mënyrë që çdo problematikë të adresohet përpara nisjes së procesit mësimor.

Prefektja kërkoi angazhim të plotë dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse, duke vendosur në fokus koordinimin institucional dhe ndjekjen nga afër të çdo problematike, deri në zgjidhjen e saj.

Koordinimi institucional, reagimi në kohë dhe përgjegjësia për çdo problematikë do të jenë në fokus të punës së Prefekturës së Qarkut Vlorë, për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

05/09/2026

SITUATA E ZJARREVE NË QARKUN VLORË

Pas një nate dhe dite intensive, situata e zjarreve në Qarkun e Vlorës është nën kontroll, ndërsa strukturat vijojnë monitorimin në terren.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka ndjekur nga afër situatën dhe ka koordinuar në terren të gjitha strukturat e angazhuara, me prioritet absolut mbrojtjen e jetës, banesave dhe pronës.

Në Himarë, ku situata ishte më e vështirë, zjarri në Potam dhe lagjen “1 Maji” është shuar pas një operacioni të gjerë, me angazhimin e Forcave të Armatosura, dy helikopterëve Cougar, shërbimeve zjarrfikëse, Policisë, FNSH-së, strukturave bashkiake dhe vullnetarëve.

Në Mavrovë të Selenicës u dogjën rreth 6 hektarë shkurre, ndërsa zjarri në Akërni të Novoselës u shua mbrëmjen e sotme.

Nuk ka viktima. Në Himarë pati dëmtime në banesa dhe në linjat e furnizimit me ujë e energji elektrike, të cilat janë rikthyer për abonentët e prekur.

Prefektja Allushi shpreh mirënjohjen e saj për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe AKMC, Drejtorinë e Përgjithshme të Zjarrfikseve, për mbështetjen e dhënë, si dhe për çdo zjarrfikës, ushtarak, punonjës policie, punonjës bashkie dhe vullnetar që u angazhua në përballimin e zjarreve.

Strukturat vijojnë monitorimin në terren dhe gatishmëria mbetet e plotë për çdo situatë të re.

Address

Adresa: Lagjja. "Hajro Cakërri", Rruga. "Sulejman Delvina"
Vlorë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355692084983

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefekti i Qarkut Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prefekti i Qarkut Vlorë:

Shortcuts

Share