Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih

Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih Generalkonsulate 🇦🇱🇩🇪📍Für Bayern 📍Für Baden- Württemberg 📍Für Saarland 📍Für Rheinland-Pfalz Am 19.

Oktober 2016 wurde das Albanische Generalkonsulat in München in Anwesendenheit der Bayerischen Staatsministerin für Europaangelegenheiten und regionale Beziehungen, Aussenminister Ditmir Bushati und dem kosovarischen Aussenminister Enver Hoxhaj eröffnet. Das Konsulat ist für die Bundesländer Bayern, Baden Württemberg, Rheinland Pfalz und das Saarland zuständig.

07/09/2026
06/09/2026
🇦🇱🙏 Homazh me rastin e 10-vjetorit të Shenjtërimit të Shën Terezës🔹Me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Terez...
05/09/2026

🇦🇱🙏 Homazh me rastin e 10-vjetorit të Shenjtërimit të Shën Terezës

🔹Me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës, komuniteti shqiptar i Augsburgut dhe i Mynihut, nën kujdesin e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Mynih, zhvilloi një ceremoni homazhi pranë shtatores së Shën Terezës në Augsburg.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues të Kryesisë së FC Alba Augsburg, Forumit të Grave, Grupit të Kulturës, Shoqatës Atdheu në Augsburg, organizatës Jetimët e Ballkanit në Mynih, si dhe anëtarë të shumtë të komunitetit shqiptar dhe bashkatdhetarë.

🔹E vendosur pranë Klinikës Qendrore në Augsburg më 11 prill 2011, shtatorja e Shën Terezës përbën një simbol të rëndësishëm të pranisë dhe kontributit shqiptar në jetën shoqërore e kulturore të qytetit, duke përcjellë njëkohësisht mesazhin universal të paqes, dashurisë, solidaritetit dhe shërbimit ndaj njeriut.

❤️Në një hapësirë ku çdo ditë ndërthuren dhimbja, shpresa dhe lutja, prania e saj merr një domethënie të veçantë. Figura e Shën Terezës na kujton se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që kapërcejnë kufijtë, besimet dhe dallimet, duke na bashkuar rreth respektit për dinjitetin njerëzor.

🔹Një mirënjohje e veçantë i shprehim z. Ilir Seferi, iniciator dhe drejtues i projektit për ngritjen e kësaj shtatoreje, për përkushtimin, këmbënguljen dhe kontributin e tij në realizimin e kësaj vepre. Mirënjohje shkon gjithashtu për të gjithë bashkëatdhetarët dhe institucionet që, me mbështetjen dhe kontributin e tyre, bënë të mundur realizimin e këtij projekti.

🔹Takimi vijoi me një drekë të përbashkët të organizuar nga z. Ilir Seferi, e cila shërbeu si një moment i rëndësishëm bashkëbisedimi dhe shkëmbimi mendimesh mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave, organizatave dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar.

🔹Këto iniciativa dëshmojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të angazhimit të përbashkët në ruajtjen e identitetit kombëtar, promovimin e kulturës dhe vlerave shqiptare, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit shqiptar dhe shoqërisë gjermane! 🇦🇱🇽🇰❤️

-- 𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 ---Të nderuar bashkëatdhetarë,Ju njoftojmë se, me rastin e 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳𝐞̈𝐬, ditë...
04/09/2026

-- 𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 ---

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ju njoftojmë se, me rastin e 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳𝐞̈𝐬, ditën e hënë, 𝟎𝟕 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih do të qëndrojë e mbyllur.

Shërbimi konsullor do të rifillojë rregullisht të martën, më 𝟎𝟖 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, ora 𝟎𝟗:𝟎𝟎.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

✅Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ...
04/09/2026

✅Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën ➡️21 Gusht 2026 (përfshire edhe këtë datë) se këto dokumenta kanë mbërritur.
✅Dokumentat biometrike që janë gati, do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që kane bere kërkesën gjatë procesit të aplikimit në konsullatë.
📌Orari i shperndarjes është nga e hëna në të enjte 09:30 – 14:30 dhe të premte 09:30 - 12:30 për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete:
🔹pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu;
🔹kuponin e aplikimit.
⚠️RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
⚠️KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminder

Adresse

Albert-Schweitzer-Strasse 62, 3. OG
Munich
81735

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 16:30
Dienstag 09:00 - 16:30
Mittwoch 09:00 - 16:30
Donnerstag 09:00 - 16:30
Freitag 09:00 - 14:00

Telefon

+498992284522

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen