Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Agjenci e zbatimit të ligjit

16/09/2026

DVP Korçë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Route”.

Transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 6 emigantë nga Sudani që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, kapet në flagrancë dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohen automjeti, 7 celularë dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, si rezultat i punës hetimore të kryer me metoda proaktive, gjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka oganizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Route”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi K. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Progër, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, kundrejt pagesës 600-700 euro për çdo person, 6 emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

13/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë konferencës së mbajtur një ditë më parë për masat e marra nga Policia për vitin e ri shkollor 2026-2027, ftoi nxënësit për të raportuar çdo rast paligjshmërie apo tentative që cenon sigurinë e tyre!

“Të dashur nxënës,

Mos heshtni përballë një rreziku. Nëse shihni apo përballeni me një rast dhune, shpërndarjeje të narkotikëve, kërcënimesh, bullizmi, përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kundërligjshme apo çdo situatë tjetër që ju shqetëson, njoftoni mësuesin, prindin, oficerin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit.

Mos nguroni të flisni me prindërit, me psikologët, punonjësit socialë, mësuesit dhe me punonjësit e Policisë. Ndërhyrja në kohë për të trajtuar çdo problematikë apo shqetësim mund të parandalojë një ngjarje më të rëndë.

Policia e Shtetit dhe gjithë hallkat e zinxhirit të sigurisë do të jenë pranë jush dhe do të reagojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm, që ju të ndiheni të qetë e të sigurt në rrugën e dijes.

Ky është angazhimi ynë, shkolla të sigurta, për të ardhmen e vendit tonë!”

12/09/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë prezantimit të planit të masave për sigurinë në shkolla, iu drejtua dhe qytetarëve:

“Të nderuar qytetarë!

Këtë vit, sigurisë në shkolla i shtohet edhe një tjetër dimension i rëndësishëm: teknologjia.

Në kuadër të projektit Smart City, në 20 shkolla janë vendosur kamera inteligjente, të cilat rrisin kapacitetet tona për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë.

Teknologjia na mundëson të jemi më të shpejtë në evidentimin e problematikave, më efikasë në reagim dhe më pranë qytetarëve, aty ku prania dhe ndërhyrja jonë kërkohet.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një modeli modern të sigurisë publike, ku puna e punonjësit të Policisë në terren mbështetet gjithnjë e më shumë nga teknologjia dhe sistemet inteligjente.

Dhe dua ta them qartë se teknologjia nuk zëvendëson punonjësin e Policisë. Ajo e bën më të shpejtë, më efikas dhe më të saktë punën e tij në terren.”

12/09/2026
11/09/2026

Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.🙏🏻

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time ❤️

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

DVKM Korçë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta...
11/09/2026

DVKM Korçë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni i koduar “Borders”.

Arrestohet një 27-vjeçar, punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij.

27-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, duke transportuar me automjet, drejt Shkodrës, 11 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT i DVKM Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Borders”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi J. S., 27 vjeç, banues në Tepelenë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 31 vjeç, banues në Fier dhe G. H., 58 vjeç, banues në Lushnjë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin për të ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës.

Shtetasi J. S. u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në fshatin Drenovë, Korçë, duke transportuar me automjet drejt Shkodrës, 11 shtetas të huaj (10 nga Bangladeshi, 1 nga Pakistani), të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga Kapshtica, dhe synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

11/09/2026

Policia Rrugore e Korçës

Vijon monitorimi intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun. 🚔👮👮

📊 Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave është arrestuar 1 shtetas që u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 880 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

●194 masa për parakalime të gabuara;
● 274 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
● 41 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
● 3 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
● 34 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
●36 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
●2 masa për përdorim të celularit;
●12 masa për xhama të errësuar;
○284 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🚓 Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

🚦 Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore. 🤝

📞 Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

⚠️
✅️
🚸
❌shpejtësi❌alkool❌celular📵

Kolonjë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtar...
10/09/2026

Kolonjë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Partners”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (bashkëshortë), të dyshuar si autorë të kultivimit të 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Gjirakare.

Sekuestrohen 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e tyre.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar "Partners".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Address

Korçë
7001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share