Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder

Directions Contact the organization

Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder, Sheshi Mehmet Pash Plaku, Shkodër.

Sot, në gjysmëfinalen e konkursit të debatit "Battle of Mind", Gjimnazi ynë "Kolë Idromeno" u përball denjësisht me Gjim...
19/11/2026

Sot, në gjysmëfinalen e konkursit të debatit "Battle of Mind", Gjimnazi ynë "Kolë Idromeno" u përball denjësisht me Gjimnazin "28 Nëntori". Ishte një përballje e fortë, e ndjerë deri në fund. Rezultati: 283 pikë me 282. Një diferencë vetëm prej një pike.
Në sportin e mendjes, ndonjëherë dallimi mes fitores dhe humbjes është sa një fjalë, sa një frymëmarrje. Por ajo që ne dimë është se nxënësit tanë dolën në skenë me guxim, argumente të forta, qetësi dhe dinjitet. Ata e përfaqësuan shkollën tonë me një nivel që të bën të ndihesh vërtet krenar.
Për ne, ju jeni fitues! Fituat përvojë, besim dhe ndërtuat një skuadër të bashkuar. Rruga drejt gjysmëfinales nuk është e vogël, dhe ju e kaluat me kokën lart. 👏
Faleminderit, nxënësit tanë të dashur, për përkushtimin, orët e përgatitjes dhe shpirtin luftarak. 🌟
Kolë Idromeno , jemi krenarë për ju!

Gjimnazi ynë "Kolë Idromeno" është mes 6 skuadrave që vijojnë garën! 🏆Faza e parë e konkursit të debatit "Battle of Mind...
18/11/2026

Gjimnazi ynë "Kolë Idromeno" është mes 6 skuadrave që vijojnë garën! 🏆
Faza e parë e konkursit të debatit "Battle of Mind" përfundoi, dhe Gjimnazi ynë u përball me gjimnazin jopublik MARIF. Me argumente të forta, guxim dhe punë të palodhur, nxënësit tanë dolëm fitues dhe jemi tashmë një nga gjashtë skuadrat që vazhdojnë në garë! 💪
Nesër kalojmë në fazën gjysmëfinale, ku gjashtë skuadrat e kualifikuara do të përballen në tri debate. Elisa ,Fatlindi ,Luiza ,Romina dhe Romela janë gati, të motivuar dhe krenarë që e përfaqësojmë shkollën tonë.
Faleminderit që na bëtë të ndjehemi krenar sot dhe ju
urojmë fat në perballjet e vështira të ditës së nesërme! 🍀

Super skuader ✨️ ,me super energji 👍 gati per fillimin e turneut  te debatit  rinor " Battle of Mind " organizuar nga Ba...
16/11/2026

Super skuader ✨️ ,me super energji 👍 gati per fillimin e turneut te debatit rinor " Battle of Mind " organizuar nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Zyra Arsimore Vendore Shkoder

"Me rrënjë në histori, me zemër në atdhe dhe me sytë drejt së ardhmes."Me këtë moto të bukur ka nisur vazhdimi i aktivit...
12/11/2026

"Me rrënjë në histori, me zemër në atdhe dhe me sytë drejt së ardhmes."
Me këtë moto të bukur ka nisur vazhdimi i aktiviteteve në gjimnazin "Kolë Idromeno" për festat e 28–29 Nëntorit. Këto ditë, shkolla ngjyroset në kuq e zi dhe çdo nxënës, mësues e prind ndjen krenarinë e të qenit shqiptar.Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit! Përjetë Shqipëri! 🇦🇱

Sot ne Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder u zhvillua Takimi me prinder i rralles .Gjate ketij takimi me mesuesit kujdestar...
05/11/2026

Sot ne Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder u zhvillua Takimi me prinder i rralles .Gjate ketij takimi me mesuesit kujdestar dhe ata lendore, prinderit u njohen me arritjet e femijeve te tyre gjate kesaj periudhe si dhe u diskutuan problematika te ndryshme .Bashkëpunimi nis me një bisedë, dhe çdo takim me prindin është një hap drejt suksesit të nxënësit.

Kur shkolla pranon diversitetin, të gjithë përfitojnë: fëmijët me nevoja të veçanta ndihen pjesë e komunitetit, ndërsa b...
05/11/2026

Kur shkolla pranon diversitetin, të gjithë përfitojnë: fëmijët me nevoja të veçanta ndihen pjesë e komunitetit, ndërsa bashkëmoshatarët mësojnë empatinë, respektin dhe ndihmën e ndërsjellë. Çdo fëmijë ka diçka për të dhënë. Kur mësojmë së bashku, ne rritemi së bashku: me më shumë respekt, më shumë empati dhe më shumë shpresë.Një shoqëri e drejtë ndërtohet fillimisht në shkollë.
Së bashku jemi më të fortë, së bashku mësojmë më shumë!

Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder  pjesëmarrës sot me pikturat e nxënësve  në ambientet e Prefekturës Shkodër në aktivite...
30/10/2026

Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder pjesëmarrës sot me pikturat e nxënësve në ambientet e Prefekturës Shkodër në aktivitetin me teme : "Lufta kundër trafikimit të përsonave" të realizuar nga Prefektura Shkodër në bashkëpunim me ZVA Shkodër.

https://www.facebook.com/share/p/1N3ihU2YSR/
28/10/2026

https://www.facebook.com/share/p/1N3ihU2YSR/

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar programet orientuese për provimet e Maturës Shtetërore 2027.
✅ Programet orientuese synojnë të mbështesin maturantët dhe mësuesit në procesin e përgatitjes për provimet, duke ofruar një orientim të qartë mbi njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që do të vlerësohen.
📖 Këto programe shërbejnë si një instrument i rëndësishëm për organizimin e përsëritjes, planifikimin e përgatitjes dhe realizimin me sukses të provimeve të Maturës Shtetërore.
🔗 Programet orientuese mund të aksesohen në faqen zyrtare të ASCAP:https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2026/10/Programet-orientuese-Matura-Shteterore.pdf
Suksese të gjithë maturantëve në përgatitjen për Maturën Shtetërore 2027!

Address

Sheshi Mehmet Pash Plaku
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjimnazi "Kole Idromeno" Shkoder:

Shortcuts

Share

Nearby government services