Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në RTV Dukagjini, nga ora 20:00. Ju f...
28/09/2026

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në RTV Dukagjini, nga ora 20:00.

Ju ftojmë ta ndiqni!

28/09/2026

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu

Deklarata e Përbashkët lidhur me aktgjykimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

25/09/2026

Në këtë fazë, pas vendimit të padrejtë të shkallës së parë, mendoj se secili prej nesh duhet të tregojë kujdes të shtuar, si në ndërmarrjen në kohë të veprimeve të duhura, ashtu edhe në marrjen e vendimeve të drejta.

Shumë më e drejtë do të ishte që çfarëdo të bënim të vinim në Komisionin për Legjislacion dhe të draftonin një ndryshim-plotësim të ligjit. Ose që paraprakisht të konsultohen ekspertët e fushës dhe ekipet e mbrojtjes.

-Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu

25/09/2026

Deklarimi për media i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në kuadër të takimeve në New York, kryeministri Albin Kurti takoi kongresistin George LatimerNë këtë takim u diskutua pë...
23/09/2026

Në kuadër të takimeve në New York, kryeministri Albin Kurti takoi kongresistin George Latimer

Në këtë takim u diskutua për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim.

Po ashtu, kryeministri Kurti kërkoi që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon.

Kryeministri Kurti foli edhe për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera.

Gjatë qëndrimit të tij në New York, kryeministri Kurti u takua edhe me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar ...
23/09/2026

Gjatë qëndrimit të tij në New York, kryeministri Kurti u takua edhe me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Kryeministri e falënderoi për qëndrimin e qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe vlerësoi mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu, kryeministri Kurti shprehu shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara.

Kryeministri Albin Kurti u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Z...
23/09/2026

Kryeministri Albin Kurti u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për shtimin e trysnisë ndaj Serbisë, duke theksuar se nesër, më 24 shtator, bëhen tre vjet nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërkohë, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri Kurti shprehu shqetësim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara.

“Ushtria Çlirimtare Kosovës lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri Kurti u takua me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğa...
22/09/2026

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri Kurti u takua me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri Kurti e falënderoi presidentin Erdoğan për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, kryeministri shprehu mirënjohje për rolin shumëvjeçar të Turqisë në KFOR dhe për kontributin e rëndësishëm që ajo vazhdon të ketë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar profesionalizmin e Gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcës së NATO-s në vendin tonë.

“Me Presidentin Erdoğan diskutova edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Në fund, kryeministri Kurti i bëri ftesë Presidentit Erdoğan për vizitë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti takohet me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina GeorgievaNë kët...
22/09/2026

Kryeministri Albin Kurti takohet me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina Georgieva

Në këtë takim u diskutua për reformat që synojnë krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore.

Kryeministri Kurti tha se prioritet për Qeverinë mbetet zgjerimi i programit SuperPuna për Gratë, si dhe vazhdimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit dual.

Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri ...
21/09/2026

Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Albin Kurti u takua me kongresistin amerikan Joe Wilson, bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri dhe mbrojtje, investime dhe sundim të ligjit. Synimin tonë për anëtarësim në NATO, për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe për partneritetin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s, që nga viti 2011. Nga konsumuese, Kosova është shndërruar në kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare.

"Folëm gjithashtu për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e ruajtjes së orientimit euroatlantik të rajonit dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare", ka shkruar Kryeministri Kurti.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nënpërfaqësimit të tyre në institucionet publike, polici, gjyqësor e shëndetësi, pasivizimit të adresave, pengesave ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe mosnjohjes së diplomave të fituara në Kosovë.

Address

Behije Dashi, Nr. 31
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja VETËVENDOSJE! posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share