Gjykata Supreme e Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjykata Supreme është kompetente të vendosë:
1.1. Kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;
1.2. Revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj;
1.3. Gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj;
1.4. Përcakton qëndrimet parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;
1.5. Lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;
1.6. Në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, siç parashihet me ligj.

* * *
Qëndrimet parimore dhe Mendimet Juridike

Gjykata Supreme, në përputhje me autorizimet që dalin nga Ligji për Gjykata, mund të thërrasë një Seancë të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për nxjerrjen e qëndrimeve, parimeve e mendimeve juridike, që promovojnë zbatimin unik të ligjeve.

* * *
Gjykata Supreme përfshin Kolegjin e Apelit, i cili vendos lidhur me vendimet e
* Komisionit për Kërkesa Pronësore të Agjencisë Kosovare të Pronave (KKP), dhe
* Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP), të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (https://supreme.gjyqesori-rks.org/kolegji-i-apelit-i-gjykates-supreme/) si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme e cila shqyrton çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (https://supreme.gjyqesori-rks.org/dhoma-e-posacme-e-gjykates-supreme/)

Gjykata Supreme shfuqizon dispozitat e Rregullores së KQZ-së për trajtimin e pabarabartë të N.M.  Kolegji i Gjykatës Sup...
29/09/2026

Gjykata Supreme shfuqizon dispozitat e Rregullores së KQZ-së për trajtimin e pabarabartë të N.M.

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë paditëses N.M., të paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën 5.2.3 të Shtojcës 1 dhe nenin 7 të Rregullores së Brendshme nr. 01/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Brendshme nr. 07/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në KQZ.
Paditësja N.M. parashtroi padi në Gjykatën Supreme, duke kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të Rregullores së Brendshme nr. 01/2026, konkretisht të Shtojcës 1, pika 5.2.3, që i referohet pozitës së saj, si dhe të nenit 7 të kësaj Rregulloreje.
Pas shqyrtimit të padisë, përgjigjes së të paditurës të paraqitur në seancë, deklarimeve të palëve, provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor publik dhe analizimit të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore relevante, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë.
Objekt i vlerësimit gjyqësor ishte nëse, gjatë zbatimit të kësaj Rregulloreje, ndaj paditëses ishte bërë trajtim i pabarabartë në raport me punonjësit e tjerë që ndodheshin në situatë të krahasueshme. Gjykata konstatoi trajtim të pabarabartë ndaj paditëses.
Paditësja ushtronte pozitën e “Zyrtares së lartë për planifikim dhe hulumtime zgjedhore”, në kuadër të Divizionit për Trajnim dhe Analiza Zgjedhore.
Gjykata ka konstatuar se, me Rregulloren e kontestuar, disa pozita të KQZ-së, të cilat më parë ishin të përfshira në të njëjtën klasë, janë ri-klasifikuar në klasë më të lartë dhe kanë përfituar nga rritja përkatëse e pagës.
Në të njëjtën kohë, pozita e paditëses nuk është përfshirë në këtë proces ri-klasifikimi dhe as nuk ka përfituar nga rritja e pagës.
Sipas Gjykatës, arsyetimi i KQZ-së se klasifikimi i pozitave është bërë mbi bazën e përshkrimit të detyrave të punës nuk është i mjaftueshëm pa u paraqitur një vlerësim konkret i pozitës së paditëses dhe i pozitave të tjera të ri-klasifikuara.
Në këtë drejtim, Gjykata ka vlerësuar se, nëse KQZ-ja pretendon se pozitat e tjera janë rivlerësuar mbi bazën e kritereve të caktuara, duhet të ekzistojë dokumentacion që dëshmon se cilat kritere janë përdorur gjatë këtij vlerësimi dhe përse pozita e paditëses është lënë jashtë procesit të ri-klasifikimit.
Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se argumenti se përgjegjësitë e pozitave të tjera janë të ndryshme nga ato të paditëses nuk e justifikon vetvetiu trajtimin e ndryshëm, përderisa nuk është dëshmuar me prova konkrete se cilat elemente të detyrave dhe përgjegjësive janë marrë parasysh gjatë klasifikimit.
Gjykata Supreme ka ardhur në përfundim se paditëses i është cenuar e drejta për barazi para ligjit dhe për mbrojtje të barabartë ligjore, pasi ajo është trajtuar në mënyrë të pabarabartë në raport me zyrtarë të tjerë që ndodheshin në situatë të krahasueshme, pa u paraqitur një arsyetim objektiv dhe i arsyeshëm për këtë trajtim të ndryshëm.
Sipas Gjykatës, fakti që detyrat e pozitës së paditëses nuk janë identike me ato të pozitave të tjera nuk mund të përbëjë, në vetvete, justifikim të mjaftueshëm për trajtim të ndryshëm, në mungesë të provave konkrete që e arsyetojnë një dallim të tillë.
Për këtë arsye, Gjykata Supreme ka vlerësuar se rregullimi i bërë përmes aktit nënligjor, në pjesën që ka sjellë këtë trajtim të ndryshëm ndaj paditëses, nuk mund të qëndrojë.
Po ashtu, Gjykata ka shfuqizuar nenin 7 të Rregullores së Brendshme nr. 01/2026, të miratuar me Vendimin nr. 01/1444-2026, të datës 9 korrik 2026, pasi ka konstatuar se kjo dispozitë ka cenuar të drejtat e paditëses duke përcaktuar ndryshime në përshkrimin dhe klasifikimin e pozitave, ku disa pozita janë riklasifikuar dhe u janë përcaktuar detyra të reja, ndërsa pozita e paditëses ka mbetur jashtë këtij procesi, si në aspektin e klasifikimit, ashtu edhe të pagës.

Linku i komunikatës: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/09/29/gjykata-supreme-shfuqizon-dispozitat-e-rregullores-se-kqz-se-per-trajtimin-e-pabarabarte-te-n-m/

Linku i aktgjykimit:https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__24_2026_SQ.pdf

Gjykata Supreme shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci Kolegji i G...
29/09/2026

Gjykata Supreme shfuqizon kriterin që lejonte specializimin në Biokimi Klinike për të diplomuarit në Farmaci

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës, të paraqitur kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën C të Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik.
Shoqata e Biokimistëve Klinikë të Kosovës parashtroi padi administrative në Gjykatën Supreme, kundër Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar dispozitën e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026, përmes së cilës ishin ndryshuar kriteret për specializim në Biokimi Klinike dhe ishte mundësuar aplikimi për këtë specializim edhe për kandidatët që kanë përfunduar Masterin në Farmaci.
Pas shqyrtimit të padisë, përgjigjes në padi, deklarimeve të palëve, provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor publik, si dhe analizimit të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore relevante, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kërkesëpadia e paditëses është e themeltë.
Pika C e Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 përcaktonte fushat në të cilat mund të specializojnë personat që kanë përfunduar Masterin në Farmaci ndërkohë që Gjykata ka vlerësuar se përfshirja e Biokimisë Klinike në këtë listë është e papranueshme dhe se dispozita përkatëse duhet të shfuqizohet.
Në këtë vlerësim, Gjykata ka krahasuar përmbajtjen akademike dhe profesionale të Farmacisë dhe Biokimisë Klinike dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për dy drejtime me objektiva studimi, kompetenca profesionale dhe profile profesionale të dallueshme.
Farmacia është e orientuar kryesisht drejt barnave, produkteve medicinale dhe përdorimit të tyre, ndërsa Biokimia Klinike është e orientuar në analizat laboratorike dhe në mbështetjen laboratorike të procesit diagnostik. Për rrjedhojë, të dyja fushat kanë objektiva të ndryshme të formimit, përmbajtje të ndryshme të programeve studimore dhe orientim të ndryshëm në praktikën shëndetësore.
Gjykata Supreme ka theksuar se specializimi nuk mund të shihet i shkëputur nga formimi paraprak i kandidatit.
Sipas arsyetimit të Gjykatës, specializimi pasuniversitar në fushën e mjekësisë nënkupton një formim të avancuar profesional, i cili ndërtohet mbi njohuritë dhe aftësitë e fituara më parë gjatë studimeve universitare.
Në këtë kuptim, lejimi i farmacistëve për specializim në Biokimi Klinike nuk mund të arsyetohet vetëm me ekzistencën e disa lëndëve të përbashkëta, si kimia, biologjia apo fiziologjia, pasi këto dy fusha kanë orientime dhe profile profesionale të ndryshme.
Gjykata ka vënë theksin në dallimin ndërmjet aftësisë akademike dhe identitetit profesional, duke konstatuar se fakti që programi i Farmacisë përmban elemente të Biokimisë nuk e shndërron farmacistin në biokimist klinik.
Sipas Gjykatës, specializimi duhet të vlerësohet edhe në raport me pasojat profesionale që krijon pas përfundimit të tij. Lejimi i personave që nuk e kanë ndjekur formimin bazë përkatës për të ushtruar më pas veprimtari në fushën e Biokimisë Klinike, përfshirë shërbimet laboratorike diagnostikuese, do të nënkuptonte që përmes specializimit të arrihet një profil profesional që nuk është fituar përmes studimeve bazë dhe masterit.
Gjykata ka vlerësuar se një qasje e tillë mund të ndikojë në strukturën e tregut të punës dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke pasur parasysh se Farmacia dhe Biokimia Klinike nuk barazohen as nga legjislacioni përkatës dhe as nga sistemi shëndetësor.
Në aktgjykim, Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë nuk ka dëshmuar, as gjatë procedurës gjyqësore dhe as gjatë hartimit dhe nxjerrjes së aktit nënligjor, se zgjerimi i kritereve për specializim në Biokimi Klinike ishte bërë për shkak të ndonjë nevoje të përcaktuar shëndetësore.
Sipas Gjykatës, plotësimi i kërkesave të grupeve apo shoqatave të ndryshme profesionale nuk mund të prevalojë ndaj nevojave të sistemit shëndetësor dhe nuk mund të cenojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore të kërkuara me ligj.
Gjykata Supreme ka konstatuar gjithashtu se Udhëzimi Administrativ nr. 02/2026, në pjesën që është objekt shqyrtimi, bie ndesh me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative.
Sipas vlerësimit të Gjykatës, në rastin konkret nuk është përcaktuar një problem i ri dhe as një veprim i justifikuar që do të kërkonte nxjerrjen e një udhëzimi të ri administrativ, pasi çështja e specializimit ishte tashmë e rregulluar me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2023.
Gjykata ka theksuar se, në rast të paraqitjes së nevojës për ndryshimin ose plotësimin e dispozitave ekzistuese, kjo mund të bëhej përmes ndryshimit dhe plotësimit të aktit përkatës, dhe jo përmes nxjerrjes së një udhëzimi të ri, siç është vepruar në rastin konkret.

Linku i komunikatës: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/09/29/gjykata-supreme-shfuqizon-kriterin-qe-lejonte-specializimin-ne-biokimi-klinike-per-te-diplomuarit-ne-farmaci/

Linku i aktgjykimit:https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__23_2026_SQ.pdf

23/09/2026

Nyd de videoer og den musik, du holder af, upload originalt indhold, og del det hele med venner, familie og verden på YouTube.

21/09/2026

Kryesuesi i KGjK-së vizitoi Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë, 21 shtator 2026 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Rrustem Thaqi, i shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, vizitoi Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ku u pritën në takim nga gjyqtari mbikëqyrës, Sylejman Shumolli, gjyqtarët Luljeta Maxhuni e Gazmend Sylaj si dhe U.D Administratorja Ardita Preteni.

🔗 https://www.gjyqesori-rks.org/2026/09/21/kryesuesi-i-kgjk-se-vizitoi-dhomen-e-posacme-te-gjykates-supreme/

14/09/2026

📍Punëtori Për Hartimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027

Akademia e Drejtësisë, më 14–15 shtator 2026, po realizon Punëtorinë për Hartimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027.

Punëtoria po realizohet me mbështetjen e Projektit të Bashkimit Evropian “EU4FAST WB – Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandimit dhe Trafikimit të Migrantëve”.

Qëllimi i kësaj punëtorie është hartimi i Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027, duke u bazuar në nevojat konkrete për ngritjen dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë ligjorë, si dhe në prioritetet dhe kërkesat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Në hartimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027 po marrin pjesë anëtarët e Këshillit Programor, Gjyqtarë,Prokurorë, përfaqësuesit e KPK-së dhe KGJK-së.

10/09/2026

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

04/09/2026
01/09/2026

Gjykata Supreme e Kosovës shpall konkurs për praktikantë vullnetarë:
5 pozita në Gjykatë Supreme,
5 pozita në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Konkursi është publikuar më datë: 01.09.2025 dhe mbyllet me datë: 15.09.2025

Për detajet tjera, klikoni në linkun në vijim:

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/jobs/3384_Gj_Supreme_Konkurs_per_praktikant_vullnetar_2026.pdf

⚖️Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit  Kryetari i Gjykatës S...
28/08/2026

⚖️Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re.
Në takim morën pjesë edhe shefi i Komponentit të Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues, Giovanni Galzignato, shefi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster, si dhe këshilltarja për të Drejtat e Njeriut, Valentina Vitali.
Gjatë takimit, Kryetari Rexhepi vlerësoi kontributin e EULEX-it në mbështetjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe potencoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me këtë mision. Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, theksoi se sundimi i ligjit mbetet një nga prioritetet e misionit, me synim mbështetjen e proceseve që kontribuojnë në avancimin e Kosovës drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim, u theksua se EULEX-i vazhdon angazhimin e tij në fushën e sundimit të ligjit, përmes monitorimit, këshillimit dhe mbështetjes, si dhe në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në përputhje me mandatin e misionit.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua pavarësisë së gjyqësorit dhe rëndësisë së garantimit të funksionimit të tij të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.
Kryetari mirëpriti riafirmimin e mbështetjes së EULEX-it, për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, si dhe për çështjet që ndikojnë në funksionimin e tij efektiv, duke nënvizuar se pavarësia dhe integriteti janë themeli i funksionimit të drejtësisë dhe parakusht për besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Kryetari Rexhepi theksoi se ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë në Kosovë është bërë edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke vlerësuar në këtë kuadër kontributin e vazhdueshëm të EULEX-it.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke vënë theksin në nevojën e forcimit të mëtejshëm të mekanizmave institucionalë dhe gjyqësorë për parandalimin, hetimin dhe trajtimin efektiv të këtyre dukurive.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për Raportin e fundit të EULEX-it dhe rekomandimet e paraqitura në të. Përfaqësuesit e EULEX-it shprehën vlerësimin e tyre për angazhimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme në adresimin e rekomandimeve, duke theksuar se zbatimi i tyre kontribuon në avancimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor dhe në përmirësimin e funksionimit të tij.
Një tjetër çështje diskutimi, me rëndësi, ishte unifikimi i praktikës gjyqësore. Kryetari Rexhepi theksoi rolin dhe prioritetin e Gjykatës Supreme në këtë proces, me qëllim të sigurimit të një zbatimi sa më të unifikuar të ligjit dhe të rritjes së sigurisë juridike për qytetarët.
Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit institucional, duke shprehur përkushtimin për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të gjyqësorit, si dhe në avancimin e standardeve evropiane të drejtësisë në Kosovë.

Linku i komunikatës: https://supreme.gjyqesori-rks.org/2026/08/28/gjykata-supreme-dhe-eulex-riafirmojne-perkushtimin-per-pavaresine-dhe-integritetin-e-gjyqesorit/

Postimi i EULEX: https://www.facebook.com/share/p/19oFtvViUi/

Address

Nekibe Kelmendi, Pallati I Drejtesise, Objekti E (adresa E Dhomes Se Posaçme: Kompleksi ‘’Donika2’’ Lagja Lakrishte Rr. ‘’Besa Imami’’ Kati 11, Prishtinë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Supreme e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category