18/08/2026
Lamtumirë veprimtari ynë i palodhur dhe i paharruar Koço Qirjo!
Lamtumirë, bilbil i këngës, jehonë e trojeve vithkuqare! Na ke lënë bosh një vend nderi që shkon drejt kohëve të reja me iso historie. U le brezave perkëdheljet në fytyrën e bukur të Vithkuqit tonë. Eshtë gdhendur e sotmja e tij tek videoregjistrimet e tua! Nga sot do të na mungojë ai zë, ai përkushtim, ajo dorë që regjistronte çdo moment, çdo stinë, çdo lagje, toponim apo ngjarje jete. Por kurrë nuk do të shuhet ajo çerdhe tradite, pikenisje veprimtarish kulturore dhe mjedisi shoqëror atdhetar që ti e pasurove me gjithçka munde.
Do t'ju mungosh më së tepërmi të dashurve të tu, bashkëshortes Frosina, vajzës Redina e djalit Olsi, nipërve e mbesave, shokëve dhe miqve të shumtë, festave, festivaleve, jetës kulturore në Vithkuq, Korçë e më gjerë. Por gjithçka që le pas, si trashëgimi pasioni e pune, do të udhëtojë me ne dhe brezat e rinj tok me kujtimin e çmuar mbi çdo gur e çezmë, kudo ku ndërtove e sendërtove plot dashuri dhe aftësi të veçanta profesionale e shpirterore.
Ngushëllime të përzemërta gjithë të dashurve, vithkuqarëve, kujtdo që e njohu dhe e çmoi talentin tënd!
Nderim, paqe, dritë në përjetësi, i dashur veprimtari ynë i palodhur dhe i paharruar Koço Qirjo!