25/09/2026
🧑🏼🏫 25.09.2026 ↔️ E premte 📋
Orët ekstrakurrikulare
👩🏫 Mësuesja: Arbesa Asllani
🏫 Niveli: Fillor
Gjatë kësaj jave, nxënësit u angazhuan në aktivitete të ndryshme edukative dhe kreative, duke mësuar përmes lojës, bashkëpunimit dhe përvojës praktike. 🌱🎨🔢
🌱 Klasa 3/1
🔬 Aktiviteti: Pjesët e bimës dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e saj
Fillimisht, nxënësve iu prezantua njësia mësimore mbi pjesët e bimës dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e saj. Më pas, secili nxënës, në mënyrë individuale, krijoi një vazo me lule dhe në të paraqiti faktorët e nevojshëm për rritjen e bimës.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit zbatuan njohuritë e fituara në një situatë konkrete, zhvilluan kreativitetin dhe të menduarit kritik, si dhe përforcuan njohuritë mbi nevojat e bimëve për t’u rritur.
🔢 Klasa 4/1
🎯 Të mësuarit përmes lojës – Ndërtojmë piramidën
Përmes lojës, nxënësit ndërtuan piramidën duke renditur gotat në mënyrë që ato të përputheshin me rezultatet e vendosura në fletën e dhënë.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit përforcuan njohuritë matematikore, zhvilluan të menduarit logjik dhe shpejtësinë në zgjidhjen e detyrave, si dhe ushtruan përqendrimin dhe koordinimin.
🔢 Klasa 3/3
🧩 Të mësuarit përmes lojës – Njëshet dhe dhjetëshet
Përmes numrave të dhënë, nxënësit renditën njëshet dhe dhjetëshet në vendin e duhur, duke i identifikuar dhe vendosur sipas vlerës së tyre.
Përmes kësaj loje, nxënësit përforcuan njohuritë mbi vlerën vendore të numrave, zhvilluan të menduarit logjik dhe shkathtësinë në identifikimin e njësheve dhe dhjetësheve.
🔷 Klasa 1/3
🎨 Të mësuarit përmes lojës – Mësojmë format gjeometrike duke luajtur
Nxënësit morën nga një formë gjeometrike dhe, përmes lëvizjes, u drejtuan te forma përkatëse e vendosur në hapësirën e aktivitetit.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit përforcuan njohuritë rreth formave gjeometrike, dalluan dhe emërtuan format, përforcuan njohjen e ngjyrave, si dhe zhvilluan koordinimin dhe lëvizjet trupore.
👣 Klasa 4/1
➕ Aktiviteti: “Hapat Matematikorë” – Të mësojmë duke lëvizur
Përmes fletave me numra dhe veprime matematikore, nxënësit zgjidhën detyra, gjetën përgjigjen e saktë dhe përparuan hap pas hapi nëpër rrugën matematikore.
Aktiviteti ndihmoi në zhvillimin e të menduarit logjik, përqendrimit, shkathtësive matematikore dhe koordinimit, duke e bërë procesin e të nxënit më aktiv, bashkëpunues dhe argëtues.
🪢 Klasa 4/1
🔢 Aktiviteti: “Tug of War Mathematics” – Matematikë, garë dhe bashkëpunim
Nxënësit, të ndarë në ekipe, zgjidhën detyra matematikore dhe, për çdo përgjigje të saktë e të shpejtë, fituan mundësinë për të tërhequr litarin në drejtim të ekipit të tyre.
Përmes kësaj loje, nxënësit përforcuan shkathtësitë matematikore, zhvilluan të menduarit e shpejtë dhe përqendrimin, si dhe ushtruan bashkëpunimin dhe komunikimin brenda ekipit. Aktiviteti e shndërroi zgjidhjen e detyrave matematikore në një përvojë dinamike dhe motivuese.
🍂 Klasat 5/4, 5/5, 1/3, 2/1 dhe 4/1
🎨 Aktiviteti: Ngjyrat dhe bukuritë e vjeshtës
Nxënësit e klasave 1/3, 2/1, 4/1, 5/4, dhe 5/5, realizuan aktivitete të ndryshme kreative me temë stinën e vjeshtës. Fillimisht, përmes prezantimeve interaktive të përgatitura nga mësuesja, nxënësve iu ofruan informata rreth karakteristikave, ndryshimeve dhe bukurive që sjell kjo stinë. Më pas, nën facilitimin e mësueses, ata realizuan punime të ndryshme kreative, duke përdorur ngjyrat karakteristike të vjeshtës dhe duke paraqitur elemente të kësaj stine.
Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit zhvilluan kreativitetin dhe imagjinatën, përforcuan njohuritë rreth stinës së vjeshtës dhe shprehën në mënyrë artistike përjetimet e tyre për këtë stinë.
Drejtori i shkollës ztr. Liridon S. Maliqi, përgëzon mësuesen për angazhimin dhe përkushtimin e saj.
Suksese tutje!