Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë

Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë Kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e Bibliotekes "Thimi Mitko".

👫🧑‍🏫Nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Asdreni” të udhëhequr nga mësuesja e tyre Lindita Qosja, vizituan sot ambie...
16/09/2026

👫🧑‍🏫Nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Asdreni” të udhëhequr nga mësuesja e tyre Lindita Qosja, vizituan sot ambientet e reja të bibliotekës së fëmijëve!
📚Biblioteka mbetet gjithmonë destinacioni më i dashur për të gjithë fëmijët.
✨Duke ju uruar një vit sa më të suksesshëm në shkollë, i mirëpresim fëmijët gjithmonë në bibliotekën tonë!



10/09/2026



KËNGA E PROFETIT ndjek jetën e Ailish*t, një grua në një Irlandë distopike, e cila duhet të luftojë për të mbajtur të sigurt familjen e saj... por deri ku është e gatshme të shkojë për t'ia arritur qëllimit? Me këtë roman, Lynch fitoi çmimin prestigjioz "Booker" në vitin 2023.

🌞📚 “PASAPORTA E LEXUESIT TË VERËS 2026” Në Bibliotekën e Fëmijëve “Thoma Turtulli” përmbyllëm me shumë kënaqësi aktivite...
10/09/2026

🌞📚 “PASAPORTA E LEXUESIT TË VERËS 2026”

Në Bibliotekën e Fëmijëve “Thoma Turtulli” përmbyllëm me shumë kënaqësi aktivitetin “Pasaporta e Lexuesit të Verës 2026”, një nismë që i shoqëroi lexuesit tanë të vegjël gjatë tre muajve të pushimeve verore.
Përmes këtij aktiviteti, fëmijët ndanë me njëri-tjetrin librat dhe personazhet e tyre të preferuara, prezantuan historitë që u kishin pëlqyer më shumë dhe rekomanduan libra për bashkëmoshatarët e tyre.
📖✨Në një atmosferë të ngrohtë e festive, vlerësuam me Certifikata pjesëmarrjeje përkushtimin e lexuesve tanë dhe festuam së bashku dashurinë për librin dhe leximin.
🏆📚Pasaporta e verës mbyllet, por aventura me librat vazhdon…!



👫Fëmijët e programit Afterschool “Montesori” vizituan sot ambientet e reja të bibliotekës sonë! 🤗I mirëpresim të gjithë ...
08/09/2026

👫Fëmijët e programit Afterschool “Montesori” vizituan sot ambientet e reja të bibliotekës sonë!
🤗I mirëpresim të gjithë fëmijët të bëhen miq të librit!




04/09/2026



GJËRAT NJERËZORE është një roman që nxjerr në pah sa varësinë, aq edhe shkatërrimin që rezervon instinkti seksual për individin, në kulmin e lëvizjeve feministe, fetare dhe MeToo në Amerikë dhe mbarë botën nga viti 2015 e këtej.

📚U takuam përsëri në “Klubin e librit”Sot tek “Klubi i librit” erdhi dhe anëtarja më e re e bibliotekës. U diskutua gjat...
04/09/2026

📚U takuam përsëri në “Klubin e librit”
Sot tek “Klubi i librit” erdhi dhe anëtarja më e re e bibliotekës.
U diskutua gjatë për librat
Dikush pati nostalgji për librat që kishte lexuar para 2-3 vjetësh dhe ja sugjeroi anarëve më të vegjël…
Dikush tjetër përmendi shumë tituj duke i bërë tërheqës edhe për ata që nuk i kanë lexuar.
… dhe më e vogla e grupit që u krijua sot, Nadja, kishte sjellë një vjershë të krijuar nga vetë ajo!
👫Ne ju mirëpresim në javën e parë dhe të tretë të çdo muaji!
🗓️Dita e premte, ora 14:00 në bibliotekën e fëmijëve “Thoma Turtulli”.



📚Një ndër titujt e rinj që sapo i janë shtuar bibliotekës sonë!🐶”Jeta e një qeni” – Daniel Pennac Një histori plot humor...
03/09/2026

📚Një ndër titujt e rinj që sapo i janë shtuar bibliotekës sonë!

🐶”Jeta e një qeni” – Daniel Pennac
Një histori plot humor, aventurë dhe ndjeshmëri, ku Qeni, një qenush i veçantë me një dëshirë të madhe për të jetuar, përballet me aventura, miqësi dhe sfida të papritura.
Një libër që na fton të shohim botën përmes syve të një qeni dhe të zbulojmë vlerën e dashurisë, miqësisë dhe besnikërisë.
📖 Ejani ta zbuloni në Bibliotekën e Fëmijëve!



02/09/2026

📚Fëmijët sugjerojnë libra për fëmijët!

Sot, në rubrikën tonë, Klarisa Nameti, anëtare e Bibliotekës së Fëmijëve, ndau me bashkëmoshatarët e saj dashurinë për librat klasikë.
👱🏻‍♀️Klarisa sugjeroi disa nga veprat dhe autorët më të njohur të letërsisë klasike për fëmijë, duke na kujtuar se librat e bukur mbeten gjithmonë të rinj për çdo brez lexuesish!
📖 Lexojmë, zbulojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin magjinë e librit!



👵Gjyshe na lexo një përrallë…📖Sot gjyshe Moza u bë zëri i përrallës së radhës në bibliotekën e fëmijëve! Disa fëmijë dëg...
01/09/2026

👵Gjyshe na lexo një përrallë…📖
Sot gjyshe Moza u bë zëri i përrallës së radhës në bibliotekën e fëmijëve! Disa fëmijë dëgjuan me kureshtje dhe kënaqësi përrallën e lexuar nga vetë gjyshja e tyre në ambientet e bibliotekës sonë…
I mirëpresim të gjitha gjyshet të vijnë dhe të lexojnë përrallat më të bukura…

Address

Bulevardi "Republika”, Lagjja 2, Godina 81, ZK 8562
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 03:00

Telephone

082242949

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë:

Shortcuts

Share