04/11/2026
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Elbasan na ka tronditur të gjithëve. Në këto orë të vështira, jemi pranë familjeve të prekura nga shpërthimi dhe zjarri në pallatin e banimit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të moshuarës që humbi jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Gjithashtu, ende vijojnë kërkimet për pronarin e shtëpisë nga ku ndodhi dhe shpërthimi.
Strukturat e emergjencës kanë qenë në gatishmëri të plotë. Mirënjohje zjarrfikësve të Bashkisë Elbasan, forcave të policisë dhe ekipeve mjekësore për ndërhyrjen dhe përkushtimin në ndihmë të banorëve.
Sot, përparësi është përballimi i emergjencës dhe siguria e banorëve. Në vijim, pushteti vendor dhe ai qendror do të jenë pranë çdo familjeje të prekur, me mbështetjen e nevojshme.
Në këto çaste të vështira, NUK JENI VETËM!