Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës MIRË SE VINI NË DOGANËN E KOSOVËS

WELCOME TO KOSOVA CUSTOMS Ne do të mundohemi të ofrojmë informata të vlefshme për vizitorët tanë.

Informatat e paraqitura në këtë faqe nga ana e Doganës së Kosovës janë të mbështetura në përgatitjen dhe renditjen e njohurive që ne i kemi përfituar në bazë profesionale në këtë shërbim, por që këto informata të renditura në këtë faqe mund të pësojnë edhe ndryshime të mëvonshme. Nëse këto informata që tani për tani ju ofrojmë, nuk janë të mjaftushme për ju, ju lutemi që nëpërmjet kësaj faqe të na parashtoni pyetje shtesë. Qëllimi ynë është që vazhdimisht ta përmirësojmë shërbimin tonë dhe ne dëshirojmë që ju të na tregoni nëse keni ndonjë koment lidhur me nivelin e shërbimit tonë, i cili mendoni se mund të na shërbejë. Ju lutem, na tregoni nëse dëshironi të shihni më shumë informata. Nëse ju keni ndonjë informatë specifike lidhur me kontrabandën apo korrupsionin, ju lutemi na e ofroni këtë, gjithashtu duke shfrytëzuar këtë faqe apo nëpërmjet telefonit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mori pjesë dhe mbajti fjalim në sesionin informues me përf...
30/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mori pjesë dhe mbajti fjalim në sesionin informues me përfaqësues të komunitetit të biznesit, të organizuar me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Në këtë aktivitet, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, u theksua rëndësia e kësaj marrëveshjeje për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset kosovare.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Llugaliu theksoi se përvoja e Kosovës me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian tregon rëndësinë që kanë marrëveshjet tregtare në zgjerimin e shkëmbimeve dhe hapjen e tregjeve të reja.

Marrëveshja Kosovë–EFTA krijon një hapësirë të re për rritjen e eksporteve, zgjerimin e tregjeve dhe forcimin e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.

Në këtë drejtim, Dogana e Kosovës do të vazhdojë të sigurojë zbatim korrekt, transparent dhe të parashikueshëm të marrëveshjes, duke lehtësuar tregtinë e ligjshme dhe duke mbështetur një klimë sa më të favorshme për bizneset që synojnë tregjet ndërkombëtare.

Marrëveshjet hapin tregjet. Bizneset i kthejnë këto mundësi në eksporte.

KOMUNIKATË PËR MEDIANga 1 tetori 2026 hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosov...
30/09/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Nga 1 tetori 2026 hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s

Dogana e Kosovës njofton operatorët ekonomikë dhe të gjitha palët e interesuara se nga 1 tetori 2026 hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Lihtenshtajnit, Islandës dhe Norvegjisë.

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial.

Dogana e Kosovës u bën thirrje operatorëve ekonomikë që të kenë parasysh ndryshimet e mësipërme gjatë përgatitjes dhe deklarimit të mallrave në import, si dhe të sigurohen që dëshmitë e origjinës dhe dokumentacioni përkatës të jenë në përputhje me kërkesat e marrëveshjes dhe rregullat në fuqi.

𝐋𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐩𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐚𝐥𝐤𝐨𝐨𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐧ë 𝐛𝐚𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞Sipas Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, mallrat në bagazhin...
30/09/2026

𝐋𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐩𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐚𝐥𝐤𝐨𝐨𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐧ë 𝐛𝐚𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞

Sipas Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, mallrat në bagazhin personal të udhëtarëve që vijnë nga jashtë Kosovës mund të lirohen nga detyrimet e importit, kur bëhet fjalë për importe të natyrës jo-tregtare, pra importe të rastit dhe për përdorim personal, familjar ose si dhurata.

Për alkoolin dhe pijet alkoolike, kufijtë sasiorë janë:

🥃 Deri në 1 litër pije të distiluara dhe pije alkoolike me përmbajtje alkooli mbi 22%, si dhe alkool etilik i pa-denatyruar me përmbajtje 80% ose më shumë;

🍸 Deri në 1 litër, ose një përzierje proporcionale, për pije të distiluara dhe pije alkoolike me përmbajtje deri në 22%, aperitivë me bazë vere ose alkooli, pije tafia, sake dhe pije të ngjashme, si dhe verëra shkumëzuese dhe verëra likeri;

🍷 Deri në 2 litra verë të pa-gazuar.
Këto lirime nuk vlejnë për udhëtarët nën moshën 17 vjeç.

Informohuni dhe respektoni rregullat doganore gjatë udhëtimit.

29/09/2026

Dogana e Kosovës konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Prizren, 28 shtator 2026 – Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar disa hapësira depoje në Prizren, ku kanë gjetur duhan dhe cigare për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
Gjatë kontrollit janë evidentuar 791 kg duhan i grirë i paketuar, 85 kg duhan i grirë i papaketuar, 21,000 cigare “Marble” pa banderolë dhe 97,000 cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, pa banderolë të Republikës së Kosovës. Gjithsej janë ndaluar 876 kg duhan dhe 118,000 cigare.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Doganës dhe prokurori kujdestar. Personi përgjegjës për hapësirat ku u gjet malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Malli është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

Doganat e Kosovës aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar doganorDoganat e Kosovës morën pjesë në Takimin e Ekipit të Proje...
28/09/2026

Doganat e Kosovës aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar doganor

Doganat e Kosovës morën pjesë në Takimin e Ekipit të Projekteve për Modelin e të Dhënave të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), mbajtur në Bruksel, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të këtij instrumenti të rëndësishëm për harmonizimin, digjitalizimin, ndërveprueshmërinë dhe lehtësimin e proceseve ndërkufitare.

Pjesëmarrja në këtë takim dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Doganave të Kosovës për t'u përfshirë në proceset që formësojnë standardet globale doganore, si dhe përkushtimin për ndërtimin e një administrate doganore moderne, të ndërlidhur dhe efikase.

Falënderojmë Sekretariatin e OBD-së, kolegët dhe ekspertët e përfshirë për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme.

Bashkëpunimi dhe ekspertiza e përbashkët mbeten thelbësore për forcimin e standardeve doganore në nivel global.

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐮𝐟𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐮𝐛𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜ë 𝐭ë 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐚𝐫𝐤𝐨𝐭𝐢𝐤𝐞Vërmicë, 25 shtator 2026 – Gjatë kontrollev...
25/09/2026

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐮𝐟𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐮𝐛𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜ë 𝐭ë 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐚𝐫𝐤𝐨𝐭𝐢𝐤𝐞

Vërmicë, 25 shtator 2026 – Gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për kontroll një automjet të drejtuar nga një shtetas i vendit fqinj.

Gjatë kontrollit të detajuar, të realizuar në vijën e dytë të kontrollit, në çantën e krahut të udhëtarit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një sasi tjetër e substancës së dyshuar, e gjetur brenda një kutie metalike.

Lidhur me rastin, personi është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar institucioneve përkatëse për procedim të mëtejshëm, në pajtim me procedurat ligjore në fuqi.

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, trafikimit të substancave narkotike dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme në kufi.

Kontrollet dhe veprimet e përbashkëta të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit synojnë forcimin e sigurisë kufitare dhe mbrojtjen e interesit publik.

𝐑𝐀𝐏𝐎𝐑𝐓𝐎 𝐊𝐎𝐑𝐑𝐔𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍𝐈𝐍 – 𝐈𝐍𝐅𝐎𝐑𝐌𝐎𝐇𝐔 𝐃𝐇𝐄 𝐕𝐄𝐏𝐑𝐎!Raportimi i rasteve të dyshuara të korrupsionit kontribuon në forcimin e tran...
24/09/2026

𝐑𝐀𝐏𝐎𝐑𝐓𝐎 𝐊𝐎𝐑𝐑𝐔𝐏𝐒𝐈𝐎𝐍𝐈𝐍 – 𝐈𝐍𝐅𝐎𝐑𝐌𝐎𝐇𝐔 𝐃𝐇𝐄 𝐕𝐄𝐏𝐑𝐎!

Raportimi i rasteve të dyshuara të korrupsionit kontribuon në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional, korrupsioni dëmton qytetarët dhe interesin public.

Nëse hasni ose keni informacion për një rast të dyshuar korrupsioni, përdorni kanalet zyrtare të raportimit dhe përcillni informacionin në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme.
• Mos heshtni përballë korrupsionit.
• Raportoni përmes institucioneve dhe mekanizmave zyrtarë.
Informohu. Raporto. Kontribuo për transparencë dhe integritet. Vepro me përgjegjësi

𝐎𝐏𝐄𝐑𝐀𝐓𝐎𝐑Ë𝐓 𝐄𝐊𝐎𝐍𝐎𝐌𝐈𝐊 𝐓Ë 𝐀𝐔𝐓𝐎𝐑𝐈𝐙𝐔𝐀𝐑Sipas Kodit nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, operatorët ekonomikë të themeluar...
24/09/2026

𝐎𝐏𝐄𝐑𝐀𝐓𝐎𝐑Ë𝐓 𝐄𝐊𝐎𝐍𝐎𝐌𝐈𝐊 𝐓Ë 𝐀𝐔𝐓𝐎𝐑𝐈𝐙𝐔𝐀𝐑

Sipas Kodit nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës së Kosovës, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara, mund të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA).

Për dhënien e këtij statusi, Neni 25 përcakton kriteret kryesore:

- Pastërti ligjore – respektimi i legjislacionit doganor dhe tatimor;
- Kontroll i veprimtarisë dhe mallrave – sisteme të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave tregtare dhe lëvizjes së mallrave;
- Solvencë financiare – gjendje e mirë financiare për përmbushjen e zotimeve që lidhen me aktivitetin afarist;
- Siguri dhe mbrojtje – masa të përshtatshme për sigurinë dhe mbrojtjen e zinxhirit tregtar ndërkombëtar.

📌 Statusi OEA përfshin autorizime për thjeshtësime doganore dhe/ose sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa mbajtësit e këtij statusi mund të përfitojnë trajtim më të favorshëm sa i përket kontrolleve doganore, sipas llojit të autorizimit.

Dogana e Kosovës – për procedura më efikase, siguri dhe lehtësim të tregtisë.

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐀𝐏𝐈/𝐌𝐈𝐍𝐓 𝐝𝐡𝐞 𝐙𝐲𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐧ë𝐬...
23/09/2026

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐀𝐏𝐈/𝐌𝐈𝐍𝐓 𝐝𝐡𝐞 𝐙𝐲𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐧ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

22 shtator 2026 – Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe informimit të të rinjve dhe publikut për rëndësinë e mbrojtjes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë për Pronësi Industriale (API/MINT) dhe Zyrën për të Drejtat e Autorit-Ministrinë e Kulturës, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në ambientet e BONEVET Kaçanik.

Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e njohurive mbi Pronësinë Intelektuale, rëndësinë e respektimit të krijimtarisë, inovacionit dhe të drejtave të autorëve dhe pronarëve të markave, si dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për pasojat e produkteve të falsifikuara dhe shkeljeve të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësi të informohen më nga afër për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, si dhe për mënyrat se si secili qytetar mund të kontribuojë në respektimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave. Në kuadër të aktivitetit u ekspozuan edhe mostra të mallrave të falsifikuara të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, me qëllim të ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve për fenomenin e falsifikimit, mënyrat e identifikimit të produkteve të falsifikuara dhe rëndësinë e konsumimit të produkteve origjinale.

Përfaqësuesit e istitucioneve përcollën mesazhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e edukimit të të rinjve dhe krijimit të një kulture të respektimit të punës krijuese, inovacionit dhe produkteve origjinale.

Aktivitete të tilla synojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të kontribuojnë në rritjen e vetëdijes së publikut, veçanërisht të të rinjve, për rëndësinë e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale dhe luftimit të falsifikimit.

Agjencia për Pronësi Industriale (API/MINT) dhe Zyrën për të Drejtat e Autorit-Ministrinë e Kulturës mbeten të përkushtuara në vazhdimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese, me qëllim të forcimit të mbrojtjes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale dhe informimit të qytetarëve.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dogana e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dogana e Kosovës:

Shortcuts

Share