14/11/2026
📢⚠️ NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR
📍 Në kuadër të projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, duke nisur nga 13 Nëntor 2026, do të fillojnë punimet në këtë aks rrugor.
🚧 Punimet do të përfshijnë: 🌳 gjelbërimin e segmentit rrugor;
💡 sistemin e ndriçimit rrugor;
🚶♀️ ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët;
🛣️ përmirësimin e shtresave asfaltike;
🔧 si dhe ndërhyrje të tjera të parashikuara në projekt.
🚦 Gjatë punimeve do të aplikohet devijim i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, ndërsa lëvizja e mjeteve do të vijojë në korsitë e tjera të disponueshme.
⚠️ Për mbarëvajtjen e trafikut do të vendoset sinjalistikë e përkohshme dhe masa të posaçme sigurie rrugore në zonën e punimeve.
🙏 Lutemi për mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe respektimin e sinjalistikës, si dhe të udhëzimeve të punonjësve në terren.
📍 Autoriteti Rrugor Shqiptar
🚧 Punime për një infrastrukturë më të sigurt dhe funksionale.