13/11/2026
❄️ NIS ZYRTARISHT SEZONI I MIRËMBAJTJES DIMËRORE TË RRUGËVE! 🚜
Nga ky moment dhe deri më 31 mars, nis periudha më intensive e mirëmbajtjes dimërore, me angazhim maksimal për të garantuar qarkullim sa më të sigurt dhe normal në të gjitha akset rrugore kombëtare.
📍 Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes, ka marrë të gjitha masat dhe ka vënë në gatishmëri kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të përballuar çdo situatë që mund të sjellë dimri.
📊 KAPACITETET NË GATISHMËRI:
- 119 borëpastruese
- 517 mjete të tjera
- 5,369 tonë kripë
- 4,910 tonë granil
- 848 punonjës
⚠️ Gati për reshjet e borës, ngricat dhe çdo sfidë të motit!
🎯 Prioriteti ynë është i qartë: siguria e përdoruesve të rrugës dhe garantimi i qarkullimit në të gjitha akset kombëtare.