Autoriteti Portual Durres

Autoriteti Portual Durres "ALBANIA’S PORT OF CALL."

Porti i Durrësit është porti kryesor i Shqipërisë si dhe një nga portet më të mëdha në zonat detare Adriatiko-Joniane dhe përbën sot një realitet rajonal dhe europian.

📍Terminali i Trageteve🛳️
16/09/2026

📍Terminali i Trageteve🛳️

Shqipëri–Lituani 🇦🇱🤝🇱🇹 | Shkëmbim përvoje dhe perspektiva të reja për zhvillimin portualDrejtori i Përgjithshëm i Autori...
15/09/2026

Shqipëri–Lituani 🇦🇱🤝🇱🇹 | Shkëmbim përvoje dhe perspektiva të reja për zhvillimin portual

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z.Liburn Aliu, shoqëruar nga një delegacion shqiptar, zhvilloi një vizitë pune në Portin e Klaipedës, Lituani, ku u njoh nga afër me modelin e zhvillimit dhe transformimit të një prej porteve më të rëndësishme të rajonit të Baltikut.

⚓️ Në fokus të vizitës ishin operacionet portuale, zhvillimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve për përpunimin e mallrave, si dhe zgjidhjet e energjisë së gjelbër të aplikuara në port. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua gjithashtu eksperiencës së Klaipedës në zgjerimin e terminalit të kroçerave dhe zhvillimin e infrastrukturës për mjetet e vogla lundruese.

🚢 Shkëmbimi i përvojave me Portin e Klaipedës sjell një perspektivë të vlefshme për sfidat që shoqërojnë zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës portuale, në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të mëtejshëm të Portit të Durrësit.

Delegacioni i NATO-s vizitë vlerësuese në Portin e Durrësit në kuadër të përgatitjeve për STEADFAST DART 2027  Në kuadër...
14/09/2026

Delegacioni i NATO-s vizitë vlerësuese në Portin e Durrësit në kuadër të përgatitjeve për STEADFAST DART 2027

Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e stërvitjes STEADFAST DART 2027, një ekip i përfaqësuesve të strukturave të ndryshme të NATO-s zhvilloi sot një vizitë paraprake për vlerësimin e kapaciteteve të portit të Durrësit.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me kapacitetet portuale, infrastrukturën dhe kalatat që ofron Porti i Durrësit, në funksion të vlerësimit të mundësive dhe kapaciteteve të portit për mbështetjen e aktiviteteve të Aleancës.
Vizita vjen në vijim të bashkëpunimit të ngushtë institucional dhe të rikonicioneve të mëparshme, si dhe pas vizitës së Komandantit të Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, më 9 shtator 2026.

Autoriteti Portual Durrës mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët dhe strukturat ndërkombëtare, duke vënë në dispozicion kapacitetet dhe ekspertizën e tij në funksion të sigurisë dhe bashkëpunimit euroatlantik.

Eksperienca amerikane për sigurinë dhe menaxhimin portual 🇦🇱🇺🇸 U.S. Embassy TiranaKëshilltari i Jashtëm i Autoritetit Po...
10/09/2026

Eksperienca amerikane për sigurinë dhe menaxhimin portual 🇦🇱🇺🇸

U.S. Embassy Tirana

Këshilltari i Jashtëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Alfred Velaj, mori pjesë në programin ndërkombëtar International Visitor Leadership Program (IVLP) të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, me mbështetjen dhe përmes koordinimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

📍 Programi “Smart Ports” u zhvillua në SHBA gjatë periudhës 3–14 gusht 2026 dhe u fokusua në:

🔹 sigurinë portuale dhe detare
🔹 menaxhimin e porteve të vogla
🔹 administrimin e infrastrukturës portuale
🔹 bashkëpunimin ndërinstitucional
🔹 zhvillimin e kapaciteteve profesionale
🔹 shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare

Pjesëmarrja e z. Velaj u mundësua me mbështetjen e Autoritetit Portual Durrës, si pjesë e angazhimit për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe njohjen me praktikat më të mira në administrimin, menaxhimin dhe sigurinë portuale.

Përvoja dhe njohuritë e fituara gjatë programit do të shërbejnë si një kontribut i mëtejshëm në procesin e modernizimit, rritjes së sigurisë dhe forcimit të standardeve profesionale në sektorin portual shqiptar.

🇦🇱🇺🇸 Shkëmbim eksperiencash, më shumë njohuri dhe standarde më të larta për portet shqiptare.

*International Visitor Leadership Program (IVLP) është programi kryesor i shkëmbimeve profesionale ndërkombëtare i U.S. Department of State. Programi është krijuar në vitin 1940 dhe synon të krijojë marrëdhënie afatgjata ndërmjet profesionistëve dhe liderëve të vendeve të tjera dhe homologëve të tyre amerikanë.

⚓️ Porti i Durrësit mirëpriti sot një delegacion të nivelit të lartë të NATO-s, të kryesuar nga Komandanti i Komandës së...
09/09/2026

⚓️ Porti i Durrësit mirëpriti sot një delegacion të nivelit të lartë të NATO-s, të kryesuar nga Komandanti i Komandës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, i shoqëruar nga përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Arsen Mullaj.

Delegacioni u prit nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Andrea Shllaku dhe Oficeri i Sigurisë së Portit, z. Dritan Prifti.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e NATO-s u njohën nga afër me kapacitetet përpunuese, shërbimet dhe infrastrukturën e Portit të Durrësit, si dhe me rëndësinë strategjike të Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, në funksion të sigurisë dhe logjistikës rajonale.

Vizita u zhvillua me fokus të veçantë te roli strategjik i Portit të Durrësit dhe i Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano në mbështetje të Korridorit VIII, lëvizshmërisë dhe bashkëpunimit me strukturat euroatlantike.

Vizita konfirmon rëndësinë e Durrësit si një nyje kyçe e transportit, logjistikës dhe sigurisë rajonale, si dhe rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit me NATO-n.

ℹ️Prania e mjeteve turistike detare të përmasave të mëdha në Port of Durrës nuk përfaqëson vetëm një ndalesë në port, po...
09/09/2026

ℹ️Prania e mjeteve turistike detare të përmasave të mëdha në Port of Durrës nuk përfaqëson vetëm një ndalesë në port, por një aktivitet që gjeneron të ardhura të drejtpërdrejta për shtetin shqiptar🇦🇱.

🛥️ Superjahti A+ dhe mjeti mbështetës M2, të mbërritur sot në Portin e Durrësit, do të furnizohen me rreth 700 mijë litra karburant.

Vetëm nga taksa e luksit prej 0.4 euro për litër, ky shërbim i sjell buxhetit të shtetit rreth 280 mijë euro.

📊 Gjatë vitit 2025, furnizimi me karburant i mjeteve luksoze në portet shqiptare solli mbi 12 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit.

✅Portet nuk janë vetëm pika hyrje-daljeje. Ato janë nyje ekonomike që, përmes aktivitetit dhe shërbimeve që ofrojnë, krijojnë vlerë dhe të ardhura për vendin.

 📿
05/09/2026

📿

Address

Durazzo

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Portual Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share