10/09/2026
Përmbyllim një verë mes librit dhe dijes!
Në Parkun “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Biblioteka “Pjetër Budi” Mat përmbylli aktivitetet verore “Lexojmë duke u argëtuar”, së bashku me lexuesit e rregullt që gjatë gjithë verës e bënë bibliotekën pjesë të ditëve të tyre.
Përmes leximit, lojërave edukative, krijimtarisë dhe interpretimit, fëmijët kaluan një verë të pasur me dije, argëtim dhe dashuri për librin.
Falënderojmë lexuesit tanë të vegjël për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë verës.
Aktivitetet verore përfundojnë, por dashuria për librin vazhdon!